Pseudocyesis, sëmundja e çuditshme e shtatzanisë false

January 20, 2018 10:22

Pseudocyesis, sëmundja e çuditshme e shtatzanisë false

Në mes të viteve 1960 Dr. Radebaugh, një pediatër i ri , vullnetar në një klinikë për punëtorët emigrantë të bujqësisë në Rochester, në një mbrëmje ishte u thirr për një grua që ishte duke lindur.

Kur ai arriti  gjeti një grua me një bark me dimensionet e një pjepri, që klithte  në dhëmbje.

“Mendoj se ajo do të lindë për pak” tha doktori.  .

Dr. Radebaugh dhe punonjësit e klinikës që ishin me të, vendosën të bëjnë një ekzaminim pelvik për të cilin e çuan pacienten në një repart  urgjence të spitalit. Duke e ndihmuar gruan në karocën lëvizëse për në spital, doktori ndjeu se u lag nga një lëng i pastërt që doli nga gruaja. Doktori mendoi se u çanë ujërat.

Ditën tjetër, kur doktori telefonoi spitalin për të marrë vesh si shkoi lindja e gruas, doktori mori një përgjigje që nuk e priste:

“Oh, ajo nuk është këtu” i tha doktori i rojës. Atë e nxorëm nga spitali mbrëmë.

“Mbrëmë? Si është e mundur?”.

“Ajo nuk ishte për lindje; kishte vetëm vezikën plot.  Ishte një rast pseudocyesis

Pseudocyesis ka të bëjë me ndjesinë e shtatzanisë pa qenë shtatzanë.

Ato ndodhin 1-6 në çdo 22.000 lindje.

Por edhe pse ky çrregullim është i rrallë, rastet e shtatzënisë false janë raportuar që nga kohët më të vjetra.

Në vitin 300 (p.k), Hippokrati përshkruante 12 gra që “besonin se ishin shtatzëna,”

Mary Tudor, Mbreteresha e Anglisë, besohet se ka vuajtur nga pseudocyesis ose shtatzënia false. Disa komentues të jetës së saj thonë se aktet violente që ajo kreu dhe që i dhanë asaj emrin Bloody Mary, ishin reaksion ndaj faktit që ajo kurrë nuk mbeti vërtet shtatzënë.

Kjo gjendje, pa dyshim, është e rrallë. Vetëm disa qindra raste janë raportuar në literaturën mjekësore.

Bashkë me rritjen e barkut gruaja paraqet edhe shenja të tjera të shtatzënisë si amenorea (mungesa e menstruacioneve), gjinjtë e plotë, lëvizje të fëmijës në bark e shenja të tjera.

Ja një rast i përshkruar në prill 1941 në revistën amerikane “TIMES“:

“Në një ditë pranverore vitin e kaluar, një grua e re hyri në klinikën e Bostonit Lying-in Hospital. Ajo kishte “profilin” e një gruaje pesë muaj shtatzënë, shkruan Dr. Robert Northwall Rutherford. Krenare ajo i tregoi doktorit për shqelmat që foshnja e saj e gjallë, akoma, e palindur hidhte. Këto shkelma  i kishte ndjerë edhe burri i saj.

Dr. Rutherford e ekzaminoi me kujdes pacienten. Ajo nuk ishte shtatzënë. Ajo nuk kishte tumor. Ai u interesua të dinte se çfarë e kishte shkaktuar këtë zmadhim të trupit. Ai vuri diagnozën “spurius pregnancy” (shtatzëni false ) dhe doli nga dhoma për t’u konsultuar me një doktor tjetër.

Ky dhe raste të ngjashme e detyruan Dr. Rutherfordin të gërmojë për rekorde të vjetra, u përpoq të gjente diçka lidhur me “pseudocyesis” ose shtatzëninë fallco. Javën e fundit ai e raportoi gjetjen e tij në revistën New England Journal of Medicine…”

Sipas kujtimeve të Sigmund Frojdit, pacientja e tij e famshme “Anna O,” besonte se ishte shtatzënë me një fëmijë që kish për baba psikoanalistin e saj të parë, Josef Breuer. Ai shkroi për Anën, prozën shkencore më letrare që është shkruar ndonjëherë, e për të cilën u nderua me çmimin “Gete’ për letërsinë.

Frojdi këtë zhvillim ja atribuoj asaj që e quajti transference, ose një lidhje e fortë e pacientit me psikoanalistin e saj- një koncept që përbën  gurin e qoshes në teorinë Frojdiane.

Në revistën “Psichosomatics”, Dr. Biju Basil, një psikiatër në Drexel University, raporton rastin e një gruaje që kaloi nëpër një lindje false, në kohën që nusja e djalit po lindte.

“Ajo filloi të ketë dhimbjet e lindjes.  Ajo ka qënë shtatzënë  më përpara dhe ajo tha se e ndjente veten ekzaktësisht si më parë kur kishte lindur. Ajo madje bëri një “shtërzim të fundit ” ashtu siç kishte bërë kur kishte lindur fëmijët e saj.

Kjo gjendje e gruas lidhet me dëshirën për të marrë pjesë plotësisht në lindjen e nipit të saj të parë.

Ajo nuk e kishte vlerësuar nusen e djalit dhe kurrë nuk e kishte pritur në shtëpi. Ishte kjo arsyeja që ajo dëshironte të luante një rol më aktiv me këtë jetë të re, që do të vinte në botë”, thotë doktor Bazil

Shtatzënia false është rezultat e një feedbaku reciprok delikat mendje-trup, por shkencëtarët, akoma, nuk dinë mirë shkaqet pse ndodhin këto shtatzëni tek njerëzit.

Dihet vetëm që grave të prekura u ndalojnë menstruacionet, u rritet barku, kanë nausea dhe vjellja, u rriten gjinjtë dhe u rritet dëshira për të ngrenë.

Ato kanë çdo shenjë dhe simptom shtatzënie me përjashtim të tre shenjave: Doktori nuk dëgjon tonet e zëmrës së fetusit,  nuk e shikoni fetusin në ekzaminimin me ultratinguj dhe gruaja nuk do të lindë një fëmijë nga kjo shtatzëni.

Shumë psikiatër mendojnë se pseudocyesis (shtatzënia false ) shfaqet në ato paciente që e duan të mbeten shtatzëna në mënyrë të dëshpëruar, ose që duan të marrin pjesë në një eksperiencë lindjeje të një anëtareje tjetër shtatzënë në familje.

b.m. / dita

January 20, 2018 10:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*