PSG, Al Khelaifi ka përdorur vilën 7 milionë euro për të blerë dy Botërorë

October 13, 2017 18:18

PSG, Al Khelaifi ka përdorur vilën 7 milionë euro për të blerë dy Botërorë

Nasserm Al-Khelaifi është në akuzë se ka siguruar të drejtat televizive të Botërorëve 2026 dhe 2030 falë korrupsionit. Guardia di Finanzia, në fakt, ka sekuestruar “Villa Bianca”, rezidenca luksoze në Porto Cervo, që mendohet se është përdorur nga numri një i klubit francez për të korruptuar Jerome Valcke, ish-sekretari i përgjithshëm i FIFA-s.

Sipas akuzës, pronari miliarder i Paris Saint-Germain, ka paguar për të siguruar të drejtat televizive të Botërorëve të 2026-ës dhe 2030-ës në favor të televizionit katariot beIN Sports.

Vila, që është sekuestruar nga autoritetet italiane, ka një vlerë prej 7 milionë eurosh dhe besohet se është përdorur për të korruptuar Valcken. Masa e sekuestrimit është bërë e ditur nga autoritetet zvicerane, që kanë theksuar se:

“Në bashkëpunim me autoritetet kompetente të Francës, Greqisë, Italisë dhe Spanjës, janë zhvilluar kontrolle në vende të ndryshme”. Për momentin nuk është marrë asnjë masë kundrejt Al Khelaifi-t dhe Valcke-s. Hetimet kanë filluar 20 marsin e kaluar.

October 13, 2017 18:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*