PSG-Mbappe po ndodh, Parisi zyrtarizon ofertën 180 milionë euro

August 8, 2017 18:32

PSG-Mbappe po ndodh, Parisi zyrtarizon ofertën 180 milionë euro

Kritikat? Censura pas operacionit Neymar? Ankesat e fundit të bëra nga Barcelona te UEFA dhe FIFA? Lëvizjet anti-Katar? PSG as që do t’ia dijë dhe tani është hedhur në sulm për Mbappe.

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar një takim mes drejtuesve të Parisit dhe atyre të Monaco për formulimin e ofertës së parë zyrtare: 180 milionë euro.

Presidenti i parisienëve do të shpenzojë 400 milionë euro për të kthyer në realitet ëndrrën Champions League dhe për t’u shkëputur nga emirët rivalë të Manchester City. Drejt largimit janë Angel Di Maria, për të cilin interesohet Inter, me menaxherin Mendes që e ka kuptuar se argjentinasin nuk e duan më në Paris.

Portugezi ka zgjedhur Inter-in si klubin ideal për ish-yllin e Real Madrid. Ndërkohë, Mendes po vazhdon të punojë për transferimin e Sanches te Milan. Flitet për një huazim prej 10 milionë eurosh dhe detyrimin e blerjes së lojtarit në fund të sezonit.

August 8, 2017 18:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*