Psikopati

Nga Naser Aliu July 26, 2013 12:44

Psikopati

Kur njeriu shndërrohet në monstër. Tiparet tipike të personalitetit – kështu mund të njihni një psikopat

A njihni një psikopat, nëse po, largohuni prej tij, këshillon neuroshkencëtari gjerman

Sot në gazetën Dita, keni edhe testin më të fundit të pranuar shkencërisht mbi psikopatin

Artikulli u botua më 23.07.2013 në revistën gjermane “Focus”

 
Rreth 500.000 psikopatë jetojnë në Gjermani – sigurisht edhe më shumë.  Vetëm 50 për qind e tyre bie në sy: ata përfundojnë si keqbërës violent në burg.  Gjysma tjetër profilohet me sukses në jetë.  Si kallëzojnë ata vetveten:

Ata shpesh janë jashtëzakonisht sharmant, elokuent dhe me vetbesim. Por të gjithë ata kanë një anë të errët të përbashkët: Psikopatët janë të paskrupuj, manipuluese dhe pa asnjë mëshirë për rrethin e tyre. “Katër deri në pesë për qind e njerëzve janë psikopatë, mirëpo nuk bëhen të gjithë kriminel”, thotë Niels Birbaumer, profesor i Psikologjisë Mjekësore dhe Neurobiologjisë Kognitive, në Universitetin e Tybingenit.

Ata nuk kanë frikë nga dënimi
Nuk bëhet çdo psikopat përdhunues apo vrasës. Shumë prej tyre janë jashtëzakonisht të suksesshëm në fushën profesionale: mospërfillja e tyre, vetë-respekti i egzagjeruar dhe gatishmëria e tyre për  të rrezikuar, sjellin ata në pozita me pushtet. Kjo ndodhë për arsye se atyre u mungon empatia dhe ata nuk ndjejnë frikë dhe shpesh mund të profilohen posaçërisht mirë. “Çfarë arrijnë këta njerëz në jetë, varet edhe nga prejardhja e tyre sociale, intelegjenca dhe arsimimi shkollor.”, thotë Birbaumer. Më inteligjentëve u shkon përdore që tiparet e personalitetit të tyre, t’ i përdorin në atë mënyrë, sa në fushën profesionale, arrijnë shumë suksese.”Ata nuk kanë defekte kognitive, mund t’ i kuptojnë veprimet e tyre në mënyrë racionale dhe t’ i imagjinojnë pasojat, por ata nuk ndjejnë asgjë.”
Të gjitha psikopatë kanë një defekt në tru
Pa marrë parasysh ku aterrojnë ata, në burg, në politikë apo në një poltronë shefi të një koncerni të madh, njerëzit me tendenca psikopatike kanë një gjë të përbashkët: Ata nuk tregojnë aktivitete në arealet e trurit, që janë të ndërlidhura me sistemin e frikës. “Në aspektin kognitiv ata i kuptojnë mirë pasojat e veprimeve të tyre – por ata nuk i ndjenë ato”, thotë Birbaumer. Thjesht për vuajtjet e viktimave të tyre, ata janë indiferent, ata nuk ndjejnë as frikë për pasojat e veprimeve të veta dhe emocionalisht nuk janë në gjendje të bashkëndjenë. Prandaj diku në mes  25 dhe 40 për qind e të të burgosurëve, janë psikopatë. Sidomos në mesin e kriminelëve të mëdhenjë që ripësërisin krime,  gjenden shumë.

Shkencëtari i neurologjisë egzaminon trunjtë e psikopatëve me Rezonancë Mageneto – Tomografike  (RMT). Birbaumer shpreson se edhe trunjtë e psikopatëve mund të mësojnë të bëhen emocional. “Rezultatet e rehabilitimit psikoterapeutik me këta kriminelë nuk janë të këqija,” thotë ai, duke iu referuar përqindjes së recidivistëve.

SDV mund të paralajmërojë çrregullimin
Sjellja e shumë psikopatëve bie në sy qysh në fëmijëri. “Tipike për ta është se psikopatët kanë probleme para pubertetit,” thotë Birbaumer. Psikologu dhe neuroshkencëtari beson se, për shembull fëmijët që vuajnë para pubertetit nga Sindromi i Deficitit të Vëmendjes (SDV), kanë një rrezik të lartë për të zhvilluar tendenca psikopatike. “Këta fëmijë mjekohen me “Ritalin”, por kjo nuk ka efekte afatgjata.” Birbaumer prandaj apelon për një fillim mundësisht të hershme të një terapie  kognitive të sjelljes. Një trajnim para pubertetit është shumë i rëndësishëm – sa më herët, aq më mirë.

Lista e kontrolluese e psikopatit ka 20 tipare

Birbaumer beson se edhe psikopatët mund të mësojnë të ndjenë frikën, edhe atë, atëherë kur terapisti dhe shkencëtari aktivizojnë arealet  “të vdekur” të trurit. “Nuk është e vërtetë se psikopatët nuk janë të ndryshueshëm. Aktiviteti i trurit mund të trajnohet. “Jo medikmanetet, por një terapi kognitive – sjelljes, do të mund të ndihmonte. Megjithatë akoma nuk dihet se sa afatgjate mund të jenë efektet pozitive. Kushdo që ka dyshime se ka të bëjë me një psikopatë, ai duhet sa më shpjet që është e mundur, “t’ i largohet nga rruga”, këshillon Neuroshkencëtari.

Testi i psikopatit
Psikologu i kriminalitikës kanadezi Robert Hare, ka hartuar një listë kontrolluese të psikopatit (LKP), ku janë përfshirë 20 simptomat më të rëndësishme. Por edhe nëse për dikë janë shumë tipare simptomatike të sakta, a është faktikisht dikush psikopat, mbetet e pasigurt.
Megjithëkëtë shpesh edhe psikiatërt e kriminalistikës kanë gabuar me vlerësimet e tyre. Sidoqoftë lista kontrolluese konsiderohet si mjete i pranuar shkencërisht për evidentimin e tendencave psikopatike. Dikush mirëpo mund të jetë i rrezikshëm dhe kriminel edhe nëse ka arritur pak pika.  “Kufijtë janë të rrjedhshëm”, thotë Birbaumer.

Lexoni në faqen e mëposhtme se cilat janë karakteristika tipike të psikopatit:
Tipari 1.: Fyçkë (me shkëlqim të rremë) dhe me sharm sipërfaqësor

Psikopatët priren të jenë të rafinuar dhe simpatik. Kjo i ndihmon ata për të arritur pozicione të caktuara – por gjithashtu, kjo i bënë edhe partnerë të pakëndshëm në bisedime.
Tipari 2.: Vetëvlerësimi i ekzagjeruar
Psikopatët mund të jetë shumë arrogant dhe mendjemëdhenjë, sepse ata mbivlerësojnë aftësitë e veta jashtë mase.
Tipari 3.: Uri e tepëruar për përvojë
Psikopatët janë vazhdimisht në kërkim të stimulimit, ata rrezikojnë shumë dhe nuk kanë frikë nga pasojat. Ata shpjet mërziten – ndryshimet e shpeshta të vendeve të punës, është njëra nga pasojat e mundshme.
Tipari 4.: Gënjeshtrat patologjike
Psikopatët shpesh janë gënjeshtarë patologjik, që çojnë në mënyrë të paskurpullt njerëzit e vet në një rrugë pa dalje.
Tipari 5.: Sjellja manipuluese
Ata nuk përfillini njeri dhe kërkojnë avantazhe për vete – pa empati për viktimat e tyre.
Tipari 6.: Mungesa e pendesës dhe turpit
Psikopatë janë pamëshirshëm të verbër ndaj nevojave të të tjerëve. Për viktimat e tyre ata shpesh tregojnë vetëm përbuzje.
Tipari 7.: Ndjenjat sipërfaqësore
Psikopatët shpesh kanë vetëm një spektër të kufizuar të emocioneve. Për emocionet e vërteta, ata, zakonisht nuk janë të aftë.
Tipari 8.: Mungesa e dhimbsurisë
Psikopatë janë njerëz të ftohtë që nuk tregojnë ndjeshmëri pët të tjerët.
Tipari 9.: Stil i jetës parazitare
Psikopatët shfrytëzojnë të tjerët me shumë dëshirë dhe qëllimisht bëhen financiarisht të varur prej tyre.
Tipari 10.: Kontrollim i keq i sjelljes
Psikopatët shumë vështirë mund të kontrollojnë zemërimin dhe agresionin e tyre.
Tipari 11.: Promiskuiteti
Psikopatë ndryshojnë shpesh partnerët, kanë shumë afera dashurie dhe shpesh përpiqen të detyrojnë  të tjerët për të kryer akte seksuale.

Tipari 12.: Probleme të sjelljes bien në sy qysh në fëmijëri
Shpesh psikopatët kanë rënë në sy qysh para moshës 13 vjeçare: Si fëmijë për shembull ata gënjejnë shumë shpesh; ndezin zjarre, torturojnë kafshë ose konsumojnë shumë alkool.

Tipari 13.: Mungesa e objektivave dhe planeve
Psikopatët nuk mund të planifikojnë për periudha afatgjate, ata bien në sy me ecjen e tyre në jetë   pa pasur një objektiv.
Tipari 14.: Impulsiv
Psikopatë nuk mendojnë për pasojat e veprimeve të tyre, ata janë tekanjoz dhe të paparapashëm për  veprat e këqija dhe vështirë mund të përballojnë dëshirat e çastit.
Tipari 15.:  Refuzim i marrëveshjeve
Psikopatët kanë vështirësi për t’ i respektuar takimet dhe shpesh nuk paguajnë faturat dhe nuk respektojnë kontratat.
Tipari 16.: Papërgjegjshmëria
Psikopatët refuzojnë përgjegjësinë dhe përpiqen të manipulojnë të tjerët.
Tipari 17.: Pa raporte të gjata
Lidhjet e gjata për psikopatin janë të dyshimta; ata shpesh ndryshojnë personat e referimit. Raportet afatgjata nuk janë të rëndësishme për ta.
Tipari 18.: Kriminaliteti në rini
Ndërmjet moshës 13 dhe 18 vjeçare këta njerëz shpesh bien në sy dhe bëhen kriminel.
Tipari 19.: Shkelja e kushtit
Psikopatë që kanë bërë krime, shpesh shkelin rregullat e lirimit të tyre me kusht.
Tipari 20: Kriminalitet i gjithanshëm
Psikopatë kanë vendin në burg, edhe atë, tek ata, që kanë kryer krimet më të rënda.

 

Nga gjermanishtja

Naser Aliu

www.focus.de

Nga Naser Aliu July 26, 2013 12:44
Komento

17 Komente

  1. Baro Liçaj July 26, 15:17

    Kur i lexon te 20 karakteristikat e nje psikopati ( nje e nga nje e me durim ),nuk mund te veçosh nje, qe s’eshte pjese e personit SALI BERISHA ! Te gjitha keto jane ” prone ” e “hipotekuar ” ne emer te Sali Berishes qysh ne moshen e adoleshences !Nje psikopat i tille paraqet rrezikshmeri te larte shoqerore ,te cilen populli shqiptar e ka provuar ne kurrizin e tij.

    Reply to this comment
  2. T'ka sali shpirt July 26, 16:00

    pika 12 eshte pika me pikante e karakteristikave
    dhe eshte pika me te cilen saliu eshte vetidentifikuar

    Reply to this comment
  3. Pellumb zaimi July 26, 16:26

    Naser aliu njihet nga lexuesi i shume gazetave shqiptare per kapjen e temave te mprehta shoqerore. E kam lexuar tek “shekulli”, “tema” etj,me shume kenaqesi sepse e di qe gjithnje sjell diçka te re, te patrajtuar me pare. Edhe ne opinionin e tij “psikopati” sidoqe nuk vendos emra une e mora vesh per cilin e ka fjalën ose cilin nenkupton. Une p.sh nënkuptova sali berishen ne te gjitha karakteristikat psikopatike qe rendit naseri. Por ne formacionin e tij rrangallo-politik ai ka nje grumbull psikopatesh e qeniesh te pandjeshme ose me ndjesi kriminale. Psikopati sali ka grumbulluar aty me shumice te ngjajshmit e vet. Naseri nuk e evidentòn kete prirje , karakteristike psikopatike apo tendence por une mendoj se psikopatet duhet ta kene edhe prirjen per te krijuar habitatin me shembelltyrat e veta. Naserit i kerkojme qe heren e ardhëshme te na qartesoje diçka nêse krijimi i “kolonive psikopatike” perbën një tipar tjeter të species se psikopatëve. E dini z. Naser pse e kam nje mendim te tillë? Sepse jo ne nje rast por né shumé e shume te tillë kam vëne re se lumpeni shqiptar ne pergjithesi dhe psikopatet ne veçanti adhuronin sali berishën!? Kur une u jam drejtuar me pyetjen pse e doni kaq shumë saliun me kanë lënë pa mënd me pergjigjen befasuese”..e dum se asht si ne..”!!!. Nejse,pergezime per opinionin(-et ) tuaj te llojit té vecante ne gazetarine tone! Ju mirepresim gjithnje!

    Reply to this comment
  4. Kuqeziu July 26, 16:41

    O “t’ka sali shpirt”! Ju thòni se tipari i 12-te eshté i saliut(edhe une keshtu them) por ky saliu yne nuk konsumon alkol por diçka tjetér ? E gjeni dot? Sidoqofte pérgezime naserit per shqipérimin interesant e domethenés për mjedisin politik shqiptar! Naseri eshte dhe patriot ne shumë nga shkrimet e tij te cilat i lexojmé me kënaqësi!

    Reply to this comment
  5. Gava July 26, 21:44

    Roberspier- leshi, i keni te perbashketa cilesite me te salisalepit qe se fundi po behet si Haxhi Plasa.Po iken nga ..Ycalaja fare.Numuroni votat qe ” ka vjedhur” Edi Rama…ne Shkoder…!

    Reply to this comment
  6. artur July 26, 22:28

    edhe Sali Berisha. ka ngacmuar dhine seksualisht,kur ka qene femije.

    Reply to this comment
  7. elida July 26, 22:42

    Hahahhahhaha ky doktori gjerman paska vizituar.sali.berishën dhe ka.gjetur 20.simptomat e psikopatit.

    Reply to this comment
  8. rapatushi July 27, 00:59

    Saliu ka në diagnozë më të rrezikshme se kjo, është KARAKTEROPAT

    Reply to this comment
  9. mere, lere. July 27, 06:55

    -kushedi sa njerez jane testuar per te ardhur te iperveçmi qe i permbledh..

    Reply to this comment
  10. tol francezi it July 27, 08:36

    Keto siptoma i ka sali haramsez berishovici ,dhe lulush shalengjituri bashke me zhozi llozin .

    Reply to this comment
  11. Fleks July 27, 21:22

    Naser!

    Sali Berisha ka qene qysh ne femijeri student i zgjuar,ne adoleshence e ne moshe madhore duke stuadiuar ne vazhdim 18 ore non atop.

    Prandaj ai ryja te jep uje ne 17 bishte lugesh.

    Aq sa,cke shkraur me stil per Berishen,po te perballesh me te do te kuptosh se ai per te cilen ke shkruar er Berishen je ti ose ndonje mik tendi.

    Deri aty ke mbrit z Naser,sa qe sipas llogarise tende po te te pyesin se kush eshte me e rendesishme Hena apo Dielli,ti do te na thuash:Hena se diten ka drite

    Reply to this comment
  12. Neurologu July 28, 11:50

    Z. Naser! Ju pergezoj per artikullin. Duket sikur z. Birbaumer eshte konsultuar me profesorin e talentuar shqiptar, neuro-psikologun Ylvi Vehbiu ,pacient i te cilit ka qene kryeministri shqiptar ne ikje. Ju pershendes!

    Reply to this comment
  13. nick July 28, 15:48

    qe nje doktor psikopatesh te kete rezultate me pacientet duhet te jete vete ca psikopat,kjo eshte sanksionuar nga Frojdi.Psikopatia eshte dem me i vogel kur nuk mbulohet nga inteligjenca.Naser,e di ti çfare eshte gjenialiteti?Eshte psikopati”allo stato puro”.psikopati shqeto.Pa nje dell psikopati,bota do ishte akoma tek rrota e drurit dhe lufterat me çomanga.

    Reply to this comment
  14. Nita August 15, 12:03

    ateher nje pjese e mire e djemve shqiptar qenkan psikopata..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim