PSY sjell “Gentleman”, pas suksesit botëror të “Gangham Style” (VIDEO)

Redaksia Online April 13, 2013 14:28

PSY sjell “Gentleman”, pas suksesit botëror të “Gangham Style” (VIDEO)

Grupi muzikor koreanojugor dhe solisti PSY, që u bë i famshëm në të gjithë botën përmes videos në internet sjell tani një tjetër këngë, për të cilën ai shpreson se do të jetë edhe më e famshme se kënga Gangham Style. Kjo video ka marrë klikimet më të mëdha në historinë e Youtube, ajo është parë nga mbi 1 miliardë e 513 milionë e 505 mijë e 354 persona. Artisti PSY me grupin e tij zhvilloi një turne nëpër botë, duke fituar zemrat e tifozëve. Kënga e tij e re, e titulluar “Gentleman” do të mund të shkarkohet sonte në mesnatë në I-tunes në vende të ndryshme të botës. Ylli koreanojugor do të japë nesër koncert para 50 mijë spektatorëve në Seul. Koncerti do të transmetohet në Youtube. / VOA

Gentleman  – PSY

 

 

Redaksia Online April 13, 2013 14:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*