Publikim pasurisë së 3 mijë zyrtarëve, ja 55 kategoritë

October 16, 2018 15:28

Publikim pasurisë së 3 mijë zyrtarëve, ja 55 kategoritë

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, në bashkëpunim me agjencinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (USAID), do të publikojë deklaratat vjetore të pasurisë së 3406 zyrtarëve të niveleve të ndryshme, në kuadër të masave për të kufizuar korrupsionin në Shqipëri.

ILDKPKI konfirmon për Shqiptarja.com se projekti për ngritjen e sistemit elektronik, që do të mundësojë publikimin online të dosjeve të pasurisë, është në fazat e fundit të zbatimit.

Do të bëhen publike deklaratat vjetore të pasurisë së presidentëve, kryeministrave, zëvendësministrave, ministrave, zëvendësministrave, deputetëve, krerëve të institucioneve të pavarura, gjyqtarëve, prokurorëve, ambasadorëve, kryetarëve të bashkive, drejtorët e policisë etj.

Zyrtarët që do t’u publikohen të gjitha deklaratat e pasurisë

  1. Presidenti i Republikës
  2. Deputetët e Kuvendit
  3. Kryeministri
  4. Zëvendëskryeministri
  5. Ministrat
  6. Zëvendësministrat
  7. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese
  8. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit
  9. Prokurori i Përgjithshëm
  10. Avokati i Popullit
  11. Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
  12. Anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor
  13. Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë
  14. Inspektori i Lartë i Drejtësisë
  15. Inspektorët e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë
  16. Inspektori i Përgjithshëm i ILDKPKI
  17. Prefektët
  18. Kryetarët e këshillave të qarqeve
  19. Kryetarët e bashkive
  20. Drejtorët e drejtorive
  21. Komandantët e Forcave të Armatosura në Ministrinë e Mbrojtjes
  22. Drejtorët në Shërbimin Informativ Shtetëror;
  23. Prokurorët
  24. Gjyqtarët
  25. Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
  26. Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
  27. Komisionerët Publikë të Vetingut
  28. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror
  29. Drejtuesit e zyrave përmbarimore
  30. Drejtuesit e institucioneve të pavarura publike
  31. Anëtarët e enteve rregullatore
  32. Drejtori dhe Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit
  33. Drejtorët e përgjithshëm të Policisë së Shtetit
  34. Drejtorët e drejtorive në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
  35. Drejtorët e drejtorive vendore të Policisë së Shteti
  36. Drejtuesi dhe oficerët e policisë gjyqësore
  37. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve dhe Doganave
  38. Zëvendësdrejtorët e përgjithshëm të Tatimeve dhe Doganave
  39. Drejtorët e drejtorive në qendër dhe qarqe të Tatimeve dhe Doganave
  40. Drejtorët në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave;
  41. Drejtuesit e të gjitha niveleve të strukturave të kthimit e kompensimit të pronave,
  42. Drejtuesit e strukturave të privatizimit dhe regjistrimit të pasurisë,
  43. Zyrtarët, që zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi
  44. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë,
  45. Zëvendësguvernatori i Bankës së Shqipërisë
  46. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë
  47. Drejtuesit e institucioneve publike në varësi të institucioneve qendrore në nivel qarku;
  48. administratorët e shoqërive anonime me pjesëmarrje të kapitalit shtetëror mbi 50 për qind
  49. Kandidatët vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese
  50. Kandidatët për Inspektor të Lartë të Drejtësisë
  51. Kandidatët për pranim në formimin fillestar të Shkollës së Magjistraturës,
  52. I diplomuari që kandidon për t’u emëruar magjistrat
  53. Kandidatët për gjyqtarë dhe nëpunës në gjykatat e posaçme kundër korrupsionit.
  54. Kandidatët për prokuror në Prokurorisë e Posaçme,
  55. Kandidatët për oficer hetimi në Byronë Kombëtare të Hetimit

o.j/dita

October 16, 2018 15:28
Komento

4 Komente

  1. O08 October 16, 19:35

    Drejtoret e shish???? Po ju jeni cmende me projekte qe beni vetem e vetem per te vjedhe tendera. po ku ka shtet ne bote qe e ben kete????? Sjeni te afte te kryeni verifikime dhe genjeni me publikime online. Po clidhje ka transparenca, cme plase mua te lexoj deklarimin e nje ministri apo drejtori, une dua qe strukturat dhe njerezit qe paguhen me taksat e mia te arrijne te verifikojne dhe kontrollojne deklarimet e zyrtareve.
    Jeni komplet injorante e kuptojme te gjithe, nuk behet shteti me injorante, militante, njerez qe kane mendjen vetem te kapin tendera.

    Reply to this comment
  2. 1 October 16, 19:39

    Vizitoni OpenData Albania dhe do ti shikoni te publikuara nga nje tjeter projekt i financuar nga qeveria hollandeze. Shkoni ne rubriken Para dhe Pushtet dhe te 3000 zyrtaret jane atje. Sa here do i beni te njejta projekte ? Apo te marrim ca pare ? Korrupsioni nuk ulet me publikim po me ndeshkim dhe konfiskim te pasurive te vjedhura.

    Reply to this comment
  3. Adih October 16, 23:31

    Mos u merzisni SPAK , do kontrlloje e do ndeshkoje cdo ,shkelje hajduterie . Optimiste ,do me kujtoni .Idiotet budallenj ,jane kapur te pa pregatitur .
    Kujtuan se u be deti kos, e u derdh vai nlakna…

    Reply to this comment
  4. Lili October 17, 06:59

    Ok po publikohen,ok po i shohim, ok po vertetojme se te gjithe gati na jane bere tash millionera me nje rroge shteti…e mbas? Kur deklaroj se harito nuk mundet me ble nje shtepi nje millione euro as me pagat bashkshortnore ne france,se banka nuk i jep,as nga paga e shqiperise se rroga nuk perballon ate kosto,cfare ndodh,asgje
    Kur kumbaro nga nje hiç gje ,me ndihma te frances dikur,na behet millionere me rrogen ne shqiperi cfare ndodh asgje…
    Kur Nikolla na behet millionere qe ka mundesi financime studimet e vajzes ne france me nje rroge si ministresh duhet te besojme prape se keto jane te verteta?
    Transparenca si tallje me popullin shqiptare…ky eshte cinizmi i nderkombtareve me ne,se e dine ato ma mire se ne se sa milliona ka harito ne kontot jashte e sa ka kumbaro e Nikolla ne emer te vajzaes apo te kusherinit…
    Pfff
    Financoni kontrollin e tatimeve ,financoni publikimin e transferteve te pushtetareve me funksione publike jashte shtetit e hulumtimet e transfertat e tyre gjate viteve te kaluara sidomos,te mesojme se sa vertete keta millionera paguajne shtetit si tatime per pasurine e tyre..e sa largojne prej shtetit keta ,kjo do te na kishte sherbye,kur te financoni lidhjen qe mundesojne vertete kontrolimin pe cfare deklarojne ato…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*