Publikimi i raportit për CIA-n, SHBA rrit sigurinë e ambasadave

December 9, 2014 16:26

Publikimi i raportit për CIA-n, SHBA rrit sigurinë e ambasadave

Shtetet e Bashkuara kanë rritur nivelin e sigurisë nëpër përfaqësitë e tyre diplomatike dhe baza të tjera në vende të ndryshme të botës për shkak të publikimit të një raporti të Senatit me detaje të metodave dhe torturave të ushtruara nga CIA ndër vite.

Raporti prej 480 faqesh do të bëhet publik gjatë ditës së martë dhe në qendër të tij janë detaje nga metodat e përdorura nga CIA gjatë marrjes në pyetje të të dyshuarve si terroristë në luftën kundër Al Kaedas pas sulmeve të 11 shtatorit 2011.

Përmbajtja e raportit mund të nxisë reagime të dhunshme ndaj ambasadave dhe bazave amerikane. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se mundësia e sulmeve është e lartë.

Raporti i plotë i Komitetit të Inteligjencës në Senat përmban rreth 6 mijë faqe. Publikimi i tij është shtyrë për shkak të mosmarrëveshjeve në Uashington mbi atë se çfarë duhet të bëhet publike. Këto marrëveshje janë tejkaluar dhe një përmbledhje prej 480 faqesh do të bëhet publike.

Gjatë presidencës së Presidentit Bush, operacionet e CIA-s të njohura në radhët e vetë agjencisë sekrete si “Zhvendosje, dënim dhe pyetje” transportuan rreth 100 të dyshuar terroristë në ato që njihen si “baza të errta” të vendosura jashtë Shteteve të Bashkuara, në vende ku liritë dhe të drejtat e njeriut nuk respektohen. Më e famshmja e këtyre bazave ishte ajo e Guantanamos.

Në analizën e Jon Sopel, redaktor i BBC për Amerikën e Veriut, raporti edhe pse i cunguar në 480 faqe mund t’u japë përgjigjje tri pyetjeve.

A ishin metodat e marrjes në pyetje më çnjerëzore nga sa është pranuar zyrtarisht deri më tani nga agjencia? Përgjigjja është po, thotë Sopel.

A i shërbyen këto metoda, teknika e tortura sigurisë në Shtetet e Bashkuara? Për Sopel përgjigjja e kësaj pyetjeje është jo.

Dhe e fundit, a ishin të sinqertë zyrtarët e CIA-s me Shtëpinë e Bardhë gjatë procesit të marrjes në pyetje të të dyshuarve? Përsëri për Sopel përgjigjja është jo.

Më herët, Sekretari i Shtetit, John Kerry i kërkoi Dianne Feinstein që të merrte në konsideratë një tjetër datë për publikimin e raportit, por kryetarja e Komisionit të Inteligjencës në Senat tha se është e vështirë të qendet një kohë ideale për këtë çështje të ndjeshme./tch

December 9, 2014 16:26
Komento

1 Koment

  1. Jakup Rahn December 10, 10:25

    Kjo eshte Amerika. Gestapoja gjermane ne shtetin amerikan nga 9 maj 1945 e deri ne ditet e sotme.
    Terrorizmi shteteror amerikan dhe bija e saj CIA, portatore eçelente e ” demokracise” despotike.
    BUONA FORTUNA

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*