Publikohen listat paraprake të zgjedhëve, 4 mijë dublikime

January 25, 2015 14:49

Publikohen listat paraprake të zgjedhëve, 4 mijë dublikime

Që prej 14 janarit, çdo qytetar me të drejtë vote mund të kërkojë emrin e tij në listat e zgjedhësve të publikuara nga njësitë vendore ose online në internet.

Ndryshe nga pothuajse të gjitha zgjedhjet e mëparshme dublikimet e emrave të votuesve në disa lista brenda të njëjtit qytet ose dhe jashtë tij, këtë radhë duket se nuk do të shërbejnë si shkak për politikën që të nisë luftën paraprake për vjedhjen e rezultatit. Që nga zgjedhjet e përgjithshme të 2013, deri në 14 janar ishin më pak se 4000 emrat e personave të dubluar në lista.

Ndërsa individët me adresë të panjohur banimi, të cilëve u është caktuar në regjistrin kombëtar të gjendjes civile kodi ‘888’, ‘999’ ose ‘000’,rezultojnë të jenë 2279 më pak se zgjedhjet e shkuara. Megjithatë numri i tyre vijon të mbetet i lartë, plot 331 402 votues.

Në datë 14 të cdo muaji, deri në maj, kur afishohet lista e fundit, njësitë vendore kanë detyrë të përditësojnë dhe afsishojnë të dhënat për procesin elektoral të 21 qershorit. Për të verifikuar korrektësinë e vendorëve, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile kanë ngritur disa grupe pune për të kontrolluar në terren shpalljen e listave nga njësitë vendore.

January 25, 2015 14:49
Komento

1 Koment

  1. [email protected] January 25, 14:59

    nuk ka me rrumpalle tani !

    kush e meriton ,te gezoje fitoren ,dhe te punojne per popullin ,se derime tani…..e kane zgjebosur fare !

    skeni pare gje akoma…ha.ha.haaaaaa

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*