Publikohen listat përfundimtare në programet e studimit të Universitetit të Mjekësisë

September 11, 2016 19:27

Publikohen listat përfundimtare në programet e studimit të Universitetit të Mjekësisë

Janë publikuar listat përfundimtare të kandidatëve fitues në programet e studimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

“Të gjithë kandidatët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë dhe janë shpallur fitues nga IAL­të, duhet të kryejnë procesin e regjistrimit online dhe me dokumentacione në sekretaritë mësimore të IAL­ve në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet, në datat 13­-20 shtator 2016”, ka deklaruar Arben Gjata, rektori i Universitetit të Mjekësisë.

Sipas tij, kandidati që është shpallur fitues në më shumë se një program studimi, lejohet të regjistrohet vetëm në njërin nga programet e studimit ku është fitues.

“Sekretaritë mësimore të IAL­ve do të pranojnë dokumentacionin për të gjithë kandidatët fitues”, shkruan Gjata në profilin e tij në “Facebook”.

September 11, 2016 19:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*