Xhaferllari publikohet në listën zyrtare të anëtarëve të Kushtetueses

November 20, 2019 09:43

Xhaferllari publikohet në listën zyrtare të anëtarëve të Kushtetueses

Marsida Xhaferllari është tashmë ‘de facto’ anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese, e cila prej kohësh ka qenë jashtë funksionit është publikuar përbërja, mënyra si zgjidhen anëtarët dhe kriteret që duhet të përmbushin.

Po kështu janë publikuar emrat e 5 anëtarëve: Vitore Tusha, Besnik Muçi, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji si dhe një CV e shkurtër e tyre.

Ndërkohë, mungon emri i Arta Vorpsit, e cila u zgjodh nga Parlamenti si anëtare e Kushtetueses dhe betimin ia çoi Metës me anë të noterit.

Ky është hapi i dytë me anë të të cilit Gjykata Kushtetuese njeh dekretin e Presidentit Meta për Marsida Xhaferllarin.

Më 15 nëntor Gjykata Kushtetuese i dërgoi institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë listën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj për të qenë anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në listë mungonte emri i Arta Vorpsit, çka konfirmon se Gjykata Kushtetuese nuk e ka njohur mandatin e Arta Vorpsit, e zgjedhura automatikisht nga Parlamenti si e para e renditur në listën e KED.

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese ende nuk ka zgjidhur çështjen e Vorpsit, pasi aktualisht nuk ka kuorumin e nevojshëm për të marrë vendim, pasi duhen të paktën 6 anëtarë dhe pa pjesëmarrjen e Xhaferllarit.

Ndoshta kur të vendoset mbi rezolutën e Kuvendit, atëherë, Xhaferllari mund të cilësohet anëtare “de juro” e Gjykatës Kushtetuese.

j.l./ dita

November 20, 2019 09:43
Komento

10 Komente

  1. Asap November 20, 09:54

    Meta po del vërtet trim nga budallëku! Nuk e ka frik vdekjen, dersa kjo i del me të vërtet përpara, sepse thjesht i mungon intelekti që ta imagjinoj. Keq i ka punët, më keq me këtë publikim. Është faza e 6 dhe e fundit në një konflikt: shkatërrimi i plotë! Sepse konflikti ka disa faza, ai që i njeh, di edhe hapat e kundërshtarit, Meta dhe këshilltarët e tij po vërtetojnë që nuk ja kanë haberin fare. Kjo ësht e bukura janë të egër e të paaftë, në një betej ku intelekti vendos, të pa shpresë.

    Reply to this comment
  2. lexuesi November 20, 10:14

    E nderuar gazeta Drita, nocioni Gjykata Kushtetuese
    ne kete moment eshte nje nocion abstrakt, prandaj mund te na shpjegoni se kush e ka mare inisiativen per te publikuar ate liste, roja i institucionit apo xhaferrllari vete? Kush eshte personi qe publikon lista edhe pse Gjykata Kushtetuese per momentin nuk ekziston akoma?

    Reply to this comment
  3. Ylli November 20, 10:22

    Më habit shumë konkluzioni i disa juristëve se “betimi është një akt formal”, medemek është kot.

    Që në leksionet e para të vitit të parë në Juridik, studentëve ju mësohet se ligji në vetvete është forma që rregullon marrëdhëniet midis njerëzve në shoqëri.

    Ligji përcakton formën dhe mënyrën e sjelljes, pra sigurisht që nuk është sjellja vetë. Mossjellja sipas asaj që përcakton ligji njerëzia deri më sot kanë rënë dakort ta quajnë të paligjshme!

    Nga kjo pikpamje edhe akti i emërimit të ministrave, kryeministrave, zyrtarëve (që në substancë mund të të bëjnë gjëmën), ashtu sikurse edhe çertifikata e pronësisë apo leja e legalizimit e kërkesa të tjera të ligjeve të shkruara janë formë, njësoj si kërkesa për t’u betuar para Presidentit. Ligji, pra forma, nuk thotë që betimi i zyrtarëve publikë na u bëka te Noteri!

    Sepse gjithashtu në vitin e parë juridik mësohet ndarja e të drejtës në publike dhe private. E noteri është institucion i të drejtës private. Aty garantohen marrëdhëniet juridiko-civile ndërmjet njerëzve dhe jo solemniteti i zyrtarëve publik. Ky i fundit është pjesë e të drejtës publike sepse bazohet në interesin e publikut për të patur zyrtarë të angazhuar e të përkushtuar para tij (publikut pra).

    Ligji në çdo rast është formë.

    Atëherë sipas konkluzionit të mësipërm që “forma na qenka kot” i bie që ligjet të gjitha janë kot?!

    Hajde llogjikë, hajde!

    Reply to this comment
  4. klemi November 20, 10:43

    Pirdh o YYYYLLLL pirdh se lirohesh. Na mbushe mendjen. me filozofite tuaja dhe te like hajdutit.

    Reply to this comment
  5. Socialisti i Ndershem November 20, 10:53

    Kjo tregon vetem nje gje : Si gjithmone Rama fajin ua hedh te tjereve dhe i quan “gabime te individit”. Me pak fjale e hengri Dvorani pavaresisht zellit te sherbetorit qe beri ndaj padronit. Padroni per te shpetuar veten nuk pyet as per femijen e tij. Ka gjashte vjet qe kemi pare me dhjetera raste te tilla qe nga Tahiri e deri tek Kajmaku.
    Mjere ai qe do te kete radhen.

    Reply to this comment
  6. mark marku November 20, 11:18

    Pse merrni kot more njerez e i jepni fuqi nje gjeje te pafuqishme. Nuk ka ndonje ligj, vkm a rregullore qe thote se faqja e internetit e gjykates,i jep fuqi nje vendimi, Gjykata nuk e ka care koken ndonjehere per mirefunksionimin e faqes se saj, qe ashtu si ishte e prishur, mund te prishet prape, a fiket serveri, dicka. Ketu spo e ruan njeri per fletore zurtare, puna e se ciles bazohet ne ligj, e jo ta caje koken per nje faqe interneti ku tekstet i hedh IT i institucionit

    Reply to this comment
  7. DRENICA E KUQE November 20, 16:11

    Lusim popullin shqiptar ne te gjitha trojet e veta, qe “burrat e shteteve” te tyre “shqiptare” te mos lejojne te mbylohen me flamurin kombetar (kudo e kurdo qe te vdesin!) por t’ua mbuloje “fytyren” me nje kaci (lopate) MUT sepse nuk meritojne tjeter per keto 30 vjet qe udhehoqen Shqiperine dhe popullin shqiptar ne te gjitha trojet etnike ngase ka mundesi qe “fytyra” e tyre edhe mutin e felliqe!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  8. alphade November 21, 00:28

    S’ke c’pret nga kryeballisti…….! Do bejme lufte,de more de, si lum ti POPULL mezit na ke …..!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim