Publikohet klipi më i nxehtë i vitit nga Shakira dhe Maluma

January 27, 2018 15:06

Publikohet klipi më i nxehtë i vitit nga Shakira dhe Maluma

Ky mund të jetë një nga videoklipet më të nxehta të publikuara së fundmi. Bëhet fjalë për videoklipin e këngës “Trap” në të cilin përpos skenave në dush provokuese është edhe vet kënga ku nuk mungojnë herë pas here as pasthirrmat.

Për mos të harruar faktin që edhe dy artistët vlerësohen nga publiku si shumë ‘hot’.

Ky bashkëpunim i cili vjen pas suksesit të parë mes këngëtarëve latin “Chantaje”, bën pjesë në albumin e fundit të Shakirës “El Dorado”.

Kënga bën fjalë për një vajzë, në këtë rast Shakira, së cilës i është thyer zemra, por megjithatë Maluma nuk heq dorë duke i kërkuar një shans tjetër.

Shakira dhe Maluma kanë zgjedhur që këtë projekt të tyre ta sjellin në gjuhën spanjolle. Për më shumë ndiqeni më poshtë.

 

January 27, 2018 15:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*