Publikohet raporti për vdekjen e Kobe Bryant

May 16, 2020 11:46

Publikohet raporti për vdekjen e Kobe Bryant

Një aksident i rëndë u regjistrua në datën 26 janar ku humbi jetën ylli i basketbollit Kobi Brjant. Legjenda e basketbollit ndërroi jetë pasi helikopteri më të cilën po udhëtonte u rrëzua në një kodër në veri të Los Anxhelos.

Një raport prej 180 faqesh është publikuar nga County Examiner-Coroner Medical i cili tregon se piloti i helikopterit rezultoi negativ për drogë dhe alkol. 50-vjeçari Ara Zobajan ishte piloti në aksidentin tragjik.

Raporti tregon se të gjithë pësuan lëndime të menjëhershme fatale kur helikopteri u rrëzua në kodër.

Ky raport ofron një vështrim klinik se sa brutal ishte aksidenti. Teksti përshkruan se si kishte kocka të thyera, pjesë të trupit të shpërbërë dhe një erë e keqe që vinte nga ato që digjeshin, nga ato që kishin mbetur.

Raporti thotë se të gjithë humbën jetën nga aksidenti i rëndë, që dyshohet se është shkaktuar nga mjegulla e dendur.

Në helikopter ishte edhe vajza 13 vjeçare e basketbollistit, Xhanan Brjant.

Gjithashtu në helikopter ndodheshin edhe dy shokë të skuadrës së basketbollit të Xhanan të afërmit e tyre dhe një trajner, të cilët ishin duke shkuar për në një turne në Thousand Oaks.

Rezultatet e raportit të pas vdekjes u postuan të premten në ëebfaqen e zyrës County Examiner-Coroner Medical në Los Anxhelos.

o.j/dita

May 16, 2020 11:46
Komento

1 Koment

  1. altin May 18, 23:03

    Vari carin, dava gabeli

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim