Publikohet video 3D, si u shemb ura “Morandi” në Xhenova

September 5, 2018 17:28

Publikohet video 3D, si u shemb ura “Morandi” në Xhenova

Momentet e shembjes së urës “Morandi” në Xhenova që më 14 Gusht shkaktoi vdekjen e 43 personave u rindërtuan në një video 3D që shpjegon hallkat e dobëta ku çedoi ndërtimi i vitit 1967.

Sipas kësaj skemë të rindërtuar nga një studioje arkitekturore gjermane, fillimisht u shkëput një nga elementët mbajtës të kolonës së mesit të urës, pak çaste më pas si pasojë e peshës së tepërt e të papërballueshme u shkëput edhe elementi i dytë.

Siç duket në video, elementët e lidhur me kolonën e mesit, mbanin të gjithë peshën, pa to ura nuk mundi të qëndronte as një sekondë.

Të martën mediat italiane raportuan se rreth 30 persona ishin në dijeni të rrezikshmërisë së shembjes së urës, por qëndruan indiferentë duke lejuar të ndodhte tragjedia.

Ata rrezikojnë vepra të rënda penale, si vrasje e shumëfishtë me dashje, shkaktimi me qëllim i katastrofës apo cënim me dashje i sigurisë së transporteve.

l.h/ dita

September 5, 2018 17:28
Komento

2 Komente

  1. mirel September 6, 00:09

    ku o videoja

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*