Publikohet video e arratisjes spektakolare të bosit të drogës në Meksikë

July 13, 2015 16:29

Publikohet video e arratisjes spektakolare të bosit të drogës në Meksikë

Autoritetet meksikane thonë se ai u arratis nga burgu nëpërmjet një tuneli që fillonte në qelinë e tij dhe ishte i gjatë 1.5 kilometra.

“Tuneli fillon me një vrimë drejtkëndëshe, rreth 50 me 50 centimetra, dhe 1 metër të thellë. Kjo vrimë është e lidhur, nga ana tjetër, me një kanal vertikal i cili është 10 metra i thellë, dhe i pajisur me një shkallë “, tha Monte Alejandro Rubido, Komisioneri i Sigurimit Kombëtar të Meksikës.

Ai shtoi se një tjetër tunel që lidh burgun me pjesën tjetër jashtë ishte 1.5 kilometra e gjatë. “El Chapo” u kap në shkurt të vitit të kaluar, pas më shumë se një dekade në arrati. Në vitin 2001 ai thuhet se ishte arratisur nga burgu duke u fshehur në një shportë lavanderie. Këtë herë, ai u pa të kalonte nga dushet e burgut mbrëmjen e së shtunës. Tetëmbëdhjetë persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje mbi arratisjen e Guzman.

July 13, 2015 16:29
Komento

1 Koment

  1. Ajaxs July 13, 19:08

    Trimi mbetet trim. Vetem ata bejne veprime te tilla. Paret qe ka vene ne saj te kesaj pune per se i duhen ? Arratisja eshte bere me ndihmen e policise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*