Publikon foton kur ishte 4 vjeç në Amfiteatër, Veliaj: Sot rihapet më modern se kurrë

May 30, 2018 10:36

Publikon foton kur ishte 4 vjeç në Amfiteatër, Veliaj: Sot rihapet më modern se kurrë

Amfiteatri i Liqenit Artificial të Tiranës do të hapet sot në mbrëmje përmes një spektakli fantastik e plot surpriza që ka rezervuar Bashkia e Tiranës për qytetarët.

Pak orë para përurimit, kryebashkiaku Veliaj ka publikuar në profilin e tij në ‘Twitter’ një foto të tij në moshën 4-vjeçare ku shfaqet bashkë me të atin pikërisht në Amfiteatrin e Liqenit.

“Herën e parë tek Amfiteatri i Liqenit kam qenë 4 vjeç me tim atë. Falë punës titanike të @aprtirana, sot rihapet më modern e më i bukur se kurrë. Mos mungo sonte & merr me vete fëmijët. Asnjëherë nuk i dihet se cili prej tyre do të frymëzohet që ta transformojë Tiranën nesër”, shkruan Veliaj në ‘Twitter’.

Hapja e amfiteatrit do të bëhet përmes një feste që do të fillojë nën tingujt e Olen Cesarit. Muzikale, Balet, Simfoni, Arie, Uvertura, Marshe Muzikore si dhe pjesë nga repertori botëror dhe shqiptar do të jenë ato që do të shikojë publiku artdashës i kryeqytetit. Po ashtu, nën dirigjimin e Noorman Widjaja, do të interpretojë Orkestra e RTSH, Banda e Forcave të Armatosura, Fanfara Tirana, Kori i T.K.O.B & balerinë solistë nga Shkolla e Baletit.

Kryeqyteti ka tashmë një tjetër skenë, që do të mirëpresë publikun me festivale, koncerte, teatër, konferenca, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar këtë pjesë të Parkut të Liqenit Artificial në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët.

s.a/dita

May 30, 2018 10:36
Komento

3 Komente

  1. Sallakja May 30, 11:10

    Italia njihet nga e gjithe bota si ” Il bel paese ”
    Per Italine jane thene shume por nga me te bukurat eshte;
    Italia è fatta metà da Dio e metà da i architetti.
    Edhe qendra e Tiranes eshte bere nga arkitetet Italiane,…… stupenda.
    Erdhi ky kastraveci dhe shkaterroje me taban

    Reply to this comment
    • Arbi May 30, 17:04

      Pse nuk ndërtojnë shpella, moçale, xhungla?
      Pse ndërtojnë qytetërim, shtet dhe qytet?
      Kjo nuk është porosi e bizantinëve dhe osmaneve, Serbisë, Greqisë, Rusisë.
      Keto nuk iu pelqejne kafsheve, dembelëve, të paaftëve, egersirave, te palareve, parazitëve, erëqelbësve.

      Reply to this comment
  2. demo May 30, 16:04

    Bravo Sallakja! Llumi proletariatit edhe kur shtiret se do te beje mire,ben ate qe di te beje,HALENE,OPINGAT E SHEROS ,,,.T`BANAT E CURR ULES.Kane 80 vjet qe bertasin,-Na pushtoi Italia ,Na pushtoi Austria,Na pushtoi Italia!
    Austria per nje vit ndertoi HEKURUDHEN E PARE SHQIPTARE.Durres-Elbasan,Durres- TiraneVore-Shkoder-Podgorice-Vjene.Shqiptaret e quanin :Rruga e Maxharise.Llumi i Turqihanes vodhi shinat,dogjen traversat,se keshtu i mesonte haxhi qamili.
    Italia ndertoi Tiranen EUROPIANE,me ndertesa institucionesh ,me bulevard 50 m te gjere e te drejte.Me sheshe parqe dhe lulishte.Po ku eshte mesuar llumi proletariatit me Arkitekturen Evropiane?!I zune parqet e lulishtet me kulla betoni.Duan dhiaret e Stanit,,qorrsokaket e shtrembesirat Turqise,Dollaphanet,Karakatinat dhe Karabinate e Karakurvave sulltan Mhamutit.Nuk rri qeni pa ngrene mut! Dhe..poshte Austria,poshte Italia,poshte Gjermania,qe na paskan pushtuar.Po kush te pushton ty or mut!Ti je si vemja morrit parazitit,qe qendron mbi lule dhe pret bleten e pare qe ti ngjitet nen lekure.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*