Puçologu i përhershëm përmbys kazanin

Alqi Koçiko March 25, 2016 00:24

Puçologu i përhershëm përmbys kazanin

Partia Demokratike nuk ka një kryetar, të mirë apo të keq, aktiv apo të mefshtë, të pëlqyer apo të papëlqyer nga anëtarët dhe eksponentët. Jo, PD-ja ka një kryetar zyrtar, dhe një kapo real.

I pari premton gjithçka ndërsa është për vizitë në SHBA, dhe pështyn gjithçka sapo kthehet, për t’iu përshtatur gulçeve psikike të kapos, ndryshe shefit të vërtetë.

Dhe ndërsa Byroja Kombëtare e Hetimit dhe reforma në drejtësi, (megjithë skepticizmin se kështu si po gatuhet nuk dihet sesi do funksionojë), ishin drejt miratimit të fundit, Berisha e përmbysi kazanin njësoj si kapot e jeniçerëve rrëzonin kazanin si simbol i rebelimit ndaj sulltanit.

Sali Berisha i bëri thirrje presidentit të Republikës Bujar Nishani, asgjë më pak sesa të shkrijë parlamentin.

Thirrja, e komentuar dje gjithë ditën, tingëllon dramatike: në çdo vend normal, populli dhe opinioni publik do ishin në alarm; por komentet më së shumti kanë qenë komike.

Se sa takat ka një kryetar shteti i zgjedhur me 73 vota sekondën e fundit, (pasi dy kandidatë u rrëzuan, njëri si u pompua mirë e mirë dhe tjetri teksa ishte rrugës për të bërë betimin), kjo është larg mendsh.

Më besueshmëri do të kishte kjo thirrje, po t’i drejtohej fjala vjen, kryeprokurorit, që është zgjedhur me më shumë vota (me 75). Por për Berishën nuk përbën diferencë; edhe sikur i vetmi njeri i tij në administratë të ishte një specialist midhjesh e peshku, ai atij do t’i kërkonte solemnisht të shkrinte Kuvendin.

Por çfarë tregon ky zhvillim i djeshëm? A është Berisha vërtet i frikësuar se BKH dhe drejtësia e reformuar do godasë atë të parin, ndaj mori kthesën 180 gradëshe? Gjasat e kësaj hipoteze janë shumë të pakta.

Por reale bën vaki të jenë konkluzionet që ai nxjerr nëse do miratohej kjo çyryk-reformë. Do kuptonim se Lulzim Basha bën edhe pa të, dhe kjo është e palejueshme; se djemtë e gocat që ai ka sjellë në PD duhet të marrin mesazhet se vendimet i merr po ai, dhe asgjë nuk ka ndryshuar.

Dhe pse jo, Berisha nuk dëshiron t’i japë mazhorancës as kënaqësinë estetike të kalimit të një reforme të gatuar “me kaq mundime” e vajtje-ardhje, pavarësisht se sa efikase do të rezultojë.

Prandaj, ai vendos ta bëjë edhe më karagjoz se ç’është, kryetarin që vuri në PD. Ta nxjerrë qartaz çirak të tij siç është, presidentin e Republikës. Dhe t’u japë të kuptojnë hierarkëve të rinj e më pak të rinj të partisë, se mund të lodrojnë me sasinë e lirisë që u ofron litari që ai u ka lidhur tek këmba. Mund të bëjnë sikur negociojnë, sikur debatojnë, ofrojnë alternativa, pra sikur bëjnë politikë, derisa ai të mos ketë tërhequr konopin.

Doktori njihet tashmë për aftësinë e tij të organizojë puçe, të mëdha e të vogla, dhe të akuzojë për to gjithkënd tjetër.

Ky i djeshmi, ishte një fakt një tjetër puç ndaj PD-së si parti, i maskuar si alarm ndaj këtij Kuvendi që “bën puçe”.

Duket edhe puç ndaj ambasadorit Lu që u rropat duke shkuar në zyrën e Berishës. A thua do jetë zënë pa mendje nga ky reagim?

Alqi Koçiko March 25, 2016 00:24
Komento

20 Komente

  1. Arben March 25, 00:44

    KUR DO TE VIJE DITA TE SHOHIM NE BURG, DHE PASURIA QE U KE VJEDHUR SHQIPETAREVE TE NA KTHEHET PRAPE.

    Reply to this comment
    • ben tirona1 March 26, 14:50

      Jo vetem ate ,por te gjithe kete brez maskarenjsh politikanesh te te gjitha kraheve,bile edhe ca gazetare dhe gazeta servile dhe bythelepirese.Cdokush mund ta gjej vete veten,or Alqi!Kur do te qerohen keta plehtra te majte dhe te djathte,te korruptuar dhe mbeshtetur nga njerez injorant,qe sakrifikojne veten per “lavdine e ekipit” qe mbeshtesin.Kur do te vine ata njerez te rinj ,te pakorruptuar,te ndershem dhe te sjellshem,qe me te vertete do te bejne dicka te mire dhe te drejte per ate vend.

      Reply to this comment
  2. Hani pak mos hani shume m.... March 25, 02:47

    Pushtetatret dhe Drejtesia eshte e pamundur te vere para ligjit dhe pergjegjesise nje kriminel, tradhetar, hajdut dhe qe mban ne vete te gjitha poshtersite e kesaj bote si shpellar qe eshte. Duhet te nderhyjne qytetaret me te drejten e mbrojtjes se dinjitetit te mekembur dhe atdheut te shitur e te tradhetuar, me guxim per telidhur kete skisofren halabak, apo te dale nje “Avni Rustem” dhe t’i cpoje kafken para SHQUIP-it, kjo eshte e vetmja menyre zgjidhje, per Adolf Berishen..

    Reply to this comment
    • Labi Vlore March 25, 10:13

      @Hani.Berisha i ka ditet e numeruara.Do shkoje ne burg me patjeter dhe tej c’do dyshimi.Ti thua qe duhet nje A.Rustem ta ekzekutoje fizikisht!!Jo zoteri i nderuar,sepse ne kete menyre qente e tij do i ngrejne bust ne Sheshin Skenderbej dhe do e shpallin Hero.Sali Berisha duhet hetuar,gjykuar dhe ne fund denuar nga institucionet e shtetit Shqiptar..Ne kete menyre,askush nuk e ben dot Hero,ngaqe renia ne qesharake do ishte e pashmangshme.Prandaj dhe Reforma ne Drejtesi duhet votuar edhe nga PD-ja,qe mos te ankohet neser per drejtesi te politizuar.Duke u bere nje Reforme nga te gjithe krahet politike,askush nuk ankohet dot per kapje te saj.Sistemi i Drejtesise ne Shqiperi duhet vendosur me dakordesine e te gjitheve ne menyre qe te veproje njesoj mbi te gjithe,duke filluar nga hajduti i pulave te fshatit deri tek agjenti UDB-se,Sali Ram Berisha.Ky duhet te jete shteti qe duhet te ndertojme me patjeter.Sa per Saliun,moski asnje merak.I eshte prere flete-arresti qe me 21 Janar 2011-te.Arrestimi,gjykimi dhe burogosja e tij eshte thjesht ceshtje kohe.Po e theksoj.Duhet gjykuar dhe jo ekzekutuar.Nuk ka ekzekutim me te madh per te sesa denimi nga nje gjykate me vendim te formes se prere.Nje vendim gjykate i formes se prere,do ja priste gjuhen duke mos e lejuar te shpalose asnje lloj justifikimi.Ky do ishte ekzekutimi me i madh per te!!

      Reply to this comment
      • Alban__2016 March 25, 18:54

        @ Labi Vlore Nuk e di se kush je por menyra jote e te shprehurit eshte me shume se sa intelektuale dhe perendimore. Do ishim me fat sikur kryeministri i vendit te fliste me fjalet e tua. Do tu jepte shume shprese Shqiptareve dhe do te fitonte thelle ne votime pa pas nevojen e Ilir Floririt.

        Reply to this comment
    • Claus March 25, 16:08

      Alqi,me vjen keq vella qe po i sherben nje klike korrakesh ne pushtet,qe rrahin gjoksin si te krishtere e prishin kishat tona stergjysherore(si ate ne Himare).
      Saliu sali eshte,por te pakten eshte i sinqerte ne qendrimet e tija,e jo si keta korraket ne pushtet qe shtiren si kristiane,porqe ne shpirt e zemer jane muhamedane turkomane hajvane

      Reply to this comment
      • PO,PO March 25, 21:32

        Ju prishen garazhin veglave qorre te athines , njerezve me te neveritur , dhjake mercenare te Kishes Greke .
        Ngushellime per garazhin , z. Klaus !

        Reply to this comment
  3. prangat ... plumbi ose shutupalqi.. March 25, 04:05

    Pse zoteria Alqi provokon kaq keq ne kete artikull ??

    Analizojme vetem fjaline e parafundit sikur ” berishi po i ben puc ambasdorit amerikan”.

    Shkojme prapa 5 vite kur pseudo-ambasdori atehereshem Arvizu fix ne 1 vjetorin e masakres 21 janarit lajmeroi me ‘Daulle” se po vinin ekspertizat e FBI…pra po vinin prangat e Berishit..

    Cfare ndodhi me tej ??

    Pas nje “gezimi” popullor Berishi arriti sa te fshije Bythen me keto ekspertiza..

    Te njejten gje beri dhe kur e akuzoi NY-TIMES per gerdecin dhe saliserbi i tha Leter Higjenike gazetes simbol te shtypi amerikan.

    Pra pse nje malokar ish morracak nga bjeshket e nemuna te tropojes ka vene perpara dhe po ja ben Tete me Dy Amerikes ?

    ***
    Nje nga aresyet eshte se ai di shume “DIRTY JOB” te dipllomateve dhe sherbimeve inteligjente sidomos ne kohen kur ato erdhen nga Beogradi..

    Vetem skandalin e ARIT SHQIPTAR TE LONDRES 1993 ti kujtoje berishi Rajersonit ky i fundit menjehere e mbyll sqepin..

    Vetem skandalin e 300 miljon dollareve ti kujtoje Berishi ambasdores MR dhe te interesuarit mbyllin sqepin..

    Vetem skandalin e municjnit shqiptar mbi 10 miljard dollare plus gerdecit ti kujtoje berishi Tom rixhit..ky dhe podestat mbyllin squpin

    Vetem skandalin e vrasjes mafjoze dhe mbulimin qe i beri ai prokurori i virxhinias e mbyllin gojes shume kepuce kuq ne amerike..dhe e mbajne berishen me “kimet” se ja plas bombat me siper ..

    Por ajo qe e siguron me shume eshte tropojani Elez Biberaj qe eshte ne nje fare menyre sali berisha amerikes..dhe akoma mbahet nga “strateget” amerikane si kujdestar apo si “mekembes mbreti”

    ***
    Por le te njihemi me grupin anishqiptar te Tropojes

    Elez Biberaj.

    Ne kohen qe njerzit e tij qe u arratisen ne vitet 50 ne Jugosllavi ishte e modes qe per te mos kthyer mbrapa Rankovici duhej qe I arratisuri te vriste ndonje kufitar apo ndonje kuader ushtrie apo partied he ka dyshime qe ka ndodhur dicka e tille.Por ajo qe e ben kete antishqiptarin me te madhe ishte se u be promoter I dekomunistifikimit ten je kufome dhe kurre nuk foli per pajtim kombetar ose investime nga amerika.

    Sali Berisha
    Eshte e kote qe te flasesh per kete monster pasi Athina & Beogradi ate qe nuk e arriten per qindra vjet e arriten duke “kenduar” kunder komunizmit…Nuk ka litar,oqean dhe fuci bitumi te laje krimet e tij.

    Mehmet Elezi.
    Nqs se ka dy gjera qe urrej enver hoxhen eshte se zbuti keto kafshe si Mehmetelezi duek I prure ne tirane..dhe I coi korentin te shpia ne gop te somes deh sot nuk paguajne energjine e xhaxhit.thjeshte nje nga figurat qe emeton ndyresi

    Azem Hajdari
    eshte kryemostra e demokracise se kaloi nga sigurimi shtetit ne banden antishqiptare te elez biberajt dhe me vone ne mafjene droges dhe armatimit..nje felliqeisre qe ershi nga rruga dh u VRA SI QEN RRUGESH.

    Abedin Mulosmani.
    Ne historne e tij “atdhetare” dikush ka shkruar nje hara-kiri per te:””””Ne vitet 60’ kreu nje akt heroic duke prere kabllin e nderlidhjes qe kalonte ne Adriatik midis shqiperise dhe italise ne fund te detit…””” eshte cmenduri te mendosh qe nje person te kryeje kete akt terrorist pa patur mbeshtetje nje shtet te fuqishem..le te kuptohemi..nqs do kishin vrare psh enver hoxhen ose te pakten tentative per atentat do ta quaja hero

    Besnik mulla Mustafa
    Ky kelysh I institutit te marksizem leeninizmit u be nje morr I islamikeve ne shqiperi..eshte fatkeqesi qe “intelektuale”: qe kishin talent vetem per ti kenduar enverit dhe qe aksidentalisht kishte mbaruar gjuhet e huaja e bene ambasdor…Kam lexuar nje tregim te tij “:Nje kafe turke ne selanik” dhe tregimet e “gjyshit te tij” duket qe eshte tipik INTELEKTUAL IDIOT…fakti qe e perzuri me shkelma brerisha si minister te jashtem para ardhje bushit dhe heshtaj e tij FLET SHUME

    MAL BERISHA.
    Per fat ky eshte nnje aliazh I TROPOJANO-LACJANIT…nuk ka lacjan qe nuk e di se ky ishte nje hafile sigurimi dhe bythlepiresi me I madh I PPSH te asaj kohe…se cfare ka bere duhen rroman ti tregosh..por Fakti qe eshte akoma ambasdor ne Londer qe edhe pse ka poshtruar zyrtarisht kryeministin (fallco) Edi Rama dias here tregon se tropojanet jane ato qe bejne ligjin ne shqiperi sa te jene gjalle dy “doktorret” Saliu ne Shqiperi dhe Elez biberaj ne Amerike qe jane antishqiptaret me te medhenj ne historine e shqiperise..

    ERZEN BRECANI
    Nuk ka bere vaki ne globin tosor qe nje ushtarak I larte policie te shkruaje keto DELIRIUME
    Nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani bën thirrje për rrëzimin me dhunë të Edi Ramës, të cilin e quan edhe hitler
    Përshëndetje liderit historik të shqiptarëve, doktor Sali Berishës. E duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish deri sa të largojmë pinjollët e komunistëve me në krye Edvin Ramën, ta largojmë këtë Enver të dytë. Ne që dikur studentë të ‘91 shembëm diktaturën enveriste, do gjejmë forcë dhe optimizëm, do të ngrihemi të tërë së bashku me rininë që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët,” shkruan Breçani

    Ja vlen dhe nje here te themi se kush I beri varrin shqiperise dhe vete tropojes tyre

    Pse duhet arrestuar Sali krimineli ??

    PSE NUK FOLI KURRE ELEZ BIBERAJ PER KETO KRIME HITLERIANE TE BERISHES

    4000 mije te vrare ne 1997
    – operacjoni I shikut per te pushtuar jugun 1997
    – pushtimi I shtetit ne 14 shtator 1998
    – vrasja e 4 protestuesve ne 21 janar krim fashist
    – holokausti I gerdecit nga bossi shkelzen berisha
    – vjedhja e rruges kombit gjysem miljardi dollare
    – sabotimi I UCK
    – furnizimi me nafte te Milloshevicit
    – shitja parcjale e detit jon (tradheti e rende kombetare)
    – fronezimi janullatosit
    – lejimi I varrezave te ushtareve gerk sipas vorio epirit
    – genocide ndaj haklajve
    – zhdukja e remzi hoxhes
    Pra vetem me keto 13 krimet e mesiperme nga rromani I monstuoziteteve te tij ne cdo vend te botes do ishte ose ne burg te perjetshem ose I egekutuar.
    Pra pse e mbron kete kriminel amerika dhe europa kur jane te dokumnetura me letra ,dokumente dhe video ??

    ***
    Pra zoti Alqi ti thuash berish-kriminelit Pucolog eshte nje perkedhelje per te..

    Me thene te drejten Berishi eshte kriminel dhe duhet pergezuar se nje sere krimesh i ka pranuar si autor…pra ki vemendjen…BERISHA ESHTE KRIMINEL POR JO FAJTOR

    Fajtore jane:

    1-Edi Rama qe tradhetoi ne menyre kozmike verdiktin e 23 qershorit 2013 duke u kthyer ne nje kale germuc qe meriton vetem perbuzje dhe mallkimin e jetimeve te 21 janarit

    2-Donald Lu qe jo vetem po shfaq nje performance antishqiptare por me shume anti-amerikane qe nuk do shume koment.

    3- Jane mediat shqiptare qe i kane kthyer gazetet e tyre ne mjete argetimi dhe biznesi mediatik me ZERO frymen e atdhetarise…

    per pucistin pranga ose plumbi..dhe jo keto barcaleta me donalder dhe alqer…

    Reply to this comment
  4. DASH CUBAKU March 25, 08:40

    po ky eshte jo puçolog por nje monster qe as amerika nuk e din me ke ka te bej me puçolog apo kriminel si karegjiçi por amerika ç far ka mbjedhur do korri kete do e shofin se kush eshte sali berisha
    1997 -3000 te vdekur
    2008 -26 te vdekur
    21 janari -4 te vdekur
    amerika pret qe saliu te fusi popullin ne lufte civile
    ju uroj rrofte podesta dhe
    lul grekofoni hajduti

    Reply to this comment
  5. N. VJOSA March 25, 09:06

    Pse çuditeni?…
    Eshte me se normale qe Saliu te permbyse Kazanin dhe Shqiperine sa here ti doje Menderja….!
    Çfare pritet nga nje Superkriminel?!..
    Qe te kerkoje Reforma dhe masa te denohet?!…
    SALIU ,
    SI ALKAPONE
    DUHET ARRESTUAR NE SALLEN E PARLAMENTIT
    DHE JO TE LEJOHET TE HEQ PER HUNDE KUVENDIN DHE SHQIPERINE…
    JEPI SALI, FORCA SALI…!
    SHKRIJE PARLAMENTIN DHE HAJDE PRAPE NE PUSHTET…
    SHKRIJE
    FARE
    SHQIPERINE…!
    SA JETË SHQIPTARESH
    KE SHKRIRË DERI TANI?!…

    Reply to this comment
  6. sepse March 25, 11:23

    A ka me burra trima si Avni Rustemi Shqiperi?
    Pse rame kaq poshte?

    Reply to this comment
  7. perkthyesi March 25, 11:46

    D!ta e arrestimit te ketij kanceri politik, do jete cliirimi i dyte i Shqiperise!

    Reply to this comment
  8. Konica March 25, 12:37

    Po keta e lene vete jashte ket berishe skizofrenin..se me lul mashtrusin , berishe malokun dhe keta ushtaret e tjere bythlepiresa pa karakter e pa personalitet Rilindja eshte gjithe jeten ne pushtet..

    Reply to this comment
  9. Jimi March 25, 12:51

    E ke e genjen mendja se ndonje dite qoftelargu do te ishte dakord e do te firmoste draftin per reformen? Absurditet! Cudia nuk qendron ketu, por tek maxhoranca qe edhe pse pas gjithe bemave e gjemave te qoftelargut, vazhdon te besoj se ujku u be dele, edhe sot e kesaj dite beson ose ben sikur beson tek diplomatet e huaj e sidomos tek perfaqesuesi i kompanise lobuse Paton Bugs ambasadori Lu!
    Kete monster vetem huri e bie ne islla!

    Reply to this comment
  10. gegetoske bashke March 25, 13:16

    Ai kurre nuk do te shkoje ne burg……..
    Ai ka perkrahjen e pafund te Lilos, te Gjatit dhe te gjithe funderinave te tjere qe llapin gjithe diten kunder KRIMINELIT dhe gjithe naten shijojne te mirat qe kane vjele ne kohen e KRIMINELIT….
    Do te rrojme dhe do te shikojme…
    Te gjithe ju qe mendoni se ai do te denohet…..akoma jane ne gjume.Kur te zgjohen do te me japin te drejte.
    KUPOLA E MADHE eshte bashkepunetore e KUPOLES ! Tung gjumashe !!!!!!!!

    Reply to this comment
    • Tartufi March 25, 16:28

      Problemi i madh eshte tek trute e kokes se gjumasheve,
      qe shikojne endera me gjyqe dhe varje ne litar!!!!
      Ky popull i dores se fundit te Europes,keshtu ka enderuar
      terre jeten e tij,,, ky popull ka vendosur banditin mbi koken
      e tij e me pas ky popull enderon te varet banditi.

      Reply to this comment
  11. "Horri i Bulevardit" March 25, 14:10

    Saliu ka imunitet dhe duhet ngritur byroja e hetimit, duhet bere reforma ne drejtesi.
    Dakort, po presim, megjithese durimit, po i vjen fundi.
    Po Shkelzen Berisha, cfare imuniteti ka, qe nuk merret nen hetim, me ceshtjen Gerdeci?!.
    Po Argita Berisha Malltezi, pse nuk merret nen hetim, kur ka nje denoncim direkt nga biznesmeni pakistanez, me shtetesi suedeze, per aferen 3 milione euro?!.
    Ne qofte se edhe keta, smund ti denoje kjo drejtesi, atehere duhet te nxirren te gjithe te burgosurit nga burgjet dhe te presim reformen ne drejtesi, per tu denuar.
    Skam pare dhe as degjuar, qe hajdutin dhe kriminelin, mos ti denosh, se spaske ligjin gati, po ata qe jane denuar tashme, me cfare ligji i keni fenuar?!, apo ngaqe sjane pjella e Saliut, ata mund te denohen.
    Enver, na fal, te rame ne qafe, na fal dhe na e bej hallall, se kujtuam se do shkojme ne Europe me by..e.
    Na fal Enver, se para ligjit ne kohen tende, i shpetonte shurra ne breke edhe kryeministrit e ministrit, drejtorave dhe sekretareve.
    Ne kohen tende, ligji ishte njesoj per te gjithe, biles ata qe kishin marre persiper te benin politiken, ti i coje ne saterr, sot kur i ngrehet avokatit, gjykata ste denon, por te nxjerr te pafajshem.
    Ne kohen tende, kur hetuesia merrte vendim, skishte burra, te tregonin perralla se smora njoftim, sic bente Lulja.
    Enver na fal, te rame ne qafe dhe zoti na ndeshkoi.

    Reply to this comment
  12. E po kjo pune! March 25, 14:52

    Haleja president se e meriton ta quash keshtu si sillet, ben mire si kreu i sherbimit te sigurise te therrase per sqarim halene e PD qe beri takim me lobin grek!!!!! Si eshte kjo pune! Kryeministri ne hije takon antishqiptaret!!! Ai qe mund te marre ne dore celsat e vendit i ben temena lobeve antishqiptare!!! Pastaj te merret mavria me punet e parlamentit se dhe aty e ka ndritur fare se vazhdon pa droje te jete cirak i sales

    Reply to this comment
  13. Bejdo Bejdushi March 26, 16:33

    PESHQESH I SE KEQES , MBETET PER SHQIPERINE , KY PUCOLOG I RREZIKSHEM !

    Reply to this comment
  14. Bejdo Bejdushi March 26, 16:37

    Nje peshqesh i se keqes per Shqiperine , mbetet ky puçolog i rrezikshem !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*