Puigdemont nuk ekstradohet

July 19, 2018 17:48

Puigdemont nuk ekstradohet

 

Lideri i separatistëve katalonjas, Carles Puigdemont, rrezikonte të ekstradohej nga Gjermania, pas vendimit të gjykatës, jo për rebelim, por për keqpërdorim fondesh. Por kjo nuk pritet të ndodhë më.

Gjykatësi përgjegjës në Gjykatën e Lartë të Madridit, Pablo Llarena ka vendosur të tërheqë urdhër-arrestin europian për ish-presidentin rajonal të Katalonjës, Carles Puigdemont.

Gjykata e Landit Schleswig vendosi para një jave, se Puigdemont mund të ekstradohet në Spanjë, por vetëm për dyshimin e keqpërdorimit të parave publike dhe jo për rebelim, akuza kryesore e drejtësisë spanjolle. Gjykata gjermane do të vendoste shpejt për ekstradimin.

Në deklaratën e Gjykatës së Lartë të Spanjës theksohet se vendimi i Gjykatës së Landit gjerman, e minoi punën e gjykatësit Llarena.

Gjykatësi spanjoll akuzon drejtësinë gjermane ndër të tjera për “mungesë angazhimi”. Por Llarena heq dorë nga dërgimi i çështjes për Gjykatën Europiane të Luksemburg.

Puigdemont në vjeshtën e vitit 2017, në vazhdën e një referendumi për pavarësi, u vendos në Belgjikë. Në kthimin nga vendet skandinave ai ndalua në 25 mars në landin Schleswig-Holstein.

a.s/dita

July 19, 2018 17:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*