“Pula shkakton kancer”, përfundimi i habitshëm i studimit të Universitetit të Oksfordit

September 11, 2019 00:06

“Pula shkakton kancer”, përfundimi i habitshëm i studimit të Universitetit të Oksfordit

Të hash pulë do të thotë t’i shtosh vetes rrezikun për t’u prekur nga një lloj i rrallë kanceri i gjakut dhe nga kanceri i prostatës te meshkujt.

Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Universiteti i Oksfordit.

Studimi vëzhgoi rreth gjysmë milioni britanikë për një periudhë prej 8 vitesh (2006-2014). Dieta e tyre u analizua së bashku me sëmundjet që këta persona vuajtën gjatë kësaj periudhe. Nga këta, rreth 23 000 persona u prekën nga kanceri gjatë periudhës së studimit.

Shkencëtarët e Oksfordit vunë re se pula lidhej me rrezikun e kancerit në prostatë dhe të një kanceri që prek rruazat e gjakut.

Deri tani, mishi i pulës konsiderohej gjerësisht si një alternativë e shëndetshme e mishit të kuq.

 

l.h/ dita

September 11, 2019 00:06
Komento

4 Komente

  1. MH September 11, 00:47

    Mishi ma i mire asht mishi i gicit dhe i bagtive te imta.
    Yndyra e derrit asht shume here ma e treteshm se ajo e vicit.Mishi i ferligut (sheleget) asht nobel mish.
    Ushqimi i ardhur nga peshqit asht mjaft i mire sidomos nga pesha nen 2 kg. Sa ma i vogel peshku aq ma i shijshem asht.Krapi rreth 9 kg. nuk hahesh nga yndyra qe kishte.
    Per tu kuptue jap nji shembull,e reja e ka ne te thone shkodranet.Ashtu si njeriu qe cdo gja pozitive vlerson me rinin.Po kshtu dhe ushqimi nga sa ma siper asht ma i kendshem sa ma te vegjel te jene dhenet,derrat dhe bagetit e trasha.Kur kalojn cakun bahen faroca e nuk ka gja qe i han.PSh.Kastraveci faroc nuk hahet.Malcoret e bajne turshi sepse kshtu jane mesue.Kurr nuk me ka pelqyer mishi i puls.Asht si shtupe.dhe lekura te nveritet me yndyrn.

    Reply to this comment
    • L. Shtraus September 13, 14:16

      MH, gjeja qe peshku ka te vyer eshte yndyra. Imega 3 dhe omega 6. Ariu kur kap salmonet ju ha vetem lekuren se ato kane yndyren. Mishin e hane korbat.
      Dhe lekura e pules eshte konsideruar te kete yndyra te dobishme per njeriun.
      Te gjithe kafshet jabe te domosdoshme per marrjen e aminoacideve te pazevendesueshme , qe nuk mund te fitohen nga ushqimet bimore.
      Se fundmi nje studim tjeter thoshte we nese nuk hani mish dhe proteina nga kafshet keni rrezik te larte te semundjeve te zemres.
      Problemi i pulave, ashtu si gjithe kafshet qe mbahen ne fabrika, eshte se ato ushqehen me hormone, soje, nje lloj paste e prodhuar nga bluarja e lopeve dhe derrave, truri, lekura, te brendshmet..bluhen dhe perpunohem dhe ju jepen kafsheve..ose zogjte mashkull te pulave bluhen te gjalke dhe perpunohen dhe perfundojne ushqim per lopet.
      Ky lloj ushqimi krijon devijimet gjenetike, qe kalojne te njeriu.
      Ndaj eshte me fat ai qe ha mish nga natyra. Me fat ata qe kane bageti e i ushqejne me bar..dhe ata qe kane pula ne Shqiperi e i lene te bredhin baceve, te hane pula e veze sa te shqepen.
      Ndersa derri eshte provuar te shkaktoje probleme me prostaten
      Gjermanet ne L2 boterore qe ishin andej nga vendet arabe, nuk paten pothuaj fare te semure nga prostati..raste shume te pakta, krahasuar me regjimentet e vendosura ne vendet ku haej mish derri.
      Ndaj muslimanet nuk e hane, jo per bestytni..

      Reply to this comment
  2. valentina September 11, 10:52

    Derrat kerkojne tu shiten kelyshet.

    Reply to this comment
  3. Umor Ishti September 12, 05:25

    Une mendoj qe shkaku i vertete i kancerit eshte vete jeta!
    Te gjithe njeresit, ne momentin qe semuren nga kanceri jane, … gjalle! Me pas edhe mund te vdesin.
    Keni degjuar te semuren nga kanceri te vdekurit?!

    Jo mishi i pules te semur, jo po mishi i kuq, jo cigarja, …. Jeta te semur nga kanceri! Vdisni e bini rehat!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*