Vargjet e Arben Dukës

Hotolisht November 11, 2012 13:48

Vargjet e Arben Dukës

Kusarët s’kanë turp
Kurrë nga gjë e vjedhur

Se ç’ja thotë bilbili
Zog me zë të dredhur
Thotë se Luli Basha
Ka mandat të vjedhur

E vazhdon bilbili
Këngën në Golem:
“Ka mandat të vjedhur
Po s’e ka problem”

Prapë vazhdon bilbili
Me këngë duke bredhur
Kusarët s’kanë turp
Kurrë nga gjë e vjedhur

Luli s’ka problem
Del e flet krenar
Kokoshin e beut
Sikur paska vrarë

Se dikur kush vriste
Kokoshin e beut
Nga të gjithë nderohej
Si një burrë i dheut

Po Lulash’i vockël
S’e njeh burrërinë
Thjesht na vodhi hapur
Me xhaxha Salinë

Gozhdë më ka mbetur
Nga mendja s’më iku
Si ju fal bashkia
këtij qelbaniku

Ky është emr’i tij
Tjetër emër s’kam
Si ju fal Bashkia
Pa çak e pa bam

Gjykatën e mjerë
Llum për drejtësinë
Mund ta kishim mbytur
Vetëm me pështymë

Ata mund ta shpallin
Dhe një burrë me barrë
Si mund të pranohet
Një vendim i marrë?!

Kur gjykatësit janë
Krejt të korruptuar
Vendimet e tyre
Pse duhen zbatuar?

Nëse e vesh “ligjin”
Sala si çorap
Ai s’është më ligj
është një handikap

Është një handikap
Dhe lopët e dinë
Sepse ka në zorrë
Veç padrejtësinë

Që për mish bag’tie
Mos na shesin patat
Ngrini një gjykatë
për të gjithë gjykatat

Gjykatë për Gjykatat
Emrin le ta ketë
Të varet nga Bota
Jo nga ky m… shtet

Hotolisht November 11, 2012 13:48
Komento

1 Koment

  1. Niku November 11, 15:56

    shume e bukur dhe domthenese.Qofsh me shendet Arben Duka!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*