Punë e madhe, Ben…

Bedri Islami May 21, 2016 13:36

Punë e madhe, Ben…

 

Deputeti, ende, i Partisë Socialiste, Ben Blushi, në mbledhjen parlamentare të ditës së  enjte, informoi se shefi i bashkisë së Kavajës, Roshi, e kishte kërcënuar përmes një mesazhi, sms, në telefonin e tij privat. Ai, si duhet në këto raste, lexoi edhe disa rradhë nga sa i kishte shkruar Roshi i Kavajës.

Nuk e kam takuar kurrë kryetarin e Bashkisë së Kavajës dhe as kam biseduar ndonjëherë me të. Mund të jetë burrë i mirë, them kështu sepse e votojnë dy herë rradhazi, por edhe mund të mos jetë i tillë, pasi kam parë mjaft nga të zgjedhurit që bëjnë namin dhe dëshmojnë forcën. Mesazhi i tij drejtuar deputetit Blushi nuk më zgjoi asnjë lloj emocioni, edhe po të ishte i lexuar i gjithi nga Blushi, përsëri do të kisha pasur të njëjtin qëndrim dhe do i kisha thënë, “Punë e madhe, or Blush”.

Menjëherë pas  informimit që bëri Blushi, si është traditë tashmë në atë parlament fjalaman, ai u vërsul të gjithëve, sikur mbi kokën e tij të kishin rënë të gjithë rrufetë e botës dhe qiejt të ishin përmbysur. Ishte njëlloj sikur të kishte marrë një kumt të mirë dhe për këtë duhej shpallur edhe mesazhi, i gjithi në vrull, në pasion e më pas në tërbim.

Nuk e kam mendjen as tek qëndrimi që mbajti shefi i qeverisë ndaj çasteve nervoze të Blushit. Si duket, ai vetë, shefi i qeverisë, ka kaluar më shumë se sa kaq në jetën e tij politike, sa që inati i Roshit ndaj Blushit i është dukur një vogëlimë inatçore, që ashtu si nisi, me rrebesh, po ashtu edhe mund të kishte mbaruar. Edi Rama bëri gjënë e vetme që mund të bënte në këtë rast: nuk u bë pjesë e lojës politike përmes një mesazhi, sepse, si duket, e di të vërtetën se ata që të dërgojnë mesazhe të tilla, mos ki droje, se nuk bëjnë gjë; ndërsa ata që fishkëllejnë pas teje, nga ata duhet të ruhesh.

Ben Blushi është një politikan i njohur. Në diskursin e tij politik, prej më shumë se një viti, (në të vërtetë diskurs i tallazuar që vjen valë-valë), ai herë pas here ka pasur të drejtë dhe qëndrimi i tij ka qenë më shumë i së drejtës se sa politik. Është edhe shkrimtar i njohur, megjithëse, dorën në zemër, nga libri i parë tek i fundit, rënia e tij ndjehet shpejt. Por edhe kjo nuk është interesante në këtë ngjarje: një shef bashkie rëndon një deputet të Partisë së tij. Ben Blushi, si shkrimtar dhe njeri i letrave, duhet të dijë se shpesh herë më i keq është gërgasi se sa dorasi, dhe në fakt, kjo është politika e sotme. Askush nuk ka tagër të sulmojë në bllok gjithë një klasë politike e as një njeri të vetëm, nëse për të nuk ka fakte e prova, qëndrime juridike e politike. Askush nuk është në parlament për të bërë bilancin njerëzor; atë e bën tjetër kush dhe, nëse këtë e bën si një lojë politike, duhet të mësohesh me rregullat e saj.

Rama, si drejtues i forcës më të madhe politike dhe shefi i qeverisë ka gabimet, e herë herë edhe fajet e tij. Të marrësh në mbrojtje këtë është falsitet, por të abuzosh me këtë, duke qenë pjesë e saj, është më shumë se sa herezi, është degradim i vlerave. Ndoshta më e rehatshme është të jesh i larguar, anash ose përballë saj, ku ta mendosh më mirë, të synosh të ngresh vlerën tënde, qoftë edhe përmes një force politike, e kjo nuk bëhet duke shfryrë për një mesazh, sado i rëndë të ketë qenë ai. Shpesh herë shkaku është më i rëndë se sa pasoja.

Nuk u habita me Blushin si vlerë politike, por me qëndrimin e tij. Në atë sallë deputetë të njohur janë kërcënuar, e jo shantazhuar, drejt për së drejti, dhe Blushi e të tjerë, nuk janë dëgjuar. Dikur, ish shefi i qeverisë, Berisha, u thoshte deputetëve në atë sallë, se, “ua bëj fytyrën si shollë këpucësh”, dhe kjo është më shumë se sa një shashkë e Roshit. Dikur nga selia qeveritare shefi i sotëm i qeverisë është kërcënuar me eliminim fizik, dhe i është premtuar se mbi varrin e tij do të mbahet fjalimi më i bukur që është mbajtur ndonjëherë, dhe kjo, përsëri, është më shumë se sa një shashkë e Roshit apo një mllefosje e Blushit.

Një sms e nisur në drejtimin e tij është vetëm një sms. Që në momentin kur një deputet merr përsipër të jetë pjesë e përplasjes politike, aq më tepër, në të njëjtin grupim, ai duhet të dijë të vërtetën se do të ketë edhe të mllefosur daj tij; që në atë moment kur ke menduar se duhet të bësh autopsinë e një klase politike, pjesë e së cilës je, duhet të jesh i vetëdijshëm se do të kesh edhe mesazhe të tilla. Salla poshtë e politikës reflekton atë që përcjell salla lart e saj, dhe Blushi është në sallën lart.

Shembulli i politikës, duke u nisur nga e drejta për të shkuar drejt së zhdrejtës, duke filluar nga një e vërtetë për të ngritur një fasadë pavërtetësie, ende pa e ditur mirë se çfarë mban brenda e gjithë godina, është bërë ligj në jetën e përditshme. Një sms është një pikë ujë në detin e kësaj tallazie. Ajo që flitet në atë sallë dhe ku prej viteve, Blushi e shumë të tjerë, kanë heshtur, është e vërteta e politikës sonë. Sharjet, kërcënimet, rrahjet, dëmtimet, pistoletat në brez edhe në një miting paqësor, vjedhjet e harbimet, hedhja në erë e çdo mundësie për një mirësi, shantazhi dhe blerja politike, kalimi nga e majta në të djathtë dhe anasjelltas, shitja për pak gjë dhe blerja për shumë gjë, të gjitha këto, veç e veç e së bashku, janë tablloja e politikës sonë.

Politika jonë është aq agresive dhe mizore, sa që edhe filmat horror të duken si melodrama dashurie.

Blushi mund të kapet fort pas një sms-je të Roshit, si mund ta kishte edhe nga ndonjë tjetër, por politikë nuk mund të bësh me të. Me të mund të bësh një shfaqje politike, ku të duartrokasin edhe, sidozot,  kundërshtarët “politikë”, si Topalli – “kape mor prej zhelesh e qite jashtë atë njeri”; Paloka – “do t‘jua bëjmë si nuk e keni pa‘ kurrë”; Berisha, që të vret dhe të akuzon e pastaj të ndodh si me Haklajt; Ristani, etj etj; mund të ndodhë edhe me analizat e kolegëve, që shohin se si u rrudh Rama dhe çfarë bëri Rama, por qeverinë nuk mund të rrëzosh ashtu. Nuk mundesh sepse duke u bërë qaraman për një sms njerëzit llogaritin qetësisht se si mund të përballosh situata të tjera, tejet më të rënda, të cilat mund të të vijnë kur synon të kapësh pushtetin.

Nuk e di se si do të jenë gjërat në të ardhmen. Në udhëtimin e Blushit drejt një pylli të panjohur, tani për tani, Benin e shoqërojnë mjaft vetë. Disa nga inercia e harbimit ndaj Ramës, disa nga e drejta, disa për habi e shumë të tjerë si një kundërshti politike. Shumë nga ata që sot janë me të, një ditë, me siguri, do të jenë të larguar, sepse do të mbarojë shfaqja. Atëherë, si dikur, Beni do të jetë vetëm në pyll dhe, sado të këndojë “Partizani në luftë po shkonte”, do të ketë heshtje, sepse aty nuk kishte luftë dhe nuk do të ketë kundër kujt të luftojë.

Një kërcënim, Blush, më beso, është vetëm një zë në hapësirë. Shumë vetë, njerëz të politikës, kanë pasur shumë më tepër se kaq. Thuaj vetëm kaq, “punë e madhe”, dhe nëse beson se ke të drejtë, jo inat, nëse mendon se kjo është rruga dhe jo përplasja, atëherë bëj punën tënde.

Vetëm mos harro: Nuk bëhesh i madh dhe i njohur duke sharë, bashkë me Edi Ramën, edhe një strukturë prej së cilës ke ardhur në politikë dhe, të cilët, kur të kanë pranuar, mund ta kenë ditur të vërtetën se një fillim pëdëist nuk është kurdoherë një dëshmi serioziteti.

Një sms kërcënuese për Ben Blushin?

Punë e madhe!

 

Bedri Islami May 21, 2016 13:36
Komento

43 Komente

  1. Tarifaqi May 21, 13:44

    Loje e ndryre e Blushit dhe Berishes bashke me PS per te larguar Roshin, me lezet. Do e shifni si do iki Roshi, dhe sebepi eshte Blushi. Moza, aleatja e Benit, eshte thjesht, ajo qe tund dybekun.

    Reply to this comment
    • elio May 21, 20:46

      Loja e dikujt qe eshte ne minorance ne parlament nuk ka perse t’ju preke o militante…Eshte nje ze i vetem qe flet per kercenime, per krize, per paaftesi, per deshtim…Perse ju vjen kaq keq??? Apo e ndjeni qe shumica e votuesve tuaj jane me te…Desha ta dij nese c’fare do te bente ky Islami nese do ti bente dikush (me te kaluaren kriminale te Roshit) nje sms kercenues….

      Reply to this comment
      • Claus May 22, 08:07

        Ca verejtje per krahasimet e pavend te zotit Bedri.
        I nderuar zoteri,ne te gjitha parlamentet e botes,ka zenka,perleshje fizike madje,me grushte e shkelma;ndonjehere edhe me karrike e mjete te tjera rrethanore.
        Edhe ne Parlamentin tone,ka patur dhe do te kete,zenka,kacafytje fizike.
        Por,ajo qe ka ndodhur me Ben Blushin eshte gje tjeter.
        Eshte e njejta gje,qe ka ndodhur edhe me Strazimirin.
        Te dy keto,kane nje gje te perbashket: jane kercenuar,njeri,dhe qelluar tjetri,nga dy “te huaj”,intruso,per politiken dhe Parlamentin.
        Ben Blushi eshte kercenuar,jo nga nje koleg,sic tha turpshem zoti Ruci,por nga nje kriminel,nga nje “i huaj”,ne Partine Socialiste;i futur kontrabande ne parti nga Edi Rama.
        Gent Strazimiri eshte qelluar,jo nga nje koleg,por nga nje “i huaj”; i futur kontrabande ne Parlament nga Edi Rama.
        Pra,nuk jane kercenime,zenka apo rrahje mes kolegesh.
        Jemi ne rastin e kercenimit dhe dhunes qe dy kriminele,bejne ndaj dy deputeteve.Edhe pse kriminelet,par default,jane,njeri deputet e tjetri kryebashkiak.Kjo nuk ndryshon gje ne thelb.
        Zoti Bedri,permend ketu kercenimet e Berishes,Topallit etj ndaj deputeteve socialiste.Dakord.Por,jemi,gjithsesi,mes kolegesh.
        Nese ,bie fjala,Bashkim Fino apo Alfred Peza,do te kercenononin apo edhe qellonin me grusht deputete te opozites,ky do te ishte thjeshte nje scoop.Vetem kaq.
        Edhe nese Taulant Ballla,do te ngrihej dhe qellonte me grushta me Edi Paloken,edhe Sali Berishen po deshet,prape e njejta gje do te ishte.
        Por,eshte krejt e kunderta,kur kete e ben nje ,bie fjala,Arben Ndoke,Mark Frrok apo Armando Preng,sepse keta,vec emrin kane deputet,por jane kriminele.
        Po keshtu,edhe me rastin Blushi.Nuk po e kercenon nje koleg,por nje kriminel qe Rama e ka bere kryebashkiak.Prandaj,beri buje rasti i Blushit.Sepse,kush e degjon si lajm,e kupton ne kete menyre ate: Blushi u kercenua nga nje kriminel…
        Perndryshe,Blushi edhe mund te zihet me grushta e shkelma me Ballen,te shahen e kercenojne njeri tjetrin sa te duan,veq lajm qyfyri do te ishte;asgje tjeter.
        Kurse sa i perket qendrimit politik te Blushit ndaj kesaj qeverie,kritikave te tij,konstatimeve te tij,eshte shume e veshtire,per te mos thene e pamundur,qe te kundershtohet.Lum ju qe e kundershtoni!
        Gje tjeter pastaj,se c’ofron ai si alternative.Por, e perserisim,konstatimet e tij jane te sakta.Nuk ka teprime;bile kujdeset shume ne kete pike.

        Reply to this comment
  2. Paulsad May 21, 14:05

    Ne paqe tradhtaret falen,ne kohe lufte pushkatohen.Fate I madhe per Blushin.

    Reply to this comment
  3. Scott May 21, 14:14

    Po pune e madhe Bedri! Kur nje zyrtar kercenohet nga nje tjeter zyrtar? Po pune e madhe Bedri. Kur nje tjeter koleg i ktij zyrtarit kercenues kercenon qytetaren? Pune e madhe!
    Sahan – lepirsa Bedri?
    Po pune e madhe!

    Reply to this comment
    • Lleshanaku May 21, 16:26

      More skote! Pse nuk flet per kercenimet sharjet dhe baltosjet qe ka bere Sali Berishoviçi ne Kuvend kundershtareve te tij politike, te cilat kane qene shume e shume me skandaloze se ndonje fjale me teper qe i paska thene Roshi Blushit? E çe pastaj se Roshi, tek e fundit, iu pergjigj sharjeve qe Blushi ka bere ne adrese te tij. Pse nuk flasim edhe per kete? O njerez! Jini me te logjikshem!

      Reply to this comment
  4. TJ May 21, 14:15

    Shume e drejte Z. Bedri! Por ku e gjen te drejten Blushi te flase e sterflase kunder Roshit pa fakte! Pse duhet qe Blushi,kupto Berisha,duhet te fajesojne vetem Ramen! Rama per mua u tregua pragmatist te rezonte Berishen dhe e beri! Rama nuk ka vrare si Berisha! Nga dy te keija me e vogla eshte me e mira! Por me nje komunist konspirativ si Sala dhe me mbeshtetjen e disa shtetev armike historike te Shqiperise eshte shume veshtire ne nje kohe kur Meta eshte akoma ne politike! Pra Blushi ka marre te drejten e Berishes per te marre neper goje ke te doje! Edhe nje dru do t’i bente mire Benit! Por Rama nuk eshte Berisha ! Keshtu qe eshte me fat!

    Reply to this comment
  5. dashamires May 21, 14:36

    Dashamiresat e Rames duhet ti shpjegojne Rames se nuk ka rendesi kush i thote, por ka rendesi se ato c’far thote Blushi qendrojne nje me nje. Kjo e dallon nje dashamires prej nje servili.

    Reply to this comment
  6. Mark uk May 21, 14:38

    Kur te analizon nje spiun i ish sigurimit te shtetit dije se si jan punet.Po pse nuk y
    thue thenjenen e Rames kur tha ne parlament:Nuk keni par gje akoma.

    Reply to this comment
  7. Lion May 21, 14:58

    Paragrafi I fundit nuk tingellon mire pasi ka disa drejtues te PS te sotme qe kane ardhur nga PD ose partit te tjera te djathta.

    Reply to this comment
  8. Endri May 21, 14:58

    Ndjej nje lloj neverie kur nje k ashtuquajtur “intelektual” justifikon cdo bajge qe ben politika vetem per shkak te barrikades se ciles i takon. Nuk mungon sigurisht ne artikull dhe relativizimi. Ky i PS beri keshtu po dhe ai i PD beri ashtu. E keqja eshte e keqje pavaresisht nga cfare kane be te tjeret. Dhe per ta mbyll sigurisht nuk mungon dhe argumenti tipik: po te mbeshteti Berisha, Topalli, Paloka ajo qe ti thua nuk vlen me.
    Keqardhje per kete lloj eseje partiake qe e shesin per analize politike.

    Reply to this comment
    • PO QY...ORE ! May 21, 21:27

      Edhe ty Endri , te dime mire se kush je , se e ke dhene te qarte portretin tend Berishist , ne cdo koment . Ndaj , nuk te shkon fare , kostumi i analistit “asnjeanes” .

      Reply to this comment
      • Endri May 21, 22:45

        Ne rradhe te pare ti faleminderit qe me bere analist pa le pastaj “asnjanes”. Se dyti rrofsh qe me ke mbajt dhe pishtarin dhe me ke bere portretin “Berishtist” pavaresisht se une Berishen nuk e kam votuar kurre, por edhe po ta kisha bere sdo ndryshonte ate qe them une. Ti dhe soji yt militant si nga ana e PD dhe nga ajo e PS nuk do arrini dot kurre te mendoni jashte kornizave politike te ketij vendi te vogel me 3 milione banore, por skeni as faj. Aq dini dhe aq beni.

        Reply to this comment
  9. REZI May 21, 14:59

    Ti Bedri Islami meriton vlerësimin e atyre që vërtetë besojnë në demokraci. Analiza e bërë me argumentat bindëse, (jo vetëm në këtë rast) uroj të qetësojë ata që kujtojnë se bëjnë politikë për politikë. Lexojeni dhe do kuptoni se politika nuk bëhet me qaramanë dhe me njerëz që i japin vehtes të drejtën të shajnë por s’ju vjen mirë kur marrin të njëjtën monedhë. Respekt për ju Bedri Islami dhe gazetën Dita.

    Reply to this comment
  10. info analitike May 21, 15:02

    Bedriu i qenka bashkuar korit te Chiuauave me ne krye Ballen e Bracen. Me sa duket Bedriu nuk leviz asnje mm nga pylli i militantizmit partiak. Partia mbi te gjitha sic e ka mesuar xhaxhi enver. Bedriu preferon apologjine partiake ne vend qe te guxoje te shprehet nese akuzat e Blushit qendrojne dhe nese jane te verteta. Ne kete menyre ai po sillet njesoj si dikur militantet berishiste qe i turreshin si kope cdo zeri kritik..

    Reply to this comment
  11. korçari May 21, 15:15

    O Mark UKU paske dale nga shpella ? Po vjen behari ndryshoje oren se te ka ngelur 40 vjet prapa

    Reply to this comment
    • VANDALET E SHQUP-it May 21, 21:36

      Jane disa veta qe punojne me oren e meridianit te Vicidolit ,jo vetem Mark-bishe-Ujku , por edhe Info – analileshi , nje fare Ramy, nje tjeter Claus , e ku di une , por qe nga llogjika dhe identiteti jane si vellezerit siameze me Turkofagos , bile me te njejtin mision .

      Reply to this comment
    • gjëmbi May 21, 23:01

      E ke qarë analizën Z Bedri. I ke dhënë një leksion të mirë Blushit, po të ketë mend le të mësojë. Qytetarë janë të kërcënuar për vehte dhe ti Blush dhe shokët e tu prej 25 vjetesh nuk ke dashur ta dish. Blush je konsumuar nuk ta shohim dot fytyrën, na ler në hallet tona.

      Reply to this comment
  12. A.GRAMSH May 21, 15:41

    ISLAMI PO TE MBARON BOJA!?
    -Si gazetar i vjeter a e pranon qe 25 vjet jemi pa shtet?
    -Si gazetar i vjeter a e kupton qe nuk funksionon asnje nga 4 pushtetet qe jane shtyllat e shtetit?
    -Si gazetar i vjeter a arrin ta kuptosh qe 25 vje ky vend ka ngelur pa baze ekonomike e pa emer te ‘sistemit ekonomik’!?
    -Si gazetar i vjeter a e ke te qarte qe ‘politika eshte shprehje e koncentruar e ekonomise’?
    -Si gazetar i vjeter sa me siper a e ke te qarte qe ish Shqiperija nuk mund te quhet me e tille se shqipetaret kane ikur dhe zevendesuar nga ‘salisjanet’

    -Se funi po qe se je i qarte pas 25 vjetesh per sa me siper duhet te arrish ne konkluzionin qe KRRIMINEPET dhe ANTISHQIPETARET qe e katandisen kete vend ne kete ‘DEREXHE’ nuk e ka ne emrin vetem BERISHA,por edhe BLUSHA, nuk e kane vetem emrin LIKE por edhe Blusha, nuk e kane emerin vetem NANO por edhe BLUSHA, nuk e kane vetem BODE,por edhe BLUSHA,nuk e kane emrin vetem BASHA por edhe Blusha,nuk e kane emrin vetem Biberaj por edhe Blusha,nuk e kane emerin vetem Busha por edhe Blusha nuk e kane emerin vetem ram Karabusha por 25 VJET DINASTIJA BERISHA-BLUSHA!
    Pyetja:Kaqe poshte ke rene qe nuk ben informacion per popullin por po kthehesh ‘gazetar’ oborri sikur te mos na mjaftonin 25 vjet mender ‘FEV ZINJTE?!?

    Blushat bashke me berishat ne cilin vend te Ballkanit populli do ti dergonte ne gjyqin e Hages!

    Reply to this comment
  13. sallakja May 21, 15:54

    Nje deputet kercenohet live.
    Ky qe quhet Bedri Islami, thote: pune e madhe.
    Ore Bedri, po cila eshte pune e “vogel” per ty.
    kur te dalin pistoletat ne parlamente ? Apo edhe atehere do jete pune e madhe se na paskane dale edhe me pare e nuk eshte gje e re.
    Une jam i sigurte qe Bedri Islami po te dije me shume?
    Do thote me shume. Por per momentin kaq di e kaq thote
    E keqja e madhe eshte se nuk i thote ne bar duke pire kafene, por ben artikull ne gazete.

    Reply to this comment
  14. Lirindesi May 21, 16:12

    Shkrim i turpshem dhe qe te ofendon inteligjencen. (Pervec ca militanteve kuptohet).

    Reply to this comment
  15. ALBAN DEGA May 21, 16:46

    BENI S’ECEN VET…
    FAKT…. JO OPINION !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    …Kurre nuk ka ecur vete!
    Ka ecur me koken e Gjyshit….
    me trurin e Babait…
    Me guximin e Lesit
    Me patericat e Nanos!
    Me votat e se Majtes!
    Me tolerancen e Rames…
    E vetmja gje e vetvetes…
    Show mediatik i Blushit!
    ” NA E CAU TRAPIN”
    eshte bere teper bajat!
    Shfaqja e Benit deshtoi
    Total Failure, thone Amerikanet
    Disfate e plote!
    … Enough it’s enough!
    …. Boll me …..
    Ka mbetur cun mamaje
    … Ben Blushi s’ecen vet!

    Sent from my iPhone

    Reply to this comment
  16. shqipe May 21, 17:13

    Te lumte Islami,Je nder penat me te mencura. Plast,cilido qe ben shurdhin,te verbrin…

    Blushi?

    Duhet falur,madje dhe duhet te na vij dhe pak keq per te! Sepse, te gjithe e dim’ tashme, qe Blush ziu vdes per nje cickerr magazinjer!…

    Reply to this comment
  17. A.GRAMSH May 21, 17:56

    NE PARIM E NE DEMOKRACI…….
    Roshi ka imunitet se eshte zgjedhur direkt nga POPULLI ashtu si edhe Mziu ——-Blushi dhe Bode jane emeruar 25 vjet per te shkerdhyer shqipetaret kAmentuesit e veçanerisht ‘gazetaret’ dhe gomaret—-NGA BANDA NENE PARTI!Blushat ne gjyq si Berishat shkalla e denimit tjeter gje!

    Reply to this comment
  18. Jevi May 21, 18:49

    Kur mospajtimet ne familje i gjykon gjitoni me mire ndau nga ajo familje.Beni mendon se ai ka vetem te drejte por e drejta eshte prone e seicilit dhe vetem shumica kur vendos
    ka te drejten mbi te gjithe.

    Reply to this comment
  19. Kadri May 21, 18:59

    Poo

    Reply to this comment
  20. Lpl. May 21, 19:25

    Islami ji kokrra anadollakut komunist vete dergimi i mesazhit ne ate menyre eshte kercenim te kishte dale ne medja dhe ti ishte pergjigjur Blushit .Blushi ka thene te verteten ai me prostitucjon e droge eshte marre ky e pranoj edhe vete kur beri vetdeklarimin .Habi me ju doni te broni kriminelet vetem se i ka per zemer Rama ju jeni si puna atyre qe pehen tifoze nga shkon futbollisti i zemres jo nga ekipi .Kjo eshte semundje Shqiptare besojne ne njerez e jo ne vlera njerzore dhe per kete gjendemi ku jemi se kemi idhull njerezit i konsiderojme si Zoti te Krishteret Evropjane e kane rrezuar mitn e individit kultin e njeriut Zot kurse ne Shqiperi sa marrin pushtetin fillon e i duket vetja si Zot pastaj kur rrezohet krijon dem te pariparushem se dashje pa dashje shteti eshte krijuar me kete mit edhe shteti bie pernjehere me te .Ne kemi Zogun Enverin Berishen Nanon qe ra shteti bashke me keta edhe Rama keshtu do bjeri me gjithe aparatciket e tije e propaganden e tije sepse njerezit do zhgenjehen se zhgenjimi eshte i pashkmankshem eshte prove historike .Ai udheheqes qe nuk krijon kult bie ai por jo shteti por Shqiperia paska shume fudulle por eshte edhe nje gje tjeter mungesa Krishterimit qe pjell krenare e budallenj kaq shume .

    Reply to this comment
  21. Ekonomist May 21, 20:04

    Blushi thote te verteta fshikulluse per nje Rame te pa afte ne qeveri. Se ka Brace Balla Bedri kunder kjo i ben nder atij. Qeverisja e pa afte nga te pa afte mbrohet si keto 3B-Group.

    Reply to this comment
  22. Ramiu May 21, 21:05

    E lashe leximin pas shprehjes “Pune e madhe o Blush”…. Ne komente lexoj jo Berisha ka bere kete e ate… Jozefina etj… etj…
    Standarti i vlereimit te qeverisjes se sotme ka arritur ne ate fare niveli sa qe thuhet: keta nuk jane vrases apo aq te korruptuar sa pushteti I Berishes. Eshte njesoj kur ne ishim vendi me i varfer ne Europe krahasonim rritjen ekonomike socialiste me kohen e Zogut….. Te jesh i zgjedhur dy here apo me shume nuk do te thote se je burre i mire… Saliu dhe Meta kane qene ne pushtet me shume se dy here dhe sipas logjikes te Bedranes i bie te jene me te mire se Rroshi. Nese Saliu vrau 4 njerez ne proteste e shume te tjere ne Gerdec, Rama ka plagosur dhe pothuajse vdekur shpresen e shqiptareve per drejtesi, pune e mirqenie.
    Keshtu o Bedri, Rama nese eshte per reforme dhe drejtesi ka vetem nje rruge: Zgjedhje te parakohshme pa hale-atin LSI. Nese shqiptaret nuk i japin voten, atehere eshte faji dhe deshira e tyre per te jetuar si skllever te nje klase politike krim-in-ale.
    Besoj se populli do e votoje por druhem se Rama ka frike ta beje kete sepse ska me alibi. Ajo qe dua te them eshte qe ne si popull jemi me fat qe kemi nje vend kat te bukur dhe te pasur me klime fantastike dhe pavaresisht se jemi rrace relativisht simpatike dhe me ambicje, si fushore dhe malesore, kemi nje te keqe te madhe qe i nenshtrohemi deri ne adhurim absurd politikaneve te korruptuar.

    Reply to this comment
  23. eli-tiv May 22, 07:51

    …renja e dukshme te nivelit te botimeve te blushit eshte e pashmangshme…po shohim cdo dite nje njeri qe po dekompzohet intelektualisht….padyshim botimet e tij jane treguesi me i mire….kuptohet pse po investohet kaq shume ne politike…po i shket e ardhmja e afert..te mos flasim me tutje..Lufta e tij poltike fatkeqesisht eshte e personalizuar dhe vetem kunder Edi Rames per te cilin tani ka nje urrejtje patollogjike…aq sa i sulet cdo socialistit vec e vec …por edhe ne grup..Luften poltike e koncepton sipas modelit te saliut…eshte fatkeqesi qe sot…te kene simbol saliun..

    Reply to this comment
  24. N.C May 22, 09:40

    Pune e madhe mos Thuj kur te bajne,presion shoket e Rames.

    Reply to this comment
  25. Babekulla May 22, 11:47

    Bedri. Ketu vjen era Ram perderisa kercnimet vijne nga te preferuarit e Rames .Kjo eshte arsyea e shperthimit te Blushit .Ti munde te kishe reagu edhe me keq po te ishte me loje personaliteti i yt.Shkurt e shqip Rama ka nderpre karrieren e shume personaliteteve.PS eshte transformu per keq.

    Reply to this comment
  26. socialist May 22, 15:04

    Bedri ate ramen ku ta kesh.

    Reply to this comment
  27. ONKEZMI May 22, 18:00

    Kur shkruan dhe Dega,ipokriti qe nderroi emrin.Me Berishen (patriotin),nuk i shkoi,me Ramen i serviloset per kariere..ndodnje vend pune shqiptare ne amerike.

    Reply to this comment
  28. Devolliu May 23, 07:17

    Ai Elvisi i paska bërë një “kërcënim” këtij bythëpambukut Ben Blushi por që në ato që tregoi Blushi në Kuvend dhe në ato që u publikuan në media, nuk se pamë ndonjë kërcënim. Përkundrazi ai Elvis Roshi i kërkonte Blushit që të mos i bierë më qafë, se boll e ka Saliun e Viçidolit. Ndërsa ato fjalë rrugaçi që tha Blushi në Kuvend ndaj Edi Ramës, ishin një kërcënim i mirëfilltë, ishin me një fjalor të poshtër dhe as që kishin të krahasuar me fjalët e Roshit. Këtë Blushin duhet ta shporrin nga Partia Socialiste pasi kurrë nuk ka punuar për këtë Parti ky llapaqen i keq e shpifarak.

    Reply to this comment
  29. anticensurë 25642654 May 23, 13:30

    dhëndërri shkon për vizitë tek familja e nuses!!
    flet e flet sa si linte rradhë askujt!!thjeshtë thoshte”doni më për belulin?”!!
    pas një farë kohe vjerra duke dalë nga dhoma e pritjes ja fut një pordhe,këthen kokën pas me sytë drejt bythës dhe thotë “po”!
    pasi këthehet,hyn,në dhomë,dhëndëri me një kureshtje të madhe e pyet!!
    “o vjehrë,mir që nuk pate turp dhe ja fute pordhës,po përse këtheve kokën dhe the po?këtë nuk e kuptova!”
    ja këthen vjerra”o dhëndër më pyeti bytha “a është dhëndërri ky që po flet?”e unë i thash po”!!
    kështu dhe ky artikull!!
    a është bedri islami ky që e ka shkruar??
    po!!

    Reply to this comment
  30. aferdita May 23, 15:03

    Te lumte Bedri i ke bere nje pershkrim mesazhit te benit ashtu sic e ka kuptuar pjesa dermuse e njerzve,Beni eshte nje njeri nevrik qe lufton per ofiqe keto nuke po i mere dote dhe hidhet ne sulme i bene qefin salih kriminelit

    Reply to this comment
  31. Antifashisti May 23, 20:04

    Une jam dakord me z.Bedri, por vete do te keshilloja direkt z.B.Blushi qe shenjestra kryesore eshte rezistenca kunder frymes fashiste moderne dhe te vjetres gjithashtu. Popullit i duhet DEMOKRACI e vertete POPULLORE, dmth pushtet popullor dhe PAQE sociale. Per kete qellim aleatet jane ne spektrin e vertete te se majtes e te qendres. Por kujdes duhet me parimet dhe vlerat ne pergjithesi, pa haruar rastet e llojit Meta, Islami, M.Doda etj..

    Reply to this comment
  32. Mark uk May 24, 08:59

    korcari: Ku je he mbyllte.Dukesh se je nga Poncari.Kujdes dhit atje ne mal se po ti han egersirat more…..Po zbrit nje here deri ne Korc e te kuptosh pak jeten o ish sekretari i partis me kater klas.

    Reply to this comment
  33. Mark uk May 24, 17:07

    korcari: Ku je he tu mbyllte.Dukesh se je nga Poncari.Kujdes dhit atje ne mal se po ti han egersirat more…..Po zbrit nje here deri ne Korc e te kuptosh pak jeten o ish sekretari i partis me kater klas.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*