Puna në kushte mesjetare në HEC-in e Qafë Mollës dhe përdorimi i policisë

July 31, 2014 09:23

Puna në kushte mesjetare në HEC-in e Qafë Mollës dhe përdorimi i policisë

Tragjedia e ndodhur dje në HEC-in e Qafë Mollës në Mirditë ishte e paralajmëruar.

Kjo, për shkak të kushteve mesjetare në të cilën punonjë atje.

Dëshmia e një punëtori të këtij HEC-i tregon se shteti ka qenë komplet jashtë loje.

Askush nuk vinte t’i kontrollonte, ndërkohë që punëtorët ishin të pasiguruar.

Por, fakti më i rëndë ka të bëjë me policinë.

Kjo e fundit është përdorur nga firma turke kundër punëtorëve.

Dëshmitari thotë se sa herë ata protestonin, vinte grupi i gatshëm i policisë për t’i detyruar të vazhdonin punën.

Si rregull, ne duhet t’i kishim bërë me harqe, por me harqe kjo firmë , që nuk poi ze emrin se është firmë banale, nuk e kanë bërë punën që ishte për t’u bërë.

Faji është krejt i inxhinjerit dhe atij përfaqësuesit të firmës. Të jesh nën 1600 m pa asnjë lloj harku, pa asnjë hekuri,kjo është çmenduri.

Është çmenduri e shtetit tonë që nuk merr masa të kontrollojë çfarë firmash vijnë këtu. Nuk ka asnjë lloj sigurie.

Asnjeri prej punëtorëve nuk është i siguruar. Asnjeri.

Unë kam nëj vit e gjysëm këtu dhe nuk kam parë asnjë inxhinjer shqiptar apo përfaqësues të shtetit të vijë të kontrollojë se çfarë bëjnë firmat këtu.

Të gjithë janë të rrezikuar.

Kemi bërë protestë, por vjen grupi i gatshëm e të “merr me hu” mbrapa e të nxjerrin dhe përjashta. Ka pasur edhe herë të tjera incidente.

Ka qënë një punëtor nga Gjegjani, por për fat të mirë shpëtoi. Ka qënë edhe një tjetër që ka 6 muaj me hekura në këmbë dhe raportin nuk ia kanë punuar.

Firma turke i fsheh këto fakte, përderisa nuk vjen askush këtu të pyesë si punoni e ku punoni. Kam një vit e gjysëm këtu e nuk kam parë një shqiptar të vijë të pyesë se çfarë pune bëhet këtu”, thotë ai./b.l

July 31, 2014 09:23
Komento

3 Komente

  1. shpatar July 31, 09:53

    Defekti kryesor i shqiptarve eshte se jeten e tyre e dorzojne duke menduar se i garanton shteti.Ne kete shoqeri qe jetojme shteti hyne ne mardhenje juridike,shoqerore dhe ekonomike me kedo qe eshte i punsuar. Kur nje element nuk perputhet me kushtet e punes puntori duhet te nderpres mardhenjen me pundhensin.Nese pranon kushtet duhet te marri persiper rriskun.Kjo kulture nuk egziston edhe pse kemi kaluar ne nje sistem krejte ndryshe.Sindikatat jane te politizuara qe skane asnje rol veprues ne interes te puntorit.Nga qe shqiptaret nuk bien ne nje mendje keto e te tjera fatkeqsi dote jene prezente per shume kohe.

    Reply to this comment
    • Lleshi July 31, 13:02

      Ashtu asht punetoret e kane fajin ! Keta kokpalam , pretendojn qi privati te harxhoj pare per sigurine e tyne !?!?

      Po cfare borxhi iu ka privati ktyne , qi paret e veta t’i harxhoj per keta ? Keta jane thjesht “vegla me ze” , hala nuk e kan kuptu ? Pse jane keta gjindje e trashe , cfare faji ka shteti dhe privati ?

      Shteti asht ne rregull mor vlla ! Shteti e ka Inpektoriatin e Punes , shteti e ka Inspektoriatin e Inspektim Sheptim Minierave ! Kaq ka detyre shteti qi lekun qi pervetson nga privati te paguj institucionet !

      Pse institucionet hane buken kot dhe marrin paren kot , cfare faji ka shteti ?

      Pastaj ky privati nuk asht dokudo ! Asht i licencum per hidrocentral ! E dine keta kokpalamit se kush ia ka dhan licencen ? Vete naltmadhnia ! Po shteti i kujt asht ?

      Prandaj te keni turp qi akuzoni shtetin dhe ket privatin qi ka ardh me hedh leke per juve or kokpalam ! Jo nji , dy e tre , por dhe treqind te keni vdek , duhet me ia dit per nder shtetit dhe investimit te huj , se po shkoni para kohe ne parajse !

      Haaaa.. si thoni ma mir ne miniere e ne tunel apo ne parajse ? Gjindje e pangopun !

      Reply to this comment
  2. drenica July 31, 10:20

    Ku eshte Gezim Kalaja,hajduti i sindikadave…………..!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim