Punëdhënësit amnistohen, punëtorët në dorë të drejtësisë

May 11, 2017 19:58

Punëdhënësit amnistohen, punëtorët në dorë të drejtësisë

Artur Kurti, punëtor në ndërtim, është kthyer me dëshirë nga Gjermania për të parë se nga do të anojë peshorja e drejtësisë shqiptare.

Arturi, bashkë me 3 punëtorë të tjerë akuzohen për dhënie ndihme në ndërtim të paligjshëm. Në dosje thuhet se, 4 punëtorët u arrestuan ndërsa po izolonin një objekt në Tiranë për të zvogëluar lagështirën. Por leja për punimet u sigurua nga pronarët një ditë më pas.

“Kjo është absurde, për arsye se për një 1.000 lekësh për të bërë llaç me duar, unë akuzohem. Por cila është akuza? Këtë s’e kuptoj”, tha Artur Kurti.

“Po bënim një sistem kapote për ngrohje në një objekt që nuk ishte yni”, thotë Gazmend Mustafa.

Por, ndonëse dy personat që i punësuan u amnistuan, 4 punëtorët përfunduan të pandehur në gjykatë. Arturi, tashmë i punësuar i rregullt në Gjermani, u detyrua të kthehet në Tiranë për shkak të procesit.

“Unë sapo shkova u detyrova të kthehem edhe njëherë. Të shpenzoj 500 euro bileta avioni për të ardhur sërish këtu. A është drejtësi apo jo, unë nuk i njoh ligjet”, thotë më tej Artur Kurti.

Vepra e dhënies ndihmë për ndërtim të paligjshëm parashikon dënimin deri në 3 vite burgim. Por asnjëri prej të akuzuarve nuk përfshihet në parashikimet e këtij neni, që janë “sipërmarrja”, “mbikëqyrja” dhe “zbatimi i punimeve”.

Ata ishin thjesht punëtorë në kërkim të një pune. Drejtësia tashmë ka mbetur në duart e gjykatësit Artan Gjermeni, i cili pritet ta shqyrtojë çështjen në ditët e ardhshme.

May 11, 2017 19:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*