Punësimet e Erindës (një shembull që dëshmon si do sillej PD nëse dikur rimerr pushtetin)

October 29, 2017 00:01

Punësimet e Erindës (një shembull që dëshmon si do sillej PD nëse dikur rimerr pushtetin)

Punësimet partiake në administratë janë dekurajuar kohët e fundit, duke shkuar në perceptimin e publikut drejt kufizimit si sjellje të partive të vogla dhe si mentalitet përgjithësisht provincial mbi pushtetin.

Në kushtet e Shqipërisë fenomeni është i vështirë të zhduket, por punësime të tilla ishin drejt zerimit në disa institucione të pavarura kushtetuese, të mbikqyrura nga afër prej ndërkombëtarëve, të tilla si Avokati i Popullit.

Fatkeqësisht këtë kontekst përpjekjesh e zhvlereson ajo që ka ndodhur pas emërimit të Erinda Ballanca në krye të këtij institucioni në muajin qershor të këtij viti.

Së paku 3 punësime të lidhura ngushtësisht me PD-në po e degradojnë imazhin e deritanishëm të institucionit duke i dhënë atij hijen e pamerituar të një vatre të rëndomtë punësimesh partiake.

Brenda një kohe të shkurtër nënkryetarja e Forumit Rinor të PD-së B.Petriti është emëruar në sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë të Avokatit të Popullit. L.Dedëgjoni, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së është emëruar në kabinetin e Avokatit të Popullit. Po aty ka marrë emërimin edhe D.Burgia, kandidate për deputete e PD-së në qarkun Durrës.

Ballanca dhe deputeti i PD Oerd Bylykbashi

Bashkë me KQZ, institucioni i Avokatit të Popullit ishte një nga dy institucionet e pavaruara kushtetuese që iu dhanë opozitës në tryezë, pavarësisht shtrëngimeve ligjore që në rrethana kushtetuese do ta bënin të pamundur emërimin.

Zv.kryeministri, 6 ministri kyçe dhe një numër drejtorish të rëndësishme ishin gjithashtu pjesë e kësaj marrëveshjeje, por ndërsa ata kishin mandat të kufizuar në kohë, Ballanca mori një mandat të plotë 5 vjeçar, ndërkohë që nuk ishte pjesë e konkurimit ligjor për Avokatin e ri të Popullit, proces që kishte disa muaj që kishte nisur pas mbarimit të mandatit të parë të Avokatit të mëparshëm, Igli Totozani.

Institucioni i Avokatit të Popullit është parashikuar për herë të parë në Kushtetutën Shqiptare të miratuar në Nëntor 1998, kurse ligji “Për Avokatin e Popullit” është miratuar nga Parlamenti Shqiptar në shkurt të vitit 1999.

Rama vendosi një standard të ri duke e zgjedhur Avokatin e Popullit pas një konkursi të hapur.

I mbikqyrur vazhdimisht nga institucionet ndërkombëtare, veçanërisht nga Danimarka, duhet thënë se Avokati i Popullit në Shqipëri ishte larguar nga viti në vit prej ndikimit politik.

Emërimi i papritur i një personazhi si Ballanca në krye të këtij institucioni ka shënuar dukshëm një kthim prapa në këtë drejtim. Jo rastësisht gjatë një takimi prezantues të Ballancës, përfaqësues të Avokatit të Popullit në Danimarkë kanë shprehur rezerva mbi faktin që në krye të institucionit vjen një avokat që i përket të drejtës private dhe jo asaj publike, siç e dikton misioni dhe kuadri ligjor i Avokatit të Popullit.

Në fakt, klientët e Ballancës janë më shumë se “privatë”.

Berisha, duke hyre në seancën e 17 qershorit 2017

Ballanca ka qenë avokatja e ish-kreut të PD, Sali Berisha deri në procese të tilla si ai i përplasjes ligjore mes tij dhe nënës së Edi Ramës, Aneta Rama.

Ballanca ka mbrojtur edhe kreun aktual të PD, Lulzim Basha në kohën kur ky ka qenë ministri i shumëpërfolur i Transporteve.

Ajo është gjithashtu palë në gjyqin për pallatin e prishur në breg të detit në Vlorë në vitin 2013, nga INUK, i njohur si pallati i vjehrrit të Lulzim Bashës. Disa raportime në media, e lidhën mungesën e saj gjatë votimit në Kuvend me angazhimin privat në këtë proces.

Në të vërtetë Ballanca mungoi teksa votohej në Parlament si Avokate e Popullit, duke shënuar kështu një tjetër rekord në historinë e emërimeve politike në Shqipëri. Ajo nuk u paraqit as në Komisionin e Ligjeve, megjithëse disa anëtarë kërkuan prezencën e saj si dhe një dëgjesë me të, përpara se të votohej në parlament.

Pritshmëritë e publikut dhe vëzhguesve ndërkombëtarë ishin të ndryshme bazuar tek shpresa që dinamika e institucionit në fjalë do ndikonte sjelljen e nxituar të Avokates së re dhe historikun jofavorizues të karrierës së saj profesionale.

Por emërimet e para në këtë institucion i zhgënjejnë pritshmëritë, duke riprovuar çfarë ndodh përgjithësisht me një pushtet të dhuruar dhe duke paralajmëruar sjelljen e  PD me administratën shtetërore në rastin hipotetik të marrjes së pushtetit.

October 29, 2017 00:01
Komento

20 Komente

  1. demo October 29, 02:30

    I ngjan te jatit.Do hidhet nga kati i 5.

    Reply to this comment
  2. Bledi Mane Public Enemy October 29, 10:03

    1-Erinda Ballanca është vajza e gazetarit dhe shkrimtarit Faik Ballanca i cili vrau veten në vitin 1977 pasi zbuloi tradhtinë bashkëshortore.

    2-Zonja Ballanca ka qenë e martuar disa vite rresht me nipin e shokut Hysni Kapo, gazetarin e varur-të pavarur-të varur-të pavarur-të varur Andi Bushati, por divorcohet prej tij. Shkaku: impotenca dhe dhuna permanente. ( E imagjinoni dot egërsinë e Andi Bushatit? )

    3-Erinda Ballanca është diplomuar si juriste në vitin 1995 dhe njihet si një shoqe e ngushtë dhe marionetë e Argita Berishës. Një avokate me dorë të rendë në çështjet që mbron, ka pasur klient të njohur të politikes shqiptare duke filluar nga Sali Berisha e deri te Fazlliç.

    4-Në tetorin e vitin 2012 vëllai i avokates, Ermal Ballanca i bën kërdinë në shtëpinë e saj duke i përlarë Erindës gjithë bizhuteritë e shtrenjta me një vlerë prej 100 milionë lekësh.

    5-Megjithëse Erinda Ballanca nuk është një femër e bukur, ajo mbetet e fiksuar pas rrobave të shtrenjta. Avokatja Ballanca shpenzon mesatarisht 5 mijë euro në muaj për garderobën dhe kurimin e paraqitjes së saj, por përsëri mbetet një femër që kurrë nuk ndjehet as e plotësuar dhe as e lumtur. Njësoj si tutorja e saj Argita Berisha!

    Reply to this comment
  3. vlora 97 October 29, 10:07

    keni harruar te rendisni qe ka qene edhe te gjyqi për pronat e gjykatësit të vrarë Skerdilajd Konomi.
    kjo shoqja ka qenë avokatja e tij në procesin e zhvilluar në Gjykatën e Lartë nga Konomi.
    per me shume detaje pyesni Blend Fevzi Toptanin dhe femren qe e beri Toptan Blendin nga Lushnja, Rea Merepezen.
    Te dy e kan ditur qe nje jave perpara atentatit qe Konomin do ta vrisnin

    Reply to this comment
  4. Gani USA October 29, 10:13

    proceset qne fjal jane pese me hic krahasuar me cfare perfaqeson kjo avokate ne fushen e mbrojtjes se krimit.
    Ballanca ka firmen ne te gjitha maskaralleqet e pastrimit të parave të Damir Fazlliçit.
    Vendosja e kesaj avokateje private ne nje post publik eshte edhe garanci per amnistine qe iu dha Sali Berishes me mareveshjen Rama-Basha. Sepse Avokati i Popullit pas skadimit të afateve ligjore të Presidencës ka në dorë tërë procesin e krijimit të komisioneve të Vettingut, verifikimin e dosjes së anëtarëve që do të përbëjnë këto komisione etj. Mazhoranca në Kuvend nuk duhet ta kishte votuar nje emer te tille, qe duhej te mbetej ne sferat private te avokatise se krimit, jo te ngjitej me mendjelehtesi ne nje institucion publik, sic thoni ju ne shkrim “per te siguruar nje proces normal zgjedhor” ne Shqiperi

    Reply to this comment
  5. neveri per hipokrizine shqiptare October 29, 09:26

    kjo eshte nje seksere e rendomte
    ka perdorur fuqin e familjes Berisha per te ber shtantazhe tek gjyqtaret dhe kur nuk i ka ecur kjo thjesht ka transportuar parate e ryshfetit per ti blere sic ben cdo avokat ne Shqiperi.
    6 here ka shkuar Saliu ne Gjykate te Larte per shpifje, 6 here e kan nxjer te pafajshem dhe te 6 heret avokate ka qen kjo zonja.
    Edhe Fullani kete kishte avokate dhe na doli i pafajshem per vjedhjen qe e pame me video.
    E dime sa te zote jane avokatet ne Shqiperi.
    Qe te ishin te zote avokatet duhet te ishin te drejte gjykatesit dhe duhet te ishin te mencem dhe me personalitet prokuroret.
    Me thoni cili nga keto dy kushte plotesohet?
    Asnje
    Atehere kjo i ka fituar gjyqet duke bere sekserin e familjeve te krimit politik drejt llogarive bankare te gjykatesve dhe prokurorve te korruptuar.
    Sigurisht ka mbajtur edhe pjesen e vet.
    Ndryshe si shpjegohet qe qenka e pasur kjo?
    Me cfare u pasurokan keta 200-300 vete ne Shqiperi nderkohe qe qindramijera familje shqiptare rrojne me 1 dollar ne dite??

    Reply to this comment
  6. SHQIPTAR EMIGRANT October 29, 09:56

    PO MIRE O DITA, E MOREM VESH QE E KA VENE LULE BASHA DHE SALIU
    PO EDI RAMA JUAJ PSE E KA VOTUAR MOR ZOTERI?
    PO 100 VOTAT QE MORI TE KUJT ISHIN?
    A ISHIN EDHE TE ERJON BRACES QE NA KA CARE BYTHEN ME EMRIN E KESAJ SA HERE PERMENDEJ FAZLLICI?
    KU ESHTE ERJONI TANI, PSE E KA MBYLLUR SQEPIN?
    THONE QE KA RENE REHAT ANDEJ NGA KARAVASTAJA

    Reply to this comment
  7. Ballanca e zhballancuar October 29, 10:25

    zonja ne fjale qe kur ka shkelur ne institucion mendjen e ka pasur te nderroje modelin e zyres, te nderroje pikturat e te nderroje tapetin. Ne nje bisede me stafin nuk ka pasur turp fare te tregoje qe edhe pse kishte nisur pune si AP, nuk e kishe lexuar ende ligjin e Avokatit te Populit se kishte qene shume e zene.
    Ka deklaruar haptazi dhe tekstualisht: 1. keta ankuesit nuk do i takoj une, ti takojne ekspertet, nuk merrem me fshatare une.
    2. nuk marr ne pune fshatare nga Tepelena dhe Skrapari une, dua njerezit e mi, dua qytetare.
    3. ankohet vazhdimisht per veshjet e stafit, pasi sipas saj priste te ishin me moderne
    4. gjithe hallin e ka tek pastertia e zyres sepse i vijne shoqet dhe nuk ja gjejne zyren te rregullt

    Mendojeni vete se cfare Avokate Populli mund te jete nje monster si kjo!!!

    Reply to this comment
  8. Vicenc October 29, 12:36

    Sa te neveritshem qe behen nga dita ne dite te gjithe Ata qe kane patur rastin te jene sherbetor prane monstres Sali Berishes, dhe ti sherbejne kesaj neperke me dy koka qe helmoi gjithe kombin shqiptar dhe po vazhdon akoma ! ESHTE e veshtire te pastrohet gjaku i helmuar nga sitemi i punes qe ka instaluar kjo monster shqiptare ! Duhen edhe ca vite te tjere, qe te dali jashte qelbi berishian dhe te sherohet populli shqiptar !

    Reply to this comment
  9. FORSTER October 29, 14:11

    Ne SHqiperi keshtu ka vajtur dhe keshtu do veje ,as “asnji politikan”,imajte apo I djathte,nuk ka menduar,per popullin e mjere,sepse keta funderrina I jane bere “ferre”.

    Reply to this comment
  10. Lisi October 29, 16:33

    Meta – president
    Ballanca – avokate populli !
    Këto janë veprat e Edi Ramës !
    Ne paskemi qënë legenë dhe ata që nxjerrim në krye
    Janë edhe më legenë !
    Vettingu është një gëhjeshtër e madhe . Në jemi popull i
    degjeneruar , nga I pari , deri tek I fundit , ndërsa të huajtë , janë të huaj .
    Edi Rama merret me llafe të zgjedhura , për të qenë interesant . Këtë e ka merak të madh – të jetë interesant .
    Politikisht është impotent klasik .
    Nga ana tjetër kemi një opozitë alabake , llumin e shoqërisë .
    Mjerë ne !

    Reply to this comment
  11. Beqar Skenderi October 29, 18:30

    Gjendja shoqerore dhe ekonomike qe eshte sot ne shqiperi te detyron te mendosh te besh krahasime te nxjerresh konkluzione dhe te behesh nostalgjik. Nostalgjia eshte ndjenje ngushelluese. Te kthen tek e kaluara per te bere krahasim me te tashmen. Jo se kemi qene me mire po nuk jemi me mire me ate qe prisnim. Rame nga shiu ne bresher. Gjykimin e nxjerin ata qe vuajne jo ata te dehur nga qejfi. Si kemi qene si jemi? Cfare hame si e kalojme diten? Si eshte familja si jane mardheniet shoqerore si jane marrdheniet me qeverite shkerdhata qe hipin e zbresin ne kurrizin tone? Keto me detyrojne te behem nostallgjik kur kujtoj ate jeten e thjeshte prej fukarai buke me gjize po ne darke ktheheshja i sigurt ne gjirine e familjes me dere hapur se nuk me vriste njeri. Kur kisha udhetim nga saranda ne tropoje isha i sigurt dhe i mikpritur ku do qe te shkoja. Po kisha shkolle me parametra te shkelqyera qe nuk eshte me. Kisha garanci shendeti e shume garanci qe nuk jane sot. Maskarallet e pa imagjinueshme qe jane sot me bejne nostalgjik per ate jeten e thjeshte po te sigurt. Beqar skenderi. Tirane

    Reply to this comment
  12. Po,Po October 29, 19:05

    Qendrime te tilla te Edi Rames , ( edhe pse jam nje nder perkrahesit me te thekur te tij ) , nuk jane tolerance , por injorance ! Cfar mund te thuash per doren e djathte te kriminelit Gazidede, shefin e SHISH-it te sotem Visho Ajazin , i cili eshte nje kobure ne duart e Saliut , kurse z. Rama , jo vetem nuk beri asgje per shkarkimin e tij , por e dekoroi fshehur ?! Kafshes se rritur ne shpellat e Vicidolit , bajraktarit serb te 1001 te zezave per kete popull , nuk i duhet bere as edhe leshimi me i vogel . Cdo tolerance ndaj tij eshte vecse INJORANCE !

    Reply to this comment
  13. Ada October 30, 08:09

    @Beqar Skenderi…..Edhe un shpesh ndjehem e tille…tek kujtoj prinderit sa mire komunikonin…shoqerine…dite qeta…qeshnim pa fund….miq te mire….qetesi…pasterti…..nuk vijne me ato kohera…ehhhh….isha gati 15 vjece kur u nderua sistemi….sot ham 40,por bukurine e asaj kohe e ndiej dhe shpesh e ndiej sa na mungon

    Reply to this comment
  14. Bole-anca October 30, 16:32

    As ditën kur është votuar për postin më të lartë në jetën e saj si Avokate e Popullit, Erinda Ballanca nuk ishte në Kuvend. Ishte në shërbim të Lulzim Bashës dhe familjes së tij.
    Kështu, Erinda Ballanca teksa votohej në Parlament si Avokate e Popullit, pas propozimit të PD në marrëveshjes Rama-Basha, ndodhej në Strasburg.

    Reply to this comment
  15. Shif surratin ti kuptosh shpirtin October 30, 16:36

    Kjo eshte nje nder perfaqesueset e Republikes se Re, nje sherbetore berishjane e caktuar nga Argita, nje kusare dhe mbrojtese e Kusarise, e keshtu PD po behet realisht jo opozite politeke ne interes te kombit, por nje KASTE KUSARESH E SHERBETORESH TE FAMILJES BERISHA. Tani ekspertet e SHBE. dhe BE e kane me te thjeshte detyren, sepse KUSARET po identifikohen vete si servile e sherbetore te paskrupullt. Por dardha e ka bishtin prapa, sepse ka VETING, po ka edhe DEKRIMINALIZIM, por ka edhe vote

    Reply to this comment
  16. Andi Bushati October 30, 16:37

    TURP !!!!!!!!!!!!!!!!, ESHTE PAK TE THUASH ! SI E PRANOI RAMA NJE TE TILLE ? KJO JO VETEM QE S’KA TE BEJE ME TE DREJTAT E KOKEPALAREVE, JO VETEM QE U ZGJODH NE MENYRE ANTIKUSHTETUESE DUKE MOS QENE FARE NE SHQIPERI E PA KALUAR DEGJESEN E FAMSHME NE KOMISIONIN E LIGJEVE, POR SIKUR TE MOS MJAFTONIN TE GJTHA KETO, QENKA DHE E LYER NE VAJ DHE NE UTHULLL ! TANI PO E BESOJ SE JEMI VERTET NJE HAP LARG BASHKIMIT EUROPIAN !!!! O SHQIPERI E SHKRETE NE DUART E KUJT KE RENE !!!!!

    Reply to this comment
  17. ehaaaaaaaaa October 30, 16:43

    Turp me te madh nuk ka….Avokatin qe duhet te mbrojte te drejtat e popullit e cakton nje njeri qe i ka pire gjakun ketij populli….Berisha.

    Reply to this comment
  18. Visho October 30, 22:47

    PER KETE VEPRIM RAMA TE JAP LLOGARI. GJITHMONE I NGATRRON GJERAT . PER POPULLIN ASGJE. e SHIKOFT Vetingu dhe zoti… Per populli nuk po ben gje por vetem per rrethin e tij dhe emrin e tij.

    Reply to this comment
  19. enverdjali October 31, 18:39

    Nje Zonje fton ne shtepi nje puntor pllakaxhi me te cilin kishte punuar dikur ne te njejten ndermarrje shteterore para demokracise per ti shtruar shtepine. Pasi punetori hyn ne shtepine e saj befasohet me mobilimin dhe vendos ta pyese.
    – si i ke bere te tera keto orendi kaq te kushtueshme kur ti e ke pasur rrogen njesoj me mua?
    – E po ( i pergjigjet zonja ) dikun vidh dikun mblidh e dikun me pidh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*