Punësimet përçajnë të djathtën në Shkodër, PR: PD s’respekton koalicionin

January 22, 2016 20:59

Punësimet përçajnë të djathtën në Shkodër, PR: PD s’respekton koalicionin

Aleati kryesor i PD-së, Partia Republikane e Shkodrës akuzon PD-në se po bashkëpunon me PS dhe LSI dhe parti të tjera të vogla që janë në këshill duke lënë mënjanë vetë republikanët.

PR në mbledhjen e këshillit bashkiak për paketën fiskale ka abstenuar me tre votat e saj duke mos qenë në të njëjtën linjë me PD, parti me të cilën është në koalicion prej 25 vitesh.

Ai që ka nisur kritikat fillimisht për paketën fiskale është Gasper Kokaj, pjesë e PR në këshillin bashkiak por që është futur përmes listës së PD në zgjedhjet lokale të 2015­-ës.

Kokaj tregoi arsyet e këtij abstenimi. “Ne si grup i PR abstenuam sepse partia demokratike dhe vetë kryetarja e bashkisë Voltana Ademi që është pjesë e PD gjithashtu nuk kanë zbatuar marrëveshjen që PR ka me PD”, tha ai.

Gaspër Kokaj nuk e ka për herë të parë që akuzon PD sepse një gjë të tillë ai dhe partia e tij e ka bërë në vitin 2013­të kur ka kandiduar për deputet në Qarkun Shkodër. Kokaj akuzoi se PD i ka vjedhur mandatin e deputetit duke manipuluar rreth 38 vota në favor të kandidatit të PD Gjovalin Bzhetaj që arriti të jetë pjesë e parlamentit. kokaj

“Kemi një marrëveshje të nënshkruar mes Bashës dhe Mediut dhe kemi kërkuar që kjo marrëveshje të realizohet. PR duhej të kishte kryetarin e këshillit bashkiak, sekretarin e këshillit bashkiak, një administrator në një prej njësive dhe jo më pak se 9% të të punësuarve në bashki por edhe institucionet e varësisë. Fatkeqësisht kjo marrëveshje nuk është respektuar nga PD dhe bashkia Shkodër. Jemi të revoltuar sepse ka parti të tjera që nuk kanë qenë aleate tradicional të PD dhe kanë përfituar nga punësimet. Qëndrimet e PD po bëjnë që ne të rrimë në grup më vete të nesërmen. Ne nuk na thotë jo PD sepse jemi takuar edhe me kryebashkiaken Ademi por kanë realizuar punësime me të tjerët dhe jo me ne”, shtoi ai

January 22, 2016 20:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim