Punësimi i infermierëve, hapat se si duhet të aplikoni online

January 12, 2018 16:38

Punësimi i infermierëve, hapat se si duhet të aplikoni online

 Pranvera Kola-DITA 

Konkurimi me dosje, si dhe aplikimi online në portal për të dhënë testimin me shkrim janë dy fazat vendimtare nëpër të cilat duhet të kalojnë të gjithë infermierët, fizioterapistët, logopedistët, si dhe teknikët e imazherisë dhe laboratorit, të cilët janë në kërkim të një vendi të lirë pune. Ndërsa faza e tretë e konkurimit përfshin zgjedhjen e vendit të lirë të punës.

Procedurat e konkurimit për punësimet e reja në këto specialitete, si në spitale, ashtu edhe në poliklinikat e të gjithë vendit do të zhvillohen në të njëjtin format sikundër ndodh edhe me mësuesit. Udhëzimi më i fundit i dikasterit të shëndetësisë ka përcaktuar tashmë të gjithë hapat që duhet të ndiqen, duke nisur nga aplikimi online në portalin “Infermierë për Shqipërinë”.

Çdo kandidat duhet të regjistrohet online në portalin www.infermierepershqiperine.al, dhe më pas të ndjekë tre fazat e përcaktuara të konkurrimit. Në këtë portal tashmë kanë nisur të shpallen edhe vendet e lira të punës për të cilat mund të aplikohet në spitalet dhe poliklinikat e të gjitha rretheve.

Konkurimi me dosje

Në këtë portal mund të aplikojë çdo infermier, mami, logopedist, fizioterapist, teknik imazherie dhe laboratori, i cili ka marrë lejen e ushtrimit të profesionit nga urdhri përkatës. Faza e parë e konkurimit përfshin aplikimin me dosje. Kështu, kandidatët e interesuar, pas regjistrimit në portal duhet të dërgojnë dosjen e aplikimit për konkurim.

Në mënyrë të detajuar, kjo dosje duhet që të përmbajë: “Curriculum Vitae, deklaratë për gjendjen gjyqësore, fotokopje të librezës së punës, fotokopje të diplomave dhe listën e notave për çdo diplomë, origjinale ose të noterizuara (i detyrueshëm), leje e ushtrimit të profesionit të infermierit, origjinale ose kopje e noterizuar , certifikatat e pjesëmarrjes për aktivitetet e edukimit në vazhdim të ndjekura brenda dhe jashtë vendit, fotokopje të noterizuar të dëshmive të kualifikimeve shkencore (gradë ose titull akademik/shkencor), fotokopje të dëshmisë së njohjes së gjuhëve të huaja të noterizuara, publikime në fushën e shëndetësisë”.

Po ashtu në dosje duhet që të përfshini edhe kopje të faqes së parë, ku identifikohen titulli dhe njësia publikuese, deklaratë nga kandidati për autorizimin e institucionit shëndetësor që të shqyrtojë vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura. Çdo zë i dosjes do të vlerësohet me pikët përkatëse. Skemën e plotë të vlerësimit të dosjes me pikë e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit. Kandidati, dosja e të cilit nuk përmban dokumentet e detyrueshme të detajuar si më sipër nuk kualifikohet, çka do të thotë se nuk mund të vijojë më tej procedurat e aplikimit për vendet e lira të punës si infermier.

Në përfundim mbledhjes së dosjeve çdo institucion shëndetësor i qarkut, vlerëson dokumentacionin duke i dhënë pikët përkatëse që meriton secilit kandidat. Renditja fillon me kandidatin me më shumë pikë dhe vijon në rend zbritës. Renditja bëhet publike në portal.

Si do jetë testimi me shkrim

Konsiderohen si kandidatë për testim vetëm aplikantët që kanë kaluar fazën e parë të vlerësimit të dosjes pranë komisioneve të vlerësimit. Testi përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë përmban pyetje rreth akteve ligjore që rregullojnë kujdesin shëndetësor dhe profesionin e infermierit në Republikën e Shqipërisë dhe çështje që lidhen me etikën dhe komunikimin profesional në infermieri. Ndërsa pjesa e dytë përmban pyetje rreth kujdesit infermieror bazë  dhe në specialitete.

Vlerësimi përfundimtar i kandidatit bëhet me sistemin e 70 pikëve, i cili përbëhet nga pikët e pjesës së parë të testit (20 pikë) dhe nga pikët e pjesës së dytë të testit (50 pikë). Në vijim të shkrimit gjeni të detajuar edhe programin orientues me temat që çdo infermier duhet që të përgatisë për të dalë me sukses në këtë testim.

 Shpallja e fituesve

Renditja e fituesve do të bëhet në përputhje me rezultatet e arritura në vlerësimin e dosjes dhe rezultatit të arritur në testimin e zhvilluar.

Kandidatët që janë me më pak se 40 pikë janë të skualifikuar. Kandidati, i cili në renditjen e përgjithshme sipas qarqeve është renditur me numrin më të madh të pikëve në kategorinë që ka aplikuar, ka të drejtën e zgjedhjes i pari për vendet e lira të punës në institucionet shëndetësore të qarkut. Kur dy kandidatë kanë pikë të barabarta, i jepet prioritet vlerësimit të kualifikimeve që ka kryer secili aplikues. Kandidati me numrin më të madh të pikëve, ftohet nga komisioni i vlerësimit dhe zgjedh një nga vendet e lira të punës sipas kategorisë që ka aplikuar.

Sipas udhëzimit të miratuar nga dikasteri i shëndetësisë, kandidati ka të drejtë të refuzojë deri në 3 vende pune në baze të rezultatit aktual. Kur nuk plotësohen vendet e një qarku, ftohen të punësohen edhe kandidatët që kanë aplikuar në qarqet e tjera, duke filluar nga kandidati që ka më shumë pikë.

Lidhja e kontratës së punësimit

Kandidati emërohet nga drejtori i institucionit shëndetësor me kontratë individuale pune me një afat prej tre muajsh, si periudhë prove. Kontrata nënshkruhet ndërmjet profesionistit dhe drejtorit të institucionit mjekësor. Drejtori në përfundim të kontratës së provës vendos nëse profesionisti do të vijojë punën në postin përkatës, pasi të jetë vlerësuar puna e kryer gjatë periudhës së provës.

Po sipas udhëzimit të shpallur, të gjithë kandidatët që kanë marrë pjesë në testimin “Infermierë për Shqipërinë” dhe nuk janë punësuar, si dhe nuk duan të marrin pjesë në testimet e ardhshme duhet që të paraqesin dokumentacionin e kërkuara në institucionet ku duan të me qellim vlerësimin e dosjes. Pas vlerësimit, këta kandidatë përfshihen në renditjen përfundimtare. Kjo e drejte është e vlefshme për tre vite me pas procedura ndiqet sikur konkuron për herë të parë. Të gjithë kandidatët që nuk paraqesin dokumentacionin e kërkuar hiqen nga renditja përfundimtare.

 

 

January 12, 2018 16:38
Komento

5 Komente

  1. eriola January 19, 20:13

    pershendetje.pse nuk me hapet portali infermierepershqiperin… kam nje jave qe dua te regjistrohem por nuk hapet portali. si mund te aplikoj??

    Reply to this comment
  2. suela shahinaj June 14, 14:25

    pershendetje dua te aplikoj ne portalin infermier per shqiperine mund te me informoni perse nuk mund te hapet kam nje jave qe dua te aplikoj dhe nuk hapet

    Reply to this comment
  3. Reiz December 2, 20:54

    Pershendetje eshte e ligjeshme kur te therrasin me nje vend pune 2here dhe i refuzon.keshtu ndodh ne qarkun e Elbasanit per tju djegur mundesite kandidateve me shume pike.ne menyre qe te fusin ato qe paguajn ose qe kan mik. Pres nje pergjigje nga ana juaj.

    Reply to this comment
  4. Romina December 2, 21:03

    Pershendetje eshte e ligjeshme kur te therrasin me nje vend pune 2here dhe i refuzon.keshtu ndodh ne qarkun e Elbasanit per tju djegur mundesite kandidateve me shume pike.ne menyre qe te fusin ato qe paguajn ose qe kan mik. Pres nje pergjigje nga ana juaj.KomentoKomento

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim