Punësimi në fokus të qeverisë, Rama: Qëllimi, rritja ekonomike deri në 5%

March 31, 2018 11:52

Punësimi në fokus të qeverisë, Rama: Qëllimi, rritja ekonomike deri në 5%

Kryeministri i vendit Edi Rama ka dalë në një deklaratë për mediat në qytetin e Vlorës duke prezantuar strategjinë e re të punësimit në Shqipëri dhe mundësitë e reja që i ofrohen vendit. Ai lançoi sistemin e ri të punësimit të 2021. Qëllimi kryesor është rritja ekonomike deri në 5% vitin 2021 theksoi kryeministri Rama.

S’ka ndihma ekonomike për ato që nuk duan të punojnë është shprehur Rama.

Takimi në shkollën profesionale në Vlorë na bën me dije se kemi bërë një ndryshim fantastik. Është një garanci për të ardhmen, për një të ardhme të garantuar. Ata që shkojnë në arsim profesional punësohen më shpejt se ato që mbarojnë fakultetin. Nevoja për të hyrë në atë shkollë është shtuar shumë, por duhet të rrisim edhe kapacitetet.

    Gjermania, Zvicra Austria janë model zhvillimi ekonomik, si të tilla i mbajnë lart shkollat profesionale. Kapaciteti i një kombi për të bërë shumë gjëra, këtu në Shqipëri kemi vetëm një specializim të trashëguar që është të punojmë në shtet.

    Në Vlorë do të kemi zhvillime të rëndësishme me pozitivitet për ekonominë, me prioritet afatgjatë, ndërtimi i aeroportit, vlerë e konsiderueshme, do krijojë mundësinë për punësim.

    Investimet do të sjellin shumë mundësi për të gjithë shqiptarët që duan të punojnë.

    Por a do të jemi ne të aftë t’ju përgjigjemi? Apo do të punësojmë të huaj, ashtu siç janë punësuar saldatorë turq në ndërtimin e stadiumit pasi mungon forca e specializuar e punës. Çdo kompani shqiptare ka vende të lira pune por ka specifika. Duhen profesionistë, jo vetëm dëshira për të punuar. Duhet t’ju japim forcë trajnimeve, me pagesë nga shteti.

    Populli s’duan punë, duan t’ju vijë puna nga kafja. Ka vende pune të të gjitha llojeve, vende pune bazike, me çmime të ulëta, por kjo është në bazë të shkollimit. Për taksa ankohen ato që nuk paguajnë asnjë taksë. Nëse e quani taksë pagesën e dritave apo ujit, këto nuk janë taksa sepse këto janë pagesa për shërbimet.

    Kryeministri e kishte taksën 10 % e tani e ka 23 %. Taksat janë rritur për të pasurit, jo për të gjithë.

    Sot paguajmë më pak taksa, rritja e taksave është më e ulët se 10% e asaj që paguanit deri dje. Shumë shpejt do të hapet aeroporti i Kukësit, që nuk do të jetë i njëjtë në profil me atë të Vlorës, por do t’i shërbejë një hapësire shumë të rëndësishme shqiptare, një aeroport me një fluks të lartë pasi do të mbulojë fluturimet drejt vendeve ku ka shumë shqiptare. Do të jetë aeroport specifikisht i çmimeve të ulëta.

    Kemi 4 kantiere shumë të mëdha që do të hapen për Shqipërinë si: Rruga e Arbërit; Milot-Balldren, vajtja nga Lezha në Shkodër me autostradë; Milot Kashar; Uji i ftohtë deri në Llogara; Kantieri i hyrjes në Tiranë tek sheshi “Shqiponja” ku është pika më problematike e trafikut të Tiranës.

    Do të kemi mundësinë e projektit Kashar-Rrogozhinë-Vlorë, një rrugë me pagesë ku shkurtohet koha e vajtjes, për të gjitha ato që duan të udhëtojnë për gjysmën e kohës që bëhet sot.

    Vetëm ky program do të na çojë në një rritje ekonomike të re, rritja e 5% bëhet vetëm në këtë mënyrë”, tha Rama. 

o.j/dita

March 31, 2018 11:52
Komento

3 Komente

  1. Eno March 31, 14:49

    Futja pordhës e Edi!!! Mjer ky popull që dëgjon ju.

    Reply to this comment
  2. betixho March 31, 15:31

    Një Shqipëri e Re ndriçon në mëndjen dhe veprën e Qeverisë S’uaj z.Rama,e cila do t’i sjellë popullit tonë mirëqënie dhe Europianizim të shpejtë.
    Të ndihmohet dhe të frymëzohet popuulli për të qënë bashkëpunues për përshpejtim ritmesh,ashtu sikurse vepron Kryebashkiaku i kryeqytetit Erion Veliaj i cili e ka metodë të punës së Tij,thirrjen dhe nxitjen e kryeqytetsave për beneficet nga ndërgjegjësimi i tyre për një Tiranë të re,moderne,të pastër dhe të civilizuar.
    Kështu do ecim përpara të gjithë më shpejt me një mentalitet të ri i domosdoshëm për tu inkuadruar në Europë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*