Punët e yjeve para se të bëheshin të famshëm

June 18, 2013 13:12

Punët e yjeve para se të bëheshin të famshëm

E imagjinoni dot legjendarin Kurt Cobain teksa lan dyshemetë, Madonën që shërben kafetë apo reperin Kanye West, shitës në një prej dyqaneve “Gap”?

Ku kanë punuar yjet e Hollivudit para se të shkruanin emrin e tyre në historinë e muzikës dhe të shisnin miliona disqe?Edhe artistët kanë qenë njerëz të zakonshëm, që bënin një jetë të rregullt dhe në disa raste kishin zanate të rëndomta. Le të shohim disa prej tyre:

Gwen Stefani. Para se grupi “No Doubt” të shpërthente në botën e muzikës amerikane dhe suksesi t’i ndryshonte jetën lideres së tij, Gwen Stefani punonte në një pastiçeri bashkë me vëllain Erik. Të dy bashkë alternoheshin duke iu shërbyer klientëve.

Madonna. Kur mbërriti në Nju Jork, në fund të vitit 1970, u punësua në dyqanin e ëmbëlsirave “Dunkin’ Donuts”. Në atë kohë ajo fitonte 35 dollarë në ditë, të cilat i mjaftonin për të paguar faturat dhe për të mbijetuar. Gjithashtu vazhdonte audicionet në kompanitë e vallëzimit dhe në vitin 1984 arriti të fitonte një kontratë diskografike si soliste. Ky ishte hapi i parë i saj drejt suksesit botëror, ndërsa sot ka një pasuri që i tejkalon një milliard dollarë.

Jon Bon Jovi. Një ndër kantautorët më të mëdhenj të muzikës rock, Bon Jovi është marrë për një kohë shumë të gjatë me dekorimin e ambienteve për festat e fundvitit. Ishte një punë që i linte kohë të lirë gjatë gjithë vitit, por me paratë e fituara, këngëtari i hitit “Dead or Alive”, regjistroi këngën e tij të parë “R2-D2, We Wish You a Merry Christmas”, në vitin 1980.

Kanye West. Para se t’i dedikohej muzikës rep dhe të bëhej partner i një prej femrave më të përfolura të shoubizit, Kim Kardashian, ai punonte në shërbimin ndaj klientit në një nga dyqanet e veshjeve “Gap”.

Mariah Carey

Mariah Carey. Pavarësisht se u fut me përulësi në botën e punës, si mirëmbajtëse në një dyqan veshjesh, punë të cilën e humbi shpejt për shkak të mungesës së dëshirës, Mariah Carey, ka pasur gjithnjë atë sjelljen e divës, që e dallon edhe sot nga shumë personazhe të tjerë të njohur.

Puff Diddy. Shumë kohë para se të ndryshonte emrin, manjati i hip hopit amerikan, Sean “Diddy” Combs punonte në restorantin “El Torito”, ku pastronte banjat. E kush do ta kishte menduar se ai do të bëhej miliarder?

Jack White . Sot konsiderohet mbreti i kitarës moderne rock, por, kur jetonte në Detroit, ndihmonte një prej miqve të familjes në biznesin e tapicerive. Atëherë ishte vetëm 15 vjeç

Pink dhe Shania Twain. Çfarë kanë të përbashkët dy këngëtaret? Sigurisht që stilet e tyre muzikore janë shumë të largëta, por këto gra ndajnë eksperiencën e punës në fastfudet e linjës më të famshme në botë: të dyja kanë punuar te “McDonald”.

Kurt Cobain. Para se të katapultohej drejt suksesit me grupin Nirvana dhe hitin “Smells Like Teen Spirit”, Kurt Cobain ishte vetëm një portier shkolle në qytetin e tij, Aberden, në shtetin e Uashingtonit./Dorina Gjuzi Kurt Cobain

 

 

June 18, 2013 13:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*