Punimet vazhdojnë në autostradën Tiranë-Durrës, ja si do devijohet trafiku

June 26, 2018 09:14

Punimet vazhdojnë në autostradën Tiranë-Durrës, ja si do devijohet trafiku

Faza e pestë e punimeve në segmentin rrugor Ura e Dajlanit-Mbikalimi Sukth ka nisur nga ora 6 e mëngjesit.

Për shkak të këtyre punimeve, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë se do të ketë devijim të trafikut, për të arritur shmangien e bllokimit të qarkullimit, si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Devijimi i trafikut:

  1. Devijimi i trafikut do të fillojë në orën 06:00 të ditës së martë datë 26/06/2018.
  2. Automjetet që udhëtojnë nga Durrësi në drejtim të Tiranës duhet të devijojnë te Ura e Dajlanit dhe të vazhdojnë në rrugën dytësore deri në kryqëzimin e Sukthit. Në vazhdim mund të dalin përsëri në autostradë ose të vazhdojnë në rrugën dytësore.
  3. Ky devijim do të përfundojë ditën e martë datë 26/06/2018 ora 24:00

Plani i menaxhimit të trafikut mund të ndryshojë në varësi të kushteve të motit.

Në çdo rast ndryshimi, ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë si opinionin publik ashtu dhe përdoruesit e rrugës.

Sa i takon punimeve të fazës së katërt në segmentin Ura e Shkozetit-Ura e Dajlanit, ato kanë përfunduar dhe segmenti rrugor gjendet i hapur për trafikun.

s.a/dita

 

June 26, 2018 09:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*