Punonin në një fabrikë kanabisi, dy shqiptarët tentojnë t’i shpëtojnë policisë

August 25, 2018 14:16

Punonin në një fabrikë kanabisi, dy shqiptarët tentojnë t’i shpëtojnë policisë

Dy burra, që u përpoqën t’i shpëtonin policisë duke u ngjitur në një çati, ishin “kopshtarët” e fabrikës së kanabisit të cilët u rekrutuan nga banda shqiptar.

Shkelzen Harruni, 29 vjeç dhe Antonio Zilfaj, 29 vjeç, u shpëtuan nga çatia në të cilën ishin ngjitur në Union Park pranë Aeroportit Norwich.

Ata u arratisën, pasi policia bastisi lokalet më 25 korrik dhe gjeti gati 1,000 bimë të kanabisit.

Gjatë procesit gjyqësor, ata thanë se ishin rekrutuar nga një bandë shqiptare dhe ishin detyruar të punonin për prodhimin dhe kultivimin e drogës.

Peter Gair, duke ndjekur akuzat, tha se 995 bimë kanabis të gjetura në një depo, teksa kishin përshtatur ndriçimin për rritjen e tyre.

Ai tha se ishte një operacion i madh dhe i organizuar, por se nuk kishte prova që dëshmonin se dy personat e arrestuar kishin ndonjë rol më të madh sesa prodhimi i bimëve.

Hurruni dhe Zilfaj u shfaqën nëpërmjet një video nga burgu i Norwichit dhe të dy pranuan se merreshin me prodhimin e kanabis.

Isobel Ascherson, avokatja e Hurrunit, tha se ai kishte borxhe në Shqipëri dhe për të paguar paratë ishte detyruar të punonte si kopshtar në fabrikën e kanabisit. Teksa shtoi se ishte kërcënuar me dhunë nëse nuk bashkëpunonte.

Teksa Darren Snow, avokati i Zilfaj, tha se ai gjithashtu ishte detyruar për të punuar në fabrikën e kanabisit, pasi mbërriti këtu në mënyrë të paligjshme.

Gjykatësi Anthony Bate vendosi një dënim gjashtëmujor për të dy burrat dhe se pas kryerjes së dënimit do të deportohen.

l.h/ dita

August 25, 2018 14:16

Njoftim

Njoftim

Njoftim