Punonjësi rezulton pozitiv me COVID-19, mbyllet ambasada shqiptare në Athinë

September 16, 2020 08:16

Punonjësi rezulton pozitiv me COVID-19, mbyllet ambasada shqiptare në Athinë

Është mbyllur ambasada shqiptare në Athinë.

Burime tregojnë se shkak për mbylljen e ambasadës është infektimi i një punonjësi me Covid-19.

Punonjësi punon në sektorin e aplikimeve për pasaportë, shkruan TCH.

Ai ka pasur shenja të buta të Covid-19 për disa ditë, dhe ka rezultuar pozitiv gjatë testit. Menjëherë punonjësi është izoluar në banesën e tij, ndërsa autoritet do të gjurmojnë kontaktet e tij.

Ndërkohë për të mos përhapur panik në radhët e emigrantëve, ambasada ka njoftuar se pezulloi takimet e programuara për aplikime të emigrantëve në këtë institucion.

Burime pranë ambasadës thanë se mundësia që ai të ketë infektuar persona të tjerë është e vogël, pasi stafi i kësaj ambasade mban maska dhe doreza gjatë kontakteve me emigrantët të cilët aplikojnë për shërbime konsullore dhe pasaporta biometrike.

Drejtuesi e ambasadës kanë urdhëruar stafin të bëjë testin Covid-19, ndërsa sot ambasada do të dezinfektohet. Ende nuk dihet nëse shërbimet do të ofrohen nga nesër ose jo.

j.l./ dita

September 16, 2020 08:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim