Punonjësit e administratës publike në testim

December 29, 2015 09:56

Punonjësit e administratës publike në testim

Punonjësit e administratës do t’i nënshtrohen testimit. Vendimi është miratuar nga qeveria, ndërsa punonjësit do t’i nënshtrohen testimit sipas një radhe të përcaktuar.

Vendimi parashikon testimin periodik një herë në 4 javë.

“Çdo nëpunës civil është i detyruar t’i nënshtrohet, periodikisht, testimit paraprak dhe, kur është e nevojshme, procedurës së trajnimit, sipas këtij vendimi, çdo 4 vjet, dhe, kur nuk është e mundur, ky vlerësim mund të shtyhet deri në 6 vjet,” thuhet në vendimin e botuar në Fletoren e fundit Zyrtare.

Sipas vendimit, Departamenti i Administratës Publike në bashkëpunim me njësitë e burimeve njerëzore pranë institucioneve do të hartojnë brenda muajit prill të çdo viti listën e nëpunësve që do t’i nënshtrohen testimit.

Testimi paraprak duhet të përfshijë të gjitha ndryshimet dhe të rejat që i përkasin fushës përkatëse, sipas kategorisë apo grupimit në të cilin bën pjesë nëpunësi civil.

Pas hartimit të listës fillestare, DAP do të bëjë edhe një listë të dytë me punonjës duke i veçuar sipas kategorive.

Më pas, lista u dërgohet institucioneve përkatëse të cilat do t’u bëjnë të ditur punonjësve datën e testimit jo më pak se 1 muaj përpara.

 

December 29, 2015 09:56
Komento

5 Komente

  1. Njëri prej 1 milion gomerëve December 29, 10:33

    Çfarë tagresh ka administrata e DAP-it për të testuar të diplomuarit në administratë?! Po kryeministri, i cili ka mbaruar për pikturë dhe i vetmi zanat jopolitik që mund të ushtrojë është mësuesi i vizatimit, a do ta testojë kush?! Kuptohet pyetja ime është retorike, sepse kryeministri, ashtu si kushërira pa portofol, apo drejtori i DAP-it, janë nëpunës politikë dhe jo civilë, e kësisoj s’mund të testohen.
    Po bëj një parantezë: Në bazë të kushtetutës, në të gjitha funksionet politike, deputet, ministër, kryeministër dhe president, mund të zgjidhet edhe një i pashkollë e në këtë kuptim, kaubojsi analfabet dhe infermierja që zëvendësoi Mark Frokun janë shembulli më i mirë. Nga ana tjetër, askush nuk ka të drejtë të testojë aftësitë e një personi të diplomuar, i cili testimin e ka kryer kur ka marrë diplomën në institucionet që ligji njeh për këtë qëllim.
    Shumë mirë, ndërthurjet politike mund të kishin bërë që kaubojsi të ishte ministër në vend të kushërirës dhe kësisoj do të ishte ai që do të drejtonte të gjithë procesin e testimit të personave me arsim të lartë që punojnë në administratë! Një analfabet që do gjykonte të shkolluarit! O tempora, o mores!
    Ndonjë kaqol i kuq këtu në forum (nga të cilët ka jo pak), mund të më thotë se testimi është i ligjshëm dhe i logjikshëm, pasi ajo që unë po shkruaj është një situatë hipotetike, përderisa në krye të punëve sot nuk kemi kaubojsin, por kushërirën që ka një eksperiencë mbi 20-vjeçare si babysitter në një kryeqytet të rëndësishëm evropian. E di edhe këtë, por këta kaqolë le të bëjnë një sforco mendore dhe ta imagjinojnë kaubojsin si kryetestues. Ka edhe një arsye tjetër, tashmë jo hipotetike, por reale, që këtë lajm e kthen në barsoletë: kemi një ministër rendi i cili thotë se në “demokracinë” rilindiote, ai që drejton një mjet më të shtrenjtë, për të njëjtën shkelje të kodit rrugor, dënohet më shumë sesa ai që ka një mjet më të lirë! Ky ministër do t’i marrë në testim vartësit e tij, lidhur me njohuritë e ligjit prej tyre?!

    Reply to this comment
  2. info analitike December 29, 10:56

    Ore po Kryeministrin, ministrat, zv. minsitrat, drejtoret e drejtorive, Kryebashkiaket kur do t’i testojme?
    Me sa kemi pare jane pikerisht keta qe po deshmojne paaftesi te frikshme ne adminsitrimin e shtetit.

    Reply to this comment
  3. Kurbinasi December 29, 10:59

    Nuk e kuptoj kete testim te administrates.Ne fakt testimi duhet bere ne momentin e marrjes ne pune e jo ne mes te punes.Apo ne vendin tone sa here ndrrohen partite ne pushtet bejne testim te administrates,se nuk kane besim te partia paraardhese,ose me e keqja behet per te sistemuar militantet.Shume keq,administrata qsnjehere nuk do jete e afte,po te ndiqen keto metoda,qe partite tona nuk duket se kane per ti hequr

    Reply to this comment
  4. lejlek December 29, 12:47

    Nje fjale e urte popullore thekson se …”sa te kujtohet ujku çakalli ka bere kerdine”…dhe jane pikerisht keta punonjes te padukshem te kesaj ADMINISTRATE shteterore qe kane organizuar ZALLAMAHINE ME TE SHPIFUR dhe teper te organizuar ne te gjitha hallkat shteterore pothuaj.
    te sigurte se nuki heq kush nga puna ,te mbrojtur nga ligji i partive politike …medioker ,te pakulturuar por me e keqja edhe te pa shpirt bejne rremuje gjithcka u del perpara me metoden bastarde vidh te vjedhim FUKARANE ,TE PAMUNDURIN apo edhe gjynafqarin nevojtar sapse NUK KA KU TE ANKOHET por edhe po u ANKUA prape ketu do e perplase koken.
    te ze syri neper zyra shteterore edhe njeres hallaxhinj me urdherin e KRYEMINISTRIT ne dore perekzekutim dhe punonjeset rrogetare sherbetore te po ketij populli qe i ushqen TALLEN.
    PUNONJESIT TE VLERESOHEN ME PIKE deri ne largim te perhershem nga SHTETI.

    Reply to this comment
  5. rilindja jote o DAP December 29, 15:11

    NJerezit qe punojne ne administrate jane kusherinjte e deputeteve dhe qeveritareve,keshtu qe DAP-i perseri do ti shpalli fitues,apo jo mor z. Taulant balla?!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*