Punonjësit e administratës tatimore e doganorë në testim

June 28, 2014 13:26

Punonjësit e administratës tatimore e doganorë në testim

Ministria e Financave bëri me dije sot se pas tre muaj trajnim të rreth 550 punonjësve të administratës doganore dhe tatimore, sot (datë 28 qershor) nisi testimi për rreth 200 inspektorë tatimorë. Javën tjetër do të jetë testimi për punonjësit e doganave. Në testim nuk do të ketë vetëm inspektorë, por edhe nivel menaxherial, pra drejtues që janë rreth 85. Testimi është kryer në ambientet e fakultetit Ekonomik, në Tiranë. Procesi është ndjekur nga afër nga zëvendësministri i Financave, Ervin Mete.

Ky testim (sipas akteve legale të Akademisë Fiskale) është pjesë e vlerësimit vjetor për të punësuarit, ndërsa për të punësuarit e rinj është mundësia e konfirmimit ose e kalimit me sukses të periudhës së provës ose e thënë ndryshe përcakton mundësinë profesionale të secilit për të përmbushur standardet të kërkuara nga organet fiskale.

Totali i pikëve është 100. Provimet që vlerësohen me 70 ose më shumë pikë do të pajisen me certifikatë.

Komisionet e testimit përbëhen nga 5 persona, të cilët janë përcaktuar nga Bordi i Qendrës së trajnimeve. Në përbërjen e komisionit është një përfaqësues nga Qendra e Trajnimeve, një nga organizatat e kontabilitet, një përfaqësues nga Ministria e Financave dhe një person të spikatur nga fusha e tatimeve. Po ky format do të jetë edhe për testimin e doganave.

Vlerësimi i dijeve është bërë sipas një testi të përbërë nga pyetje me versione, të cilat janë përgatitur nga komisioni i testimit, për secilën nga administratat. Për të përcaktuar cilësinë e përgjigjeve të të testuarve do të vendoset një prag pikësh, i cili do të përbëjë edhe kufirin e ndarjes së përvetësimit të temave të realizuara gjatë 3-muajve (29 mars-28 qershor).

Në ciklin e trajnimeve të ofruara nga Akademia Fiskale, të cilat zgjatën rreth 3 muaj, morrën pjesë rreth 550 punonjës të administratës tatimore dhe doganore, të punësuar rishtazi, por dhe 85 drejtues të lartë. Përveç punonjësve të dy administratave fiskale, në to kanë marrë pjesë dhe përfaqësuesit e biznesit, me qëllim shmangien e interpretimeve të ligjeve fiskale sipas “standardit të gjithsecilit”.

June 28, 2014 13:26
Komento

2 Komente

  1. lina June 28, 14:39

    Ata qe jane mesuar me kopje dhe me miq prap do tja hedhin,do ta hane ata qe skane miq. Prandaj merreni sa me qete,ashtu ka qene eshte dhe do te jete. Ne dogana ka njerez qe thone se 1+1=3. Mirpo atyre qe i kane vene nuk ju intereson se i kane vene per mon kukalesha.

    Reply to this comment
  2. nadir June 28, 20:06

    Nje mashtim i rradhes pasi partia i ka rregulluar punet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*