Punonjësit e huaj në Shqipëri, turqit mbajnë vendin e parë, kinezët të dytin

September 1, 2018 15:24

Punonjësit e huaj në Shqipëri, turqit mbajnë vendin e parë, kinezët të dytin

Pjesa më e madhe e punonjësve me shtetësi të huaj të punësuar në Shqipëri janë shtetas turq. Të dhënat zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, tregojnë se turqit zënë plot 32 për qind të totalit.

Ndërsa edhe punonjësit me shtetësi kineze, zënë një pjesë të konsiderueshme, duke u renditur në vendin e dytë me 11 për qind.

Në vend janë të punësuar edhe shtetas maqedonas dhe amerikanë respektivisht me 4 për qind të totalit, ndërsa punonjësit austriake regjistrohen në nivelin më të ulët 0 për qind.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka regjistruar në kategorinë “të tjerë” 30 për qind të punonjësve të huaj, duke mbledhur kështu disa shtetësi bashkë, si italianë, holandezë, grekë, francezë, rumunë, portugezë, kosovarë etj.

Rreth 3122 shtetas të huaj punojnë në Shqipëri, ku 1705 janë të pajisur me leje pune dhe pjesa tjetër me vërtetim deklarimi për punësim. Shifrat zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit i referohen vitit 2017, ndërsa vijon të jetë i njëjti trend edhe për këtë vit.

Ndërtimi qëndron në vendin e parë sa i përket sektorit që punëson më shumë të huaj, me 27 për qind, dhe në vendin e dytë qëndron kategoria “aktivitete shërbimesh dhe të tjera”, ndërsa sektorët e tjetër zënë një përqindje shumë më të ulët.

o.j/dita

September 1, 2018 15:24
Komento

7 Komente

  1. Mark U.K September 1, 15:56

    Turqit kan vllaznit e tyre ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  2. Sevo September 1, 17:16

    Anadollaket te kthehen te sulltani Andej nga kane ardhur injorantat

    Reply to this comment
  3. Arabi September 1, 17:32

    Nuk mjatuan 500vjet po’ na duhen akoma callmaxhit me kto Europa eshte e sigurt per shqiprine ne vitin 2080

    Reply to this comment
  4. Arben September 1, 20:43

    Allahu Ekber

    Reply to this comment
  5. Mark .U.K September 1, 23:23

    Arben a din shqip more burre,shko ne turqi se po qelb vendin.

    Reply to this comment
    • Besi September 2, 15:32

      Mark mos u merr me kete turk legen po’ te pakten tè hiki ne turqi ke vellezerit e vet e mos tè na caje trapin ky eshte xhihadist

      Reply to this comment
  6. Besi September 2, 15:31

    Mark mos u merr me kete turk legen po’ te pakten tè hiki ne turqi ke vellezerit e vet e mos tè na caje trapin ky eshte xhihadist

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*