Punonjësit e UKT gjejnë dy armë zjarri në një pusetë

September 30, 2016 08:37

Punonjësit e UKT gjejnë dy armë zjarri në një pusetë

Dy armë zjarri janë gjetur në një pusetë në rrugën “Agim Qarri” në Tiranë. Armët janë gjetur nga punonjësit e UKT-së gjatë pastrimit të një pusete.

“Më datë 29.09.2016, në rrugën “Agim Qarri”, punonjësit e UKT, gjatë pastrimit të një pusete kanë gjetur dy armë zjarri: një pushkë, model 56, dhe një automatik, model 56, kalibri 7.62 mm, pa karikator dhe një kuti metalike me fishekë model 56, kalibri 7.62 mm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale“,sqaron policia.

Sipas policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

September 30, 2016 08:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim