Punonjësja dezinfekton foltoren e Kuvendit, deputeti ironizon Ballën që kishte folur para tij: Nuk e kap Covidi Taulantin, se është nga fshati

July 29, 2020 19:40

Punonjësja dezinfekton foltoren e Kuvendit, deputeti ironizon Ballën që kishte folur para tij: Nuk e kap Covidi Taulantin, se është nga fshati

Dalja pozitivë me Covid-19, të tre deputetëve, një ditë më parë, ka bërë që të shtohen masat e sigurisë në Kuvend.

Foltorja gjatë ditës së sotme, është dezinfektuar pas çdo fjalimi të deputeteëve.

Pas përfundimit të fjalës së kreut të grupit socialist Taulant Balla, ka folur deputeti Myslym Murrizi.

Një moment ilariteti ka ndodhur gjatë këtij momenti.

Kur Murrizi është ngjitur në foltore, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i ka tërhequr vëmendjen Murrizit duke i thënë që të presë sa të dezinfektohet foltorja.

“Një minutë Myslym të vijë ajo punonjësja e shërbimit”, tha Ruçi.

Deputeti Murrizi zgjodhi të përgjigjej me ironi:

“Taulanti ka qenë, s’ka gjë Taulanti se është nga fshati. S’ka gjë, se Taulanti është si Xhonsoni”.

 

l.h/ dita

July 29, 2020 19:40
Komento

2 Komente

  1. Adih July 30, 12:55

    Zoti i nderuar Murrizi ,me gjithe respektin , me gjithe se Taulanti eshte nga fshati ,kokshtypur pallapete , te thyen koken me euro.

    Reply to this comment
  2. Mala July 30, 15:18

    Nga cili “qytet je ore!?”Nga Malesia e amdhe, qenke Malok ore.Apo nga Malesia ke dalur ne ndonjerin ne “qytetet” e formuara nga fshataret e maloket.Qytetet e vjetra tash po i mesojme vetem nga Marin Mema, por nuk po msojme per “qytetaret”e atyre qyteteve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim