PUSHIME / Natyra magjepsëse heq dorë nga joshja, pasi hajvani as që e çon kokën nga tableti

July 22, 2020 21:56

PUSHIME / Natyra magjepsëse heq dorë nga joshja, pasi hajvani as që e çon kokën nga tableti

 

ISHULLI I HATASHËM – Të dëshpëruar ngaqë nuk dinin çfarë të bënin më shumë për të tërhequr vëmendjen e pushuesit Karagjoz Shtrembsi, një fllad i lehtë vere që vinte përtej ujërave të kristalta të një plazhi ekzotik, së bashku me një rreze të butë dielli që përthyhej ëmbël mbi gjethet e palmave tropikale të ishullit ekskluziv dhe vështirë të arritshëm nga shumica absolute dërrmuese e shqiptarëve, vendosën të heqin dorë përfundimisht nga përpjekja që Gjozi të arrinte të çonte kokën nga aparatet teknologjike që kishte marrë me vete dhe të shijonte natyrën e papërsëritshme.

“Nuk është e mundur! Ky ajër plot jod dhe oksigjen që të përkëdhel mushkëritë, këto pika vese mëngjesore që rrëshqasin mbi gjethet ende të përgjumura të pemëve dhe mbi fijet e llastuara të barit; ne që na ka mbledhur natyra e shkretë nga ana e anës për të krijuar këtë panoramë përrallore që shumica e globit as që e ëndërron; dhe ja tek është kokrra e pallës që luan luftë tankesh në tabletin e leshit dhe nuk e ka çuar një herë kokën për të shijuar të paktën disa sekonda këtë mrekulli,” deklaruan të çmeritura fenomenet e natyrës.

Si flladi, ashtu dhe rrezja pohuan se në fillim menduan që Gjozi po kontrollonte shpejt e shpejt ndonjë email apo mesazh dhe pastaj do ta hiqte qafe mjetin teknologjik, për t’u zhytur në harmoninë e mjedisit për të cilin baba i Gjozit, afaristi Pehlivan Shtrembsi kishte paguar qimet e kokës.

“Por nuk ishte e thënë, jo! Kjo krijesë që i peshon më kot dheut, ka tre orë që nuk i ndahet asaj loje të shpifur. Madje nuk e ngriti kokën as kur i kaluan pranë tre krijesa femërore të species së vet, që ishin për t’u pirë në kupë,” shfryu i dëshpëruar flladi.

Ndërkohë, burimet pohojnë se një moment copa e llastuar e mishit e hoqi mënjanë tabletin. Të gjithë elementet e natyrës mbajtën frymën tërë shpresë, se Karagjoz Shtrembsi më në fund po dystohej për të nisur pushimet e pamerituara siç duhej.

Por Gjozi nxorri nga xhepi telefonin celular dhe u dëgjua tek komunikonte me të atin:

“Mir mor bab, çka, jo dhe aq keq. Megjithëse unë erdha për me t’bo qefin ty, se ktu nuk qeka gjo!”

 

 

—–

SHËNIM / Gojët e Liga është rubrikë satirike që beson se jeta me teknologji, teknologjia me karar.  

July 22, 2020 21:56
Komento

5 Komente

  1. Sazo July 22, 22:34

    Karari me teknologji, kapari pa karar -ishte shkruar në foton e postuar në insta, ku vetë lajkatarët e fotos e kishin zili vendin. Por puna është që po i mbaronin Mb e internetit 4,6 G. Gjithashtu i kishte ardhur ftesë në twitter nga njëfarë, Dr.Druidi (banor i zonës), por që sapo i pa emrin, i dogjën tankun bashkë me bunkier në lojë. Gjithsesi shtypni 2, për tu rikthyer në të arushës çik më andej.

    Reply to this comment
  2. Drenova July 23, 07:53

    Shtyp 1 per te fjetur!
    Shtyp 2 per t’u zgjuar!
    Shtyp 3 per te lare fytyren!
    Shtyp 4 per te lare dhembet!
    Shtyp 5 per te veshur pantallonat!
    Shtyp 6 per te veshur kepucet!
    Shtyp 7 per te marre celularin!
    Shtyp 8 per te marre ashensorin!
    Shtyp 9 per te pire kafe!
    Shtyp 10 per te shkuar ne pune!

    Ky eshte sot NJERIU I RI TEKNOLOGJIK!
    Eshte pikerisht ky lloj njeriu,qe ia ka lene ne dore jeten e vet dhe te femijve vetem politikaneve!
    Eshte ky njeri ,”i vdekur por i pa varrosur”,qe ka si moto te jetes se tij se,”Po iku Rama do vije Basha”,se “Ate qe ka bere Rama nuk e ka bere njeri”,se”Ne PS nuk ka njeri me te mire se Rama” dhe ketu merr fund qenia e tij si qenie shoqerore!
    Prandaj Shqiperia keto 30 vjet po ecen me ritme te shpejta,si askush ne bote (kete e ka thene Berisha dhe tani po e thote edhe Rama),ndersa shqiptaret,qe nuk pranojne te germojne kazanet e plehrave per te jetuar ia kane mbathur vrapit neoper bote,si cifuti ne shkretetire!
    Dhe Rama kete e quan “Bashkeqeverisje me qytetaret”,qe ne fakt ka rezultuar “bashkeqeverisje me majmunet”!

    Reply to this comment
    • Genti July 23, 11:00

      Kjo eshte edhe ideja kryesore e kultit Luciferian per rendin e ri Boteror, kult te i cili jane shitur te gjithe Politikanet pa perjashtim. Ky kult di qe krijoje nje rrace trans-humane e nderthur midis inteligjences artificiale dhe njeriut.

      Kush kerkon skllever qe te kene mendjen e tyre? Duan skllever moderne qe mendimin tu a bej softwari kompiuterik. Jane me te kontrollueshem dhe me te parashikueshem, tamam si robotet.

      Reply to this comment
  3. Bob July 23, 17:38

    Sjellja tipike e shqiptarit te ri sot. Edhe te jete ne shtrat me te dashuren, e bejne me celular

    Reply to this comment
  4. intelektuali August 31, 05:56

    O gazeta DITA:

    Keta nuk jane ROBOTE, nuk eshte as NJERIU I RI TEKNOLLOGJIK, por debile dhe dallkauke qe nuk hane pyka llogjike qe jane mesuar me tollona dhe bunkere dhe therrasin nate e dite “Parti Enver jemi gadi kurdohere” dhe qe qajne dhe vajtojne si kukumjacka pylli per LANC-in kriminal jugosllav qe mbolli MURTAJEN bolshevike ne Shqypni dhe qe nxjerrin nga tableti dokumenta konspirative qe te akuzonin me pare Martin Camajn dhe Ernest Koliqin si agjente te Imperilizmit Amerikan dhe meqe tani nuk u hapet me parashyta e CIA i nxjerrin antikomunistet si poli-agjente te UDB-se,

    prandaj:

    Karagjoz Shtrembsi mua me thene te drejten me duket si nje personifikim i:

    FANATIKEVE KARAGJOZE TE ENVERIT

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim