Pushimet dje dhe sot

July 31, 2014 19:43

Pushimet dje dhe sot

Para dy dekadash entuziazmi që kishim për pushimet ishte më i madh për shkak edhe të mundësisë më të ulët për të planifikuar në çdo kohë të tilla. Megjithatë vera mbetet mbretëreshë e pushimeve në çdo kohë. Organizimi me grupe të mëdha gjithashtu sa vjen e pakësohet. Para shumë vitesh pushimet simbolizonin edhe bashkim me të gjithë familjarët miqtë dhe të afërmit për të shkuar të gjithë së bashku në plazh apo në mal e tani rrethi me të cilin ndan pushimet sa vjen e ngushtohet. Por cilat janë ato karakteristika kryesore që diferencojnë pushimet para 20 vitesh nga pushimet moderne?

E para është komunikimi me ata që kishe lënë në shtëpi. Nëse niseshe për një destinacion të caktuar patjetër duhej të përdorje telefonin për tu lidhur, shpeshherë linja nuk punonte e do të duhej të prisje një orar të caktuar për të ndarë eksperiencën tënde duke shkelur tastet një nga një. Ndërsa tani me smartphone dhe tarifat roaming lidhesh në kohe direkte për të komunikuar me cilindo ke nevojë. Një tjetër karakteristikë që i ndan pushimet e fillimit te viteve 90 me ato te sotme janë imazhet e destinacionit në të cilin do të pushonim. Mënyra tradicionale e përshkrimit të destinacionit ishin kartolinat me pamje nga pikat simbolike të ndonjë shteti apo qyteti ku ndodheshe.

“Përshëndetje nga Londra! Me Kullën e orës Big Ben në pamje” dhe drejt e në postë. Ndërsa sot mjafton të shkrepësh një foto të vendit ku je shtrire për të marrë rreze dhe e ndan me këdo e ke dëshirë brenda sekondës. Librat gjithnjë miq të mirë të pushimeve gjithashtu kanë pësuar transformim. I themi lamtumirë letrës dhe aromës së vërtetë të një libri të ri për ti lënë vendin librave elektronik që i shfletojmë me të kaluarën e gishtit mbi iPod. Momentet më të bukura të pushimeve para shumë viteve i fokusonim në memorie nëpërmjet fotove me aparatet e vjetër me film , e për ti parë si kishin dalë duhej të prisnin të laheshe filmi në studio e më pas të shijonin e rikujtonim ato çaste magjike që kishim kaluar teksa pushonim. Ndërsa tani mund të bëjmë foto të panumërta me aparate profesionale dhe telefonat smartphone , e madje edhe ti editojmë ato që s’na pëlqejnë pasi na kanë nxjerre më me shumë kile seç jemi realisht.

Edhe mënyra sesi drejtohemi për të rezervuar pushimet tona në destinacionet e mbarë botës ka ndryshuar. Nëse më përpara agjencitë e udhëtimeve ishin i vetmi destinacion, sot mund t’i prenotojmë direkt prej telefonit tonë në internet në agjencitë online, teksa jemi komodë në divan duke shijuar një gote verë. Edhe sportet apo aktivitetet që kryejmë sot janë shumë ndryshe nga 20 vite më parë. Atëherë argëtimi mbetej në grup teksa luanim basketboll, volejboll në kushte të improvizuara në rërë apo me pasa në det. Ndërsa tani sportet ujore me trajnerë profesionist i dhurojnë adrenalinë turistëve të guximshëm që duan të provojnë jet ski, parasailing apo motorët e ujit. Të dëgjoje muzike duhej patjetër të merrje magnetofonin me kasetat e shumta me vete në plazh ndërsa sot me dëgjon me kufje këngën tënde të preferuar nga smartphone apo mp3. E në fund edhe koncepti i zgjedhjes së destinacioneve gjithashtu ka ndryshuar. Tashmë me pushime nënkuptojmë vizitën në një vend që s’kemi qenë ndonjëherë, ndërsa më parë mund të mjaftoheshim edhe me vajtjen në një destinacion bregdetar brenda kufijve. Vendet ekzotike e të largëta në kohët e sotme sa vjen e po preferohen më shumë edhe për shkak të përparimit të teknologjisë që lejon vizitën virtuale nëpërmjet internetit tek këto pika atraktive. Megjithatë një gjë mbetet e sigurt, edhe pse vitet kanë kaluar, me teknologji ose jo, pushimet mbeten magjike dhe të gjithë mezi i presim prandaj gjithnjë shijohen në maksimum.

1

fly

 book

July 31, 2014 19:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*