Pushimet e Obamës, një kokteil i rrezikshëm golfi dhe krize

August 25, 2014 09:41

Pushimet e Obamës, një kokteil i rrezikshëm golfi dhe krize

Nancy Reagan, bashkëshortja e Ronald Reagan,thoshte shpesh se presidentët e SHBA-së nuk bëjnë pushime, por ndryshojnë vetëm ambientin e qëndrimit.

Pushimi veror i Barack Obama dukej si shembulli i përsosur i kësaj thënie, derisa u shkatërrua gjithçka nga një lojë golfi, që kur përzihet me krizën, rezulton në një kokteil shumë të hidhur, madje edhe për disa nga aleatët e tij.

Pushimet që Obama i përfundoi dje arritën një pikë kritike të mërkurën, kur ai u shfaq përpara shtypit për tu deklaruar zemërthyer nga vrasja e gazetarit amerikan James Foley nga duart e Shtetit Islam (SI) në Siri.

Sapo përfundoi deklaratën e tij solemne, Presidenti iu dorëzua hobit të tij të preferuar, duke lejuar që kamerat ta portretizojnë të qeshur dhe të qetë në fushën e golfit. “Videoja (vrasja e Foley-t) ishte aq tronditëse saqë pamja e Obamas duke vrapuar fushën e golfit ishte e tepërt për shumë njerëz.

Ishte sikur të shihje nga një anë tjetër”, tha strategu veteran demokrat, Jim Manley, për të përditshmen “Neë York Times”.

Gjatë mandatit të tij, Obama nuk ka ndërprerë pushimet për t’iu përgjigjur krizës së fundit, por është përgjigjur nga ishulli i Vineyard Martha në Massachusetts për trazirat në Ferguson (Missouri), apo për progresin e IE në Irak, dy ngjarje të vështira që kanë përkuar me pushimet e tij. Por mëngjeset e tij të punës dhe pasditet argëtuese kanë gjeneruar tituj të ashpër, të shoqëruar me fotografi të buzëqeshura, një konflikt imazhi që u mpreh akoma më shumë kur kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron, anuloi pushimet e tij, pas zbulimit se një nga xhelatët e Foley kishte theks britanik.

“Presidenti ka qenë i pandjeshëm në këtë rast dhe po jep imazhin e një Obama të distancuar”, tha një ekspert në menaxhimin e politikës në Universitetin “George Washington”, Christopher Arterton.

“Një nga pikat e forta të Obamas është aftësia e tij për të distancuar veten nga situatat për të vendosur, por kjo mund të çojë në pandjeshmëri. Gjuha që Obama përdori (në deklaratën e tij për Foley) ishte në mënyrë flagrante ndryshe nga veprimi që pasoi ( lojë golfi)”, tha Arterton.

Kritikat për këtë gjest kanë ardhur që nga anëtarët e Kongresit, deri te ndihmësit e tij Demokrati si Manley, e duke vijuar tek ish zv/presidenti republikan Dick Cheney, i cili akuzoi Obamën se “preferoi të ishte në fushën e golfit se sa të zgjidhte krizën në Irak dhe Siri”.

Duke ndjekur hapat e George W. Bush

Shtëpia e Bardhë ka siguruar se deklarata e Obamas për Foley-n “ishte e sinqertë dhe e ndershme” dhe se Presidenti është i fokusuar “mbi të gjitha për të bërë punën e tij, madje edhe që nga Martha Vineyard, ku ai është i shoqëruar nga këshilltarët dhe pajisje të sofistikuara komunikimi”. “Vetëm pse Presidenti është në një vend tjetër nuk do të thotë se nuk është duke bërë punën e tij.

Ka qenë i përfshirë thellësisht në punët e brendshme dhe ndërkombëtare”, tha të premten zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Erik Schultz. Me 138 ditë pushimi në pesë vjet e gjysmë në detyrë, Obama ka marrë shumë më pak pushime se sa paraardhësit e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe kritikat nuk përqendrohen aq shumë në pushimet e Presidentit se sa tek loja e golfit menjëherë pasi foli për Foley-n, në vend që të zgjidhte një aktivitet larg kamerave.

George W. Bush u përball me një problem të ngjashëm në vitin 2002, kur menjëherë pas paralajmërimit të rrezikut të vrasësve terroristë në Irak nga një pistë golfi, u tha gazetarëve: “Dhe tani të shohim se çfarë gjuajtje” dhe vazhdoi duke gjuajtur topin. Videoja e këtij episodi u përfshi në dokumentarin “Fahrenheit 9/1”’ të Michael Moore dhe gjeneroi aq shumë kritika saqë në vitin 2003, Bush nuk luajti më golf deri në fund të presidencës së tij.

Për Ezra Klein, një gazetar prestigjioz i gazetës onilne “Vox”, zgjidhja nuk është “që presidentët të koordinojnë pushimet me ciklin e ngjarjeve, por që të mos tentojnë t’i bëjnë të dyja”. “Kur të shkojnë me pushime, përkohësisht duhet të mos jenë president”, thotë Klein në “Vox”.

Në fund të fundit për këtë janë zëvendës/Presidentët, dhe në qoftë se Joe Biden do të kishte reaguar për vdekjen e Foley-t nga Shtëpia e Bardhë , ndërsa Obama do të pushtonte me familjen e tij, do të kishte qenë më mirë për të gjithë të përfshirët.

August 25, 2014 09:41
Komento

1 Koment

  1. Sali komunisti August 25, 16:18

    Po luante me Michelen e bukur, asnje jete amerikani nuk mund te jete me e vlefeshme se sa nje loje golfi ……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*