Pushimet luksoze të Nishanit me miqtë arabë në bregdetin e Jonit

August 23, 2015 08:50

Pushimet luksoze të Nishanit me miqtë arabë në bregdetin e Jonit

Fundjavën e kaluar ai ishte në Malin e Tomorrit për pak ajër të pastër në 2400 metra lartësi (Dita ka siguruar fotot), por këto nuk mund t’ia kursente vetes një xhiro me jaht luksozë në bregun e jugut.

Presidentit Nishani mund të mos i jetë lejuar të pushojë në vilën qeveritare të Dhërmiut, por pushimet e luksit atij nuk i kanë munguar.

Në pikën doganore të portit të Sarandës, policia kufitare gjatë paradites së djeshme ka qenë në pritje të presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Burimet thanë se Bujar Nishani ka qenë i ftuar i disa miqve të tij arabë për të kaluar disa ditë në bregdetin mes Sarandës dhe Korfuzit, raporton – “Respublica”.

Në dalje të portit të Sarandës ka qenë i ankoruar që prej mbrëmjes së djeshme një jaht luksoz, me të cilin do të bëjnë edhe një guidë turistike në jug të Shqipërisë. Autoritetet ishin njoftuar që të premten në mbrëmje për mbërritjen e presidentit të Republikës dhe bashkëshortes së tij dhe ishin këshilluar të merrnin të gjitha masat e duhura në kuadër të kësaj vizite private të kreut të Shtetit.

Informacioni lidhur me këtë udhëtim turistik të presidentit Nishani ka qenë shumë i rezervuar, pasi axhenda ka qenë private dhe jashtë fokusit të medias.

Një rast për të vënë në dukje afrimitetin e kreut të shtetit shqiptar me njerëz të botës arabe, ku ai si president ka kryer disa vizita.

Por edhe faktin se presidenti ka aq miq sa të kalojë mirë edhe pa vilat ku sipas tij nuk e lënë të shkojë dyshja Rama-Meta. Bravo Jari, shkove nga shkove, por more atë që deshe.

bujari ne mal

2

August 23, 2015 08:50
Komento

11 Komente

  1. zotnia r August 23, 10:09

    raxh kapuri yne me vellain………..

    Reply to this comment
  2. orli August 23, 10:25

    “ushtari i dhjere”shvejk ka marre urdher nga komandat sali udb-ja per t’ju dhene nenshtetesine arabve!

    Reply to this comment
  3. nani August 23, 10:59

    Mullah Jari, Mullah M..ti!

    Reply to this comment
  4. neim August 23, 11:22

    O Kapteri i Saliut,pse i ke kaq miq keta arabet?Djale i ri me shkop ne dore,sikur nuk shkon!Lere ate pune dhe bej nonje tjeter,se nuk te thote gje Saliu.

    Reply to this comment
  5. Altin August 23, 11:31

    O “shqiptare”, u dhjevsha rracen. Po ku merrni vesh ju nga shteti dhe nga diplomacia o truthare. Presidenti, kryeministri apo zyrtare te tjere te larte, keto raste shfrytezojne per tu lidhur me boten dhe per te lidhur marrveshje per shtetin dhe kompanite e medha private o truçkulur. Pse futeni per te leshuar bajgat tuaja dhe u prishni vibracionet dhe te tjereve? Se ka qene kapterr apo tetar juve as u hyn ne pune, as keni pse ta vini ne dukje, puna e tij ka qene. Po juaja, llafazane te mjere qe ne vend se ti jepni zemer e shtyni tjetrin ne grope. Ngelet gjithe jeten peng i partive politike dhe nuk arrini te shihni me tej se maja e hundes tuaj. Qelbesira. Dhe qelbesira ata punetore te gazetes qe ju lejojne te villni vend e pa vend.

    Reply to this comment
    • mirel August 23, 16:53

      nuk duam mareveshje me arabet, hileqare te medhenj jane,
      keta muter nuk njohin as Kosoven dhe le me te tjerat
      larg islamiket nga Shqiperia

      Reply to this comment
  6. edi August 23, 13:02

    jam kurioz,po ra ne det me ca dore do beje not..

    Reply to this comment
  7. niki August 23, 14:38

    Zoti Altin,shkruaj ate qe mendon ,pa ofenduar njerez. Edhe ti gjendesh ne te njejtin thes me ato qe shan.

    Reply to this comment
    • Altin August 23, 17:22

      Une shaj ata qe shajne tjetrin, nuk shava te gjithe. Pamvaresisht se nuk kam asnje “dashuri” per kete president qe kemi tani, te shash vend e pa vend sepse nuk te pelqen diçka apo nuk arrin te kuptosh sikur nuk shkon.Kurse Mireli do beje mire te mendohet dhe njehere para se te shkruaje. Dollari si ne Katar si ne ShBA eshte dollar. Mos ta bejme prape si Enveri, nuk lidhem me perendimin se jane imperialiste. Nqs je i zoti, islamikut merri parane, jo kulturen, asnje nuk ta jep me zor.

      Reply to this comment
  8. Strasburgu August 23, 15:58

    Po sikur e ka pergenjeshtruar presidenca qe nuk ka qene ne det dhe ne asnje jaht. Ka qene vetem ne Gjirokaster. Apo varja, se ne na mjafton denigrimi i tij dhe jo vertetesia e lajmit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*