Pushimet në PD, fusin në ‘sherr’ anëtarët e Këshillit Kombëtar

August 11, 2015 21:25

Pushimet në PD, fusin në ‘sherr’ anëtarët e Këshillit Kombëtar

Mungesa e një koordinimi konkret nga ana e opozitës për të reaguar ndaj nismës së qeverisë më të debatuar të këtyre ditëve, atë të taksimit mbi të ardhurat, ka “futur në sherr” edhe anëtarët më të rinj të Partisë Demokratike, të cilët e shikojnë në këndvështrime të ndryshme “heshtjen” e kësaj force.

Bëhet fjalë për dy anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së, Julian Deda dhe Akil Kraja, të cilët janë përfshirë në një debat mes tyre duke shprehur qëndrimet për mënyrën se si po funksionon opozita. Për Dedën, është koha që demokratët të mbyllin pushimet dhe të rikthehen në detyrë, në mënyrë që të bëjnë të mundur frenimin e shtetarëve nga thellimi i gropës ekonomike që po krijojnë.

“Dikush nga opozita duhet të ndalojë pushimet, të marrë një dërrasë të zezë / të bardhë dhe një shkumës / lapustil dhe t’ua shpjegojë njerëzve se sa do të paguajnë. Nuk duhet të presim ta bëjnë gazetat këtë punë. Të dashur kolegë opozitarë, duhet t’i lini fjalët e mëdha, njerëzve duhet t’u flasim thjesht dhe konkretisht në mënyrë që ata të sqarohen dhe të na besojnë, përndryshe shtetarët do e thellojnë gropën. Boll me pushime, koha për opozitë …!” – theksoi Deda, raporton Shqip.

Në replikë, kolegu i tij në Këshillin Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, u shpreh se arsyeja e kësaj situate gjendet te kredia e madhe që mori qeveria “Rama” sapo erdhi në pushtet. Dhe si zgjidhje, koordinatori i PD-së thekson se duhet edhe pak kohë sa të hidhen bazat e një dialogu real mes opozitës dhe qytetarëve. Por, siç thotë ai, do të jenë vetë qytetarët që do të reagojnë ndaj kësaj nisme, sapo të kthehen nga pushimet.

August 11, 2015 21:25
Komento

1 Koment

  1. spataku August 12, 13:07

    Njehere na u be nje kongres,moren pjese gjithe minjet e halese.Mortja qe nuk u ha.Ju mbaruat si parti.Ndjes past pd-ke.Tju rroje Saliu e tju kete lene uraten.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*