Pushimet njëherë, pa protesta pret!

August 16, 2018 11:03

Pushimet njëherë, pa protesta pret!

Lulashi në zyrë,
ka një plan sekret,
se në mes-Shtator,
do bëjë kijamet!.

Ka një plan sekret,
po nuk e tregon,
si do hedhi SHQUPIN,
në revolucion!.

Zhvillimet rumune,
e kanë frymëzuar,
po Gushtin e ka,
prapë për të pushuar!.

E ka për të marrë,
energji të reja,
se do jetë e fortë,
këtë herë beteja!.

Rumunët me javë,
protestat i çojnë,
e bythecët tanë,
dy orë s’rezistojnë!.

Luli me urgjencë,
nuk i ka luftimet,
tani emergjencë,
janë për të pushimet!.

Njëqind mijë rumunë,
ditë për ditë luftojnë,
dhe në fakt-pushimet,
as që i mendojnë!.

Lulit as në mëndje,
nuk i shkon lanetit,
të shkëmbejë protestën,
me bregun e detit!.

Se është i betuar,
që këtë Shtator,
të rrijë në shesh,
të paktën dy orë!.

E thamë që do bëjë,
det e kijamet,
pushimet një herë,
pa protesta pret!.

Ndaj mundit të luftës,
të bëhet imun,
se Lulash’ i shkretë,
nuk është një rumun!.

Është gjysmë shqiptar,
gjysmë holandez,
nuk mund të durojë,
vapën që u ndez!.

Po mos e mendoni,
gjysmë kalaman,
se është udhëheqës,
që punon me plan!.

E eviton vapën,
se vapa të vret,
dhe në fund të fundit,
korrupsioni pret!.

Korrupsioni pret,
nuk ka ku të vejë,
ndaj luftë e Shtatorit,
them se do t’ja vlejë!.

S’do jetë si gjithmonë,
një vrimë në ujë,
vonesë e Vettingut,
e do ca rrëmujë!.

Betejën e Lulit,
e presim të tërë,
pastaj me të parë,
edhe me të bërë!.

S’dihet ç’i thotë mëndja,
dhe kërkon çudira,
në Shtator s’janë bërë,
kurrë punë të mira!.

Rumunët vërtet,
nuk i tremb beteja,
dhe gjithnjë janë gati,
për zgjedhje të reja!.

Lulit nuk i themi,
se është një idiot,
po zgjedhje të reja,
ai nuk bën dot!
A.DUKA

August 16, 2018 11:03
Komento

1 Koment

  1. Arben August 16, 20:02

    ca gjera i kap.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*