“Pushka” e Hashim Thaçit hap mediat serbe

April 10, 2018 10:20

“Pushka” e Hashim Thaçit hap mediat serbe

Shtypi i shkruar serb është zgjuar këtë të martë i gjithi me deklaratën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti Thaçi deklaroi një ditë më parë, me rastin e 19-vjetorit të betejës së Koshares se Kosova mbetet ende e kërcënuar nga Serbia, por shtoi se këtyre kërcënimeve do t’u përgjigjet ashtu si në vitin 1999; me pushkë.

E përditshmja serbe, “Kurir”, në faqen e parë ka publikuar artikullin me titull: “Hashim Thaçi kujton luftën”.

“Presidenti i Kosovës kërcënon se do të godasë Serbinë me pushkë. Kjo është një tjetër provë se shqiptarët nuk duan dialog, por luftë”, thuhet në shkrimin e Kurir.

Me tituj me të njëjtën përmbajtje u hapën edhe gazetat e tjera të vendit, ndërkohë që në versionet online të tyre, deklarata e Presidentit të Kosovës qarkulloi që pasditen e së hënës.

Kosova përkujtoi një ditë më parë betejën e Koshares, një prej betejave kyçe që vendosi fatin e luftës dhe ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës çau kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, të vendosur në atë kohë nga forcat serbe.

o.j/dita

April 10, 2018 10:20
Komento

1 Koment

  1. ELIOT April 10, 12:38

    Perse cfare kujtojne Serbet ;;;;se do ti presim me lule ;;;;;;; Ato serbet po armatosen me arme nga Putini dhe na bejen si pacifique ;;; jemi pak naiva ;;;;por jo budallenj ;;MERCI …. DHE CUDITEM SI QEVERIA E SHQIPERIE RAMES .. MINISTRJA E JASHTME NUK FLET ..PER PRESIONE E SERBIT ..KU MINISTRI I BRENDSHEM SERB BEN PRESION …NXIT LUFTE NE SHQPERI NE FLEJME GJUME JANE IDIOTA APO TURQ DUEHT TE THONE SE KOSOVA NUK ESHTE VETEM SHQIPERIA KA NJE USHTRI DHE NUK DO TA LAJME VETEM VELLAIN ..KUR .. BOSNJAKU SERB THOTE SE DO TE NDIHMOJE SERBET NE RAST ..KUR MINISTRI I MALIT TE ZI .. THOTE S EDO TE COJE 1000 USHTARE NE RAST SE SERBET KANE NEVOJE ….NE RRIJME SI DEBILA .. NE MAQENDONIE NE KROACIE EN MALIN E ZI KA MIJERA SHQIPTARE DHE TE GJITHE DO TE COHEN DO TE LUFTOJEN NE RAST SE NJE SHTET E SULMON KOSOVEN …JA …… PERSE HEZITOJNE APO E KANE MENDJEN TE VJEDHIN POPULLIN ….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*