“Pushka e Lirisë”, Gjykata serbe nis hetimet ndaj Gold AG (VIDEO)

November 1, 2015 20:03

“Pushka e Lirisë”, Gjykata serbe nis hetimet ndaj Gold AG (VIDEO)

Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, është dënuar nga gjykatat serbe për këngën e tij “Pushka e Lirisë”, e cila i dedikohet heroit të kombit Zahir Pajaziti.

Siç bën të ditur “Presheva Jonë”, ai rrezikon burg nga gjykatat serbe ose gjobë mbi 100 mijë euro.

Këngën në fjalë mediat serbe e kanë cilësuar diçka “skandaloze” pasi në klip ai shfaqet me uniformën e UÇK-së, që sipas tyre, “ka vrarë serbë”.

“Hetimi i videos anti-serbe” (“Istraga zbog antisrpskog spota”,) është titulli i mediave serbe për këngën e reperit 28-vjeçar.

Gjykata e Larte serbe për krime në teknologji dhe kibernetikë ka nisur tashmë hetimet. Prokurori serb Branko Stamenkoviç deklaroi se, “Prokuroria ka reaguar menjëherë pasi ky spot është paraqitur në rrjetet sociale. Për këtë kemi marrë të gjitha masat e mundshme me fakte kundër kësaj video dhe autorit”.

Sipas tij “për shkak të hetimeve, nuk mund të them se çfarë masash operative janë ndërmarrë”.

 

November 1, 2015 20:03
Komento

5 Komente

  1. Arben November 1, 20:15

    VAZHDO RRUGEN DREJT OR MIK,

    PUSHKA E LIRISE.

    Reply to this comment
  2. Mollosi November 1, 22:21

    Fat per ne do te ishte nese serbet do ta burgosnin kete antishqiptar.

    Reply to this comment
  3. ilir November 2, 09:31

    E kam degjuar njehere te Zone E Lire kete lesh raperi,islamik xhihadist eshte.Si perfundim lufta ne Kosove paska qene per mbizoterimin e islamit jo per liri.

    Reply to this comment
  4. petrika November 2, 14:56

    Sa shpejt genjehen nga propaganda serbe keta mut komentatore dhe hidhen menjehere kunder vellai te tyre shqiptar,duke e share patriotin e tyre shqiptar.

    Reply to this comment
    • Arben November 2, 19:06

      AJO QE QUAN PROPOGANDE SERBE, KA BERE LIGJIN NE MASEN 100% TEK NE DERI ME 1990 DHE ATY TEK 60-70% ME PAS.

      TANI QE I RANE PENDET UDB-SE DHE SLLAVEVE, PO FITON PAK PAVARESI REALE SHQIPETARIA.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*