Babai qet top për djalin, djali qet pushkë për babën

February 28, 2018 11:08

Babai qet top për djalin, djali qet pushkë për babën

Bedri Islami

Në Dukagjin ka një fjalë të herëshme: babai qet top për djalin, djali qet pushkë për babën.

Kjo më është kujtuar kur lexova reagimin e Shkelzen Berishës, djalit të ish presidentit, ish kryeministrit, ish shefit të opozitës, ndaj përpasjes mes babait të tij dhe gazetarit investigativ, Artan Hoxha.

Në të vërtetë, babai i tij, kur ishte në pushtet, por edhe kur e la pushtetin, ka qit pushkë për djalin e tij. Është shpërfytyruar, ka nxjerrë ligje e dekrete për hir të të birit dhe bizneseve të tij; ka mbyllur sytë ditën kur ndodhi Gërdeci dhe i hapi fort të nesërmen, kur rreziku po i afrohej të birit. Në parlament ai “harroi” se kush ishte baxhanaku i tij misterioz, që kishte lënë Londrën disa muaj më parë dhe ishte bërë hallexhi duke punuar në punishtet e vdekjes, në pronësi të të birit ; pastaj iu kërcënue drejt për së drejti prokurorëve që sapo kishin marrë në duar “Gërdecin” dhe i bëri, ose të linin profesionin e tyre, ose të ulnin kokën e të rrinin urtë.

Babai i Zenit duke gjuajtur me top gjykatë e prokurori i bëri që asnjëri prej tyre të mos ishte në gjendje të thërriste të birin, qoftë një herë, për ta pyetur se çfarë kishte qenë ajo telefonatë e gjatë me Delijorgjin, fill pas shpërthimit të Gërdec dhe mbi 30 të vrarëve; askush nuk e mori guximin nga kërcëllima e topit të babait për të ditur pse në Ministrinë e Mbrojtjes ish ministri i Drejtësisë, një i quajtur, në mos gaboj, Aldo Bumçi, dërgonte fakse në emër të të birit berishian; pse ai kishte aty zyrën e tij të pashpallur, çfarë donte ai në një Ministri të Mbrojtjes, kur nuk ishte i punësuar aty.

Babai i tij shkoi edhe më tej: mjaftoi që një ndër gazetat më të njohura të botës të përcaktonte tiparet e sypeshkaqenit dhe ta shpallte letër higjienike. Nju Jork Taims-i ishte përtej fuqisë së tij për ta zbuar, kërcënuar, mbyllur, goditur e zhdukur, por babai topin e kishte gati dhe e “dërmoi”, si mund të bënte vetëm ai kur ishte në pushtet.

Babai i tij gjuajti me top edhe kur faji i Gërdecit u transferua tek ushtarakët e Shtabit të Përgjithshëm, mjaftonte që birit të tij të mos i prekej asgjë dhe rruga e tij nga njëri kapital tek tjetri, me çantën famoze në dorë, të mos prekej.

Emrat, baba e bir, e herë pas here edhe baba e bijë, janë tashmë të njohur si trinomi i së keqes, manipulimit, korrupsionit dhe dyndjes së fuqisë së shtetit mbi biznesin, financat dhe ndërlidhjet me kapitalin e huaj. Dy nga shembujt më flagrant janë ende në memorie; njëri, CEZ, sapo është rihapur, pasi një i deleguar i babait në prokurori, Llalla, e kishte mbyllur; tjetri, kërkesa e Berishës – vajzë për një terpërqindsh milionësh, për një firmë të babait, ku ta dish, një ditë mund të hapet.

Pra, duam apo nuk duam, Berisha baba ka gjuajtur me top për birin e tij. Ndoshta më shumë se për bijën e tij, e ka të ngjarë se kjo e fundit, duke qenë më e mençur, me përvojë në “shkollën” e Kosovës, me një mik të shtëpisë si Fazlliqi, me një kanakar si Basha, ka ditur të fshihet më mirë. I biri, jo vetëm që nuk është fshehur atëherë, por nuk fshihet as tani.

Berisha babi e ka bërë detyrën e tij.

Tani është radha e pushkës së të birit.

Dhe ai gjuajti sot. Por askush nuk e merr seriozisht pushkën e tij. Më shumë se gjithçka tjetër ishte nga ato pushkaliqet e fëmijërisë, që zhurmë bëjnë, por dëm, edhe pse duan, nuk i bëjnë askujt.

Biri hodhi alarmin që e ndjejnë në shtëpi se mafia politike kërkon t’i eliminojë babin , pasi e kanë frikë. Vërtet mendon ai se ka sot pushtetarë që kanë frikë nga hija apo fjala e tij. Ai, sa më shumë të flasë, aq më shumë degradon.

Nëse biri ka hallin e popullit që po varfërohet, në fakt të majtët po tregohen të djathtë në politikat e tyre ekonomike, le të tregojë për pasurinë e tij; të ketë të paktën një farë dhembshurie , qoftë edhe gjatë udhëtimeve të tij të gjata turistike.

“Pushka” e Zenit është në fakt frika e tij. Jo rastësisht ai përmend “frikësimin me burg ndaj kundërshtarit”, sepse po ndjen se diçka po afrohet. Ndoshta jo aq shpejt sa ishte menduar, por krismat e saj ndjehen. Zeni i vogël, duke qyrë hallin e babait, mendon, jo pa të drejtë, se cili e ka radhën.

E di fare mirë se hesapet mes babit të tij, mes atij vetë dhe politikës ndërkombëtare qëndron një mur i lartë. Shfryen se “ politika po jep para të shumta për komprometimin e zyrtarëve të lartë që monitorojnë Shqipërinë”, duke menduar se të gjithë janë se ata zyrtarët CEZ, me të cilët bënte allishverishe në emër të babit.

Ashtu si i ati, edhe ky kërkon të heshtë zëri dhe të mbyllet fjala e një gazetari për hir të babait të tij, i cili, kur ishte në pushtet nuk e kishte për gjë të hidhte në erë redaksi të tëra, të mbyllte redaksi gazetash, të vinte dinamit në makinat e gazetarëve, të kërkonte shporrjen e tyre.

Halli i madh ka rënë mbi birin, për të mbrojtur babin. Sa që i bën thirrje qytetarëve të ngrihen dhe të vënë në vend nderin e tij, nesër mund të jetë vonë.

Si i ati, si i biri, janë gati t’i vënë flakën gjithë vendit për të shijuar çka vodhën në pushtet.

“Pushka” e Zenit në fakt nuk kishte krismë, kishte vetëm, frikën e një birboje për fatin e tij.

 

February 28, 2018 11:08
Komento

5 Komente

  1. syri February 28, 13:15

    Komentova edhe per artikullin e Bedriut dite me pare por edhe sot per ate te Viktor Malajt sot! Mjaft e dashur Dita me bemat e Saliut! Nuk ka njeri ne Shqiperi por edhe ne emigracion qe nuk di krimet e Saliut! Veproni se ky njeri kriminel te dale para drejtesise! Tregoni ne menyre ligjore se si mundet qe ky njeri bashke me Meten te largohen njehere e mire nga politika! Mjaft me me konstatime!

    Reply to this comment
  2. Devolliu February 28, 15:12

    Mut i jati, purth i biri.

    Reply to this comment
  3. fteri February 28, 18:27

    Po kur tha nuk njoh baxhanakun?
    Po kur tha që djali im Xeni nuk ka biseduar apo kërcënuar kurrë ishë shefin e shtabit ushtrisë shqiptare Luan Hoxhën që u arratis nga sytë këmbët ,kur vetë gjenrali tha më ka kërcënuar SHkelzen Berisha të mbyllë gojnë për krimin e gërdecit që la të vrarë 26 vetë dhe plagosi 300 njerëz.Të mbyllë gojnë për kondrabandën e shitjen e armëve e municionet të demontuara të gërdecit me etiketa të reja ,pasuri ushtarake e djersës dhe gjakut të shqipëtarve të kohës së munizmit , dhe lekët i vodhi për vete dhe mafjen e familjes tijë.

    Sali Berisha ka mbrojtur me top gjithë kriminelët dhe vrasësit e këtijë vendi ,të 21 janarit dhe gardën e Andrea Prendit që me pistoletën e tijë 9mm vrau Faik Myrtajn me një goditje predhë në trup ,vrau Aleks Nikën me plumb 9 mm në kokë !

    S.Berisha i ka shpërblyer ,Kollovarin L.Basha njeriu që vodhi 250 milon dollar të rr/kombit dhe tradhëtinë e shitjes detit.

    Z.Bedri !
    Sali Berisha ka mbrojtur me top jo vetëm djalin e tijë por të gjithë prokuror ,gjykatës ,gazetar dhe nënëpunsish dhe vrasësit që i kan shërbyre në rrugën e krimit dhe ralizimin e vjedhjes e shkatrrimit të plotë të shqipërisë.
    Me që nuk ka ligjë me vdekje S.Berisha duhet të dënohet me 10 dënime burg me jetë ,dhe është pak.

    Reply to this comment
  4. Alban Dega February 28, 19:31

    From: [email protected]
    Date: April 2, 2012 at 11:31:
    From: Alban Dega [email protected]

    Opinione

    VRASESI SERIAL ….

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sot mbushen plot 21 vjet nga vrasjet makaber te 2 prillit 1991 ne Shkoder.
    Nder e lavdi heronjve te 2 prillit! U qofte i lehte dheu i Shkoderloces!
    Drite u paste shpirti heronjve te 2 prillit !
    U vrane me arme serbe!
    U vrane me plumba serbe!
    Vrasja e tyre u urdherua e u pagua nga mercenare shqipfoles te Beogradit qe synonin ta fusnin Shqiperine e raskapitur e drobitur nga katrahura komuniste ne nje kasaphane e gjakderdhje.
    Pse…. Vetem qe te ngrinin karriken e tyre, poltronat e tyre neokomuniste mbi shkulmet e gjakut te paster e te dlire shqiptar te Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekes e dhjetra te tjereve.
    A nuk jane po ata mercenare te Beogradit qe e deklaruan ashiqare para shqiptareve ne janar te vitit te kaluar se jo kater e katerdhjete por edhe mijera do te vriteshin prej tyre per te mbrojtur karriken e poltronat e tyre te ngritura mbi gjak.
    A nuk e pat thene vete babai i tyre Lenini se pushteti eshte me veshtire te mbrohet se te ftohet!
    E kush eshte vrasesi!?
    … Jo dorasi! Urdheruesi!
    … Jo Ekzekutori ! Kryekzekutori!?
    Vrasesi i 4 heronjve te Shkodres eshte vrasesi i Remzi Hoxhes, qe i zhduken edhe kufomen…
    Eshte vrasesi i mbi 4000 shqiptareve ne 1997-en…
    Eshte vrasesi i 175 tropojaneve ne
    vitet 98-2000 !
    Eshte vrasesi i Otrantos…
    Eshte vrasesi i Azem Hajdarit …
    Eshte vrasesi i Gerdecit!
    Eshte vrasesi i 4 protestuesve te 21 janarit 2011…!
    …. Eshte vrases serial…
    Drejtesia vonon… Drejtesia nuk harron as vrasesin serial dhe as bashkepunetoret e tij !
    Vrasesi serial eshte vrases i Shqiperise!
    Jo vetem i saj, por edhe i enderrave te shqiptareve, i aspiratave te tyre ” e Duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” ” E duam Shqiperine si Amerika demokratike!”
    Eshte ai qe ne vend te Evropes dhe Amerikes po i con shqiptaret e Shqiperine drejt Azerbajxhanit e drejt Butanit!
    Eshte vrasesi serial I Shaiperise : te pakten 13 here ne 13 vjet sundimi te tij! 13 here ne 13 vjet Salikraci ! Vrases perserites me shumice !
    Vrases serial
    Vrasesi serial eshte ai qe mos qofte !

    Reply to this comment
  5. RAJERSON & PINOCETSON February 28, 20:13

    Zoti Bedri
    Je shume larg realitetit
    Mos ngaterro babain biollogjik me ate politik..
    .
    Babai i pare legal i Sali Bythishes ishte ne menyre figurative Enver Hoxha me Nene Nexhmijen
    ..
    Babai i dyte ..me mire me thene Njerku me njerken i kane emrat perkatesisht Bill Rajersonoviq qe nga fekondimi ne maternitettin e Beogradit me Elez Biberoviqit doli monstra USALI SERBERISHA
    .
    I paprekeshmi Serberisha eshte i tille se ai ka kartabjanken ( Rajerson-Biberaj)
    qe i dha fuqine pakufi e nje Pinoceti akoma me gjakatar per te shkaterruar te majten shqiptare ( 85% e elektoratit) dhe per shkaterruar deri ne qelizen e fundit sistemin e Enverit qe ne fakt ne 1990 quhej i vdekur si teori dhe praktike
    Pra lufta kunder ‘KAMUNIZMIT TE VDEKUR’ ishte nje kanibalizem
    ….
    Rajersoni i Beogradit dhe Elez Biberaj i Titogradit
    do te ngelen jo vetem anti-shqiptaret me te medhenj ne historine shqiptare por dhe antiamerikanet mete medhenj. qe ka shkelur ne shqiperi..
    nqs se do te beja nje gjyq nurembergu per krimet kunder njerzimit ne shqiperi pas 1992 do te vija ne bangen e te akuazuarve:
    :
    Edwin rajerson
    saleh berisha
    azem hajdari (edhe pas ngordhjes)
    tritan shehu
    elez biberoviq
    lulzim basha
    bujar nishani
    james trafikanti
    damir fazllic
    nick gage (gaxojani)

    .
    AKUZA:
    DHUNIM KUFOME
    .
    qe do te thote se ne 1991 kur shkelen keto barbare ai komunizem qe keto makartiste dhe neofashiste pretendojne se rrezuan..kishte vdekur qe ne 17 dhjetor 1981.

    .
    pra keto kanibale,vampire hijena dhe nekrofage munden nje system qe kishte 10 vjet qe kishte vdekur.
    jo vetem kaq por keto zbatuan nje nga teorite me agersive te zbatuar dhe ne amerike midis vete amerikaneve.
    .
    po pse ketu ne shqiperi e gjeti makartisti rajerson te rrezonte nje te vdekur..
    pse ngaterroi ky colonel I ardhur nga beogradi tiranen me saigonin,mosken dhe berlinin e viteve 50-60

    Dy here qeveria amerikane ka bere gafa qe kane lene gjurme ne histori
    .
    E para
    ishin kampet e perqendrimit te amerikaneve me origjine japoneze ne WW2 nga 1941-1947 qe me ne fund I demshperbleu ne kohen e Reganit ne vitet 80 me miljarda dollare
    .
    E dyta
    invazioni dipllomatik dhe I sherbimeve secrete amerikane ne vitet 1990-1992 nga Beogradi duke vene ne krye te shtetit shqiptar nje monster filoserb me emrin Saleh
    .
    ka ardhur koha qe administrate amerikane te investigoje gafat dhe gabimet fatale nga dyshja anti-amerikane Rajersonovic-Biberovic.
    .
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje lidhjet e disa zyrtareve amerikane me ish udb jugosllave ne dem te kombit shqiptar
    .
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje dhe denoje zyrtarisht aktin e turpshem te marrjes pjese te kolonelit diplomat Rajeson ne fushaten elektorale ne janar-mars 1992
    .
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje dhe denoje zyrtarisht aktin e turpshem te interferences rajersonit per arrestimin dhe denimin e Fatos Nanos si genocide antikomunist I panevojshem
    .
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje se kush zyrtare amerikane dhe shqipare u “demshperblyen” me floririn e londres..dhe pse pikerisht u abuzua me florin e londres ?!
    .
    Me ka zene lemeria qe kur ne Shqiperi honorable Donad Lu shpiku reformen per drejtesi,pas dekrinializimit te famshem,ku me I humburi doli Edi Rama dhe votuesit e 23 qershorit..me I fituari ..ylli ne ngjitje.

    Gjithe shtypi shqiptar ( edhe gazeta Dita me bedrisalmet e saj) jane verbuar dhe nuk shikojne qe kjo eshte nje manover tip “kale troje” po behet per te reabilituar pergjithmone krimet e kupoles 2B dhe per te vendosur K/M ne 2019 gjarperin Lul Basha I cili do kujdeset me pas per mosprekjen e SRB-it dhe ne rast te ngordhejs se tij natyrale ti beje nje varrim madheshtor si DEMON kratit tjeter te tropojes mender me thene A.Hajdarit.
    .
    Me e vogla qe mund te mendojme eshte se miqte tane po na konsiderojne si te Ferma e Kafsheve te George Orwellit…PSE
    ***
    Berisha nuk eshte se ka kryer krime.JO..Ai eshte treguar
    PERBINDESH
    KANIBAL
    MONSTER
    TERRORIST
    TRADHETAR
    DJALL…etj etj
    .
    Dhe miqte tane e tolerojne se gjoja hodhi komunizmin qe eshte ne vetvete nje genjeshter kriminale qe nuk eshte vendi dhe koha ta argumentojme.Por le te analizojme disa krime te kesaj drakule te viqidolit qe nuk ka zog kurve ne bote ta shpetoje apo ta amistoje:
    .
    1-Ky MONSTER nuk duhet te falet kur drejtesia e Enverit denoi Hysen Shoshorin ne burg kurse ky kerkoi varjen ne litar.
    .
    2-Ky PERBINDESH nuk duhet te perdhoste PERSONALISHT me dinamit varrin e Enver Hoxhes ne nje kohe qe I ka pire kafen dhe I ka ndenjur te oxhaku..e deri te varkat..Nuk duhet te shkelte zakonin e malsorit
    .
    3-Ky DJALL nuk duhet te beje rolin e te “shtypurit nga diktatura” kur ajo I dha mundesine te kuronte jashte vajzen e tij me operacjone kozmetike…dhe deri ti fshinte bythen Andi Bushatit nipit te H.Kapos si BABY SITERES
    .
    4-Ky DEVIL per here te pare ne historine e Shqiperise jep urdher luftarak me Shik-un qe VERIU te pushtonte ushtarakisht JUGUN
    .
    5-Ky DEMON urdheron perdorimin e lendeve kimike luftarake (si Sadami ) ne Vlore-Gjirokaster..ku per fat dy pilotet atdhetare devijuan avjonet.
    .
    7-Ky FRANKESHTEIN MONSTER shkaterroi me themel ushtrine & shtetin ne 1997 ku si pasoje u vrane mbi 4000 shqiptare…dhe u pushtuam “miqesisht” nga te huajt
    .
    8-Ky QELBESIRE me xhenazen e Hajdarit,shpertheu K/M dhe pushtoi institucjonet dhe duhej ose burgim I perjetshem ose egzekutim ne rrethana renduese ( ah keto amerikanet qe e falen)
    .
    9-Ky MASKARA kreu nje genocid cnjerzor kunder fisit Haklajve duke perdhosur varrezat,duke vrare femije e pleq dhe duke I rrafshuar shtepite me dinamit
    .
    10-Kjo BISHE GJAKATARE urdheroi zhdukjen pa gjurme te Remzi Hoxhes se raportoi takimin TOP SEKRET ne Shen Naum me Milloshevicin dhe Grigorovin ( me dijenine e miqve)
    .
    11-Kjo NDYRESIRE lejoi dhe urdheroi personalisht furnizmin me nafte te Milloshevicit me kompanine Shqiponja me tritan shehu,gazidede dhe “shenjetorin “ Aleksander Meksi
    .
    12-Ky ESAT PASHE JUNIOR shiti me DEVILIN LUL pjese nevralgjike te detit Jon,ku Karamalisi e konsideroi fitoren me te madhe dipllomatike pas L2B
    .
    13-Ky MEGA TRADHETAR lejoi personalisht ndertimin e varrezave te ushtareve greke brenda territorit shqiptar egzakt sipas vijes se vorio epirit,kurse nga ana tjeter varrosi ceshtjen came
    .
    14-Ky NAZISKIN heq tabelen e masakres 4 Shkurtit dhe e zevendeson me figure filo XHAFERR DEVISTE
    .
    15-Ky I PABESE ndersa I vuri pinjollit te Zogut kallashnikovin ne 1993,kurse pas dy dekadash ketij tradhetari I ngriti lapidarin
    .
    16-Ky SHQIPTAROFAGOS ne nendor 2012 me agresivitetin dhe nga provokimet e tij u be e mundur te digjen dy greviste te urise te te perndjekurve politike ( kujtojme qe I gjori Arvizu dhe I shkreti Nishani I vizituan nga dy here ata)
    .
    17-Ky MOBSTER NDERKOMBETAR dogji me biznesin e tij kriminal ne Gerdec 26 skllever..dhe pas kritikave dhe akuzave..i thote NY-TIME-it leter higjenike..dhe asnje amerikan nuk reagoi

    18-Ky NEO FASHIST vrau 4 veta ne bulevard ne 21 janar 2011…dhe cuditerisht fshiu bythen me ca ekpertiza profesinale te FBI…prape heshten miqte amerikane..biles Arvizu e quajti burre shteti
    .
    19-Ky NEKROFAG me gestapon e tij private egzekuton Kosta Trebicken dhe e ndihmojne ca miq te tij ne Virxhinia qe te gjeje nje ekspert per ta mbuluar kete akt mafjoz.
    .
    20-Ky MAFJOZ nderkombetar se bashku me DEVILIN LUL grabisin dhe me ca mafjoze te huaj me kollare rreth gjysem miljardi dollare ne Rrugen e Kombit qe mbahet rruga me shtrenjte ne bote…fatkeqeisht ne vendi me te varfer te Europes
    .
    21-Ky KRYHAJDUT ka bere dhe shume krime ekonomike si tejkalimi I borxhit publik,shitje hidrocentralesh,1 miljard borxhi I biznesit,aferat me CEZ-in.ALBETROLIN,ARMON etj etj qe jane te panumurta
    ***
    ***
    Pas mos ndeshkimit te Monstres Berishe per disa kryekrimet e tij..sidomos per masakren HITLERIANE te 21 janarit me keqardhje kemi drejte te mendojme se:
    Amerikanet po bejne gabimin e turqeve para 500 vjeteve ku I kane ndare shqiptaret ne armiq te betuar ne socialiste dhe demokrate (turqit na ndane ne myslymane dhe te krishtere)..dhe ne vend te ballaban pashes dhe hamza kastriotit shohim berishen dhe bashen….dhe analoge eshte enverhoxha ne rolin e skenderbeut..
    ..

    Bedrislami
    Paprekshmeria e serberishes gjendet ne kasafortat e rajersonit-arvizuse dhe donald-luse
    dhe eshte jo burrerrore qe ke frike te thuash te verteten qe
    i paprekeshmi
    quhet BABAI REAL I BERISHES=WILLIAM BIBERAJ
    (alias sali serberisha) made in 1990 UDB-CIA(seksioni ballkanit)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*