Pushohet çështja “Veliera”, rifillojnë punimet në zonën arkeologjike

March 13, 2019 19:35

Pushohet çështja “Veliera”, rifillojnë punimet në zonën arkeologjike

Projekti “Veliera” po zbatohet. Bashkia e Durrësit ka fituar betejën ligjore me shoqërinë civile. Pushimi i çështjes nga gjykata administrative Tiranë, i ka hapur rrugë investimit.

Për të kapur ritmet e më shumë se dy viteve të humbura, firma kontraktuese ka nisur menjëherë punën. Punëtorët dhe mjetet e rënda po kryejnë punimet pikërisht në zonën e mbrojtur arkeologjike, thuhet në një kronikë televizive të përgatitur dhe trasmentuar nga Abc News.

Gjatë rifillimit të punimeve, të cilat mbikëqyren edhe nga arkeologët, një pjesë e murit të bastionit fortifikues të shekullit të 17 u dëmtua. Kjo bëri që të dalin në dritë objekte të reja arkeologjike, një bazament altari dhe objekte monumentale prej mermeri, të periudhës romake.

Rinisja e punës këtu nuk është mirëpritur nga një pjesë e qytetarëve. Bllokimi i punimeve për më shumë se dy vite erdhi si pasojë e zbulimit të disa rrënojave arkeologjike që dolën gjatë gërmimeve.

Asokohe, shoqëria civile protestoi duke kërkuar anullimin e projektit me vlerë 6 milionë dollarë. Në mars të 2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës vendosi “sekuestro preventive” duke mos lejuar vazhdimin e punimeve.

Ndërsa më vonë Gjykata Administrative vendosi të pezullojë punimet në zonën arkeologjike “A” duke pranuar pjesërisht padinë, por shpalli moskopetencë për disa pika të tjera të padisë dhe po ashtu lejoi bashkinë që të vijonte punën në pjesën tjetër të projektit.

Për t’u rrëzuar së fundmi nga Gjykata Administrative Tiranë e cila pushoi çështjen.

v.l/ Dita

March 13, 2019 19:35
Komento

7 Komente

  1. Alban Hamzai March 13, 19:46

    6 milione euro per nje idiotizem dhe qytetaret nuk kane uje te pijshem 24 ore .Nuk ka llogjike qe ta pranoje kete gje ,por ne vendin e droges,krimit ,vjedhjes se votave kjo eshte normale .Linjat e betonit te pushtetareve duan te fitojne me te dy duart. Por duke patur parasysh qe po shkaterrohen monumentet e se kaluares krimi shumefishohet .Por edhe populli ,qe zgjedh vazhdimisht te tille njerez ,nuk eshte viktime,por bashkefajtor . Shoqeria e pergatit krimin,krimineli e zbaton ate .

    Reply to this comment
  2. info analitike March 14, 07:05

    Jepini shokë kazmën t’i vini trashëgimisë kulturore të Durrësit. Helbete me një idiot kryebashkiak që e ka bërë Durrësin për ibret nuk ke çfarë pret.

    Reply to this comment
  3. D... March 14, 08:14

    “Alban(pordha)Hamzai” ….fole sakte kete here ,ashtu eshte…..

    Reply to this comment
  4. Asd March 14, 21:48

    Muret e gjetura nuk kane asnje vlere artistike, dhe si te tilla nuk kane asnje vlere as historike. Jane thjeshte gure. As stil as forme ndertimi as ngjarje historike. Veliera ka dy lloj kundershtaresh; ata te politikes dhe ata qe u duket sikur kuptojne shume nga vlerat e trashegimise. Te pareve nuk kam shume per tu thene. Te dyteve u them mos hidhni letra per toke, ruani ambjentin dhe respektoni me te dobtit. Konsiderimi i vlerave dhe i trashegimive kulturore, nuk eshte pune dhe as detyre per cdo lloj “qytetari”. Lerjani specialisteve.

    Reply to this comment
  5. demo March 14, 23:55

    Specialistet folen ne dem te VELIERES.
    Pritet te flase SHAMANI Zeqo.
    Zeqo largon shpirtrat e keqinj me frymen e shenjte.
    Porta e Arte eshte sugjestion i Zeqos.Kur Arqile Gorrea e futi nen pallat ,Porten e Arte,u mek Zeqo.Te pakten ta kishte quajtur Porta prej teneqeje.
    Qytetare te Durresit!Mos prisni sherim nga shamanet!Merrni kazma e qysqi dhe shkaterroni velieren se nuk ka cep te nentokes se Durresit,pa monumente antike.

    Reply to this comment
  6. mirel March 15, 05:27

    Kryemaskarallek. Te heshtesh perballe nje krimi te tilledo te thote te jesh popull vemje.
    Ata qe e prishin duhen varur te gjithe

    Reply to this comment
  7. Dori March 15, 06:30

    Keshtu duhet te veprohet edhe per muret qe u gjeten ne kalane e Tiranes dhe Unaza e Vogel nuk kalon nga Ministrite drejt Lulishtes se Parlaamentit per t’u kthyer tek ish-Kinema Partizani, por eshte futur ne nje rruge labirinth midis Bashkise dhe MPB…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?