Pushon zemra e “Xha Sulos”, ndërron jetë aktori i njohur Albert Vërria

August 17, 2015 20:50

Pushon zemra e “Xha Sulos”, ndërron jetë aktori i njohur Albert Vërria

“Artisti i Popullit”, Albert Verria u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

Të gjithë e njohin si “aktori vlonjat”, por ai ka lindur në Fier më 3 shtator 1936, në familjen e madhe tregtare Verria. Në Fier mbaroi shkollën fillore dhe të mesme dhe rrugës së artit i hyri që në vogëli.

Në 1959, kur u hap për herë të parë në Tiranë shkolla për aktorë, “Aleksandër Moisiu”, Albert Verria fitoi studimet dhe u diplomua me grupin e parë të saj. U emërua aktor në Teatrin e Vlorës.  Që nga viti 1979, Albert Verria mban titullin “Artist i Popullit”.

Nga viti 1963 dhe deri në 1991, kur doli në pension, ka luajtur në 110 role të ndryshme në teatër, variete, seriale të ndryshme televizive dhe në kinematografi, pa lënë mënjanë edhe rolin si regjisor në disa shfaqje të ndryshme. Ishte vetëm 36 vjeç në vitin 1972 kur interpretoi rolin e kapedanit Sulo te filmi “Kapedani”, që e vendosi në rreshtin e parë të artistëve të mëdhenj shqiptarë.

Kaporal Pelegrini te “Në fillim të verës”, Kopi tek filmi “Rrethimi i vogël”, Nuri Beu tek “Koncert në vitin 1936”, janë disa prej roleve që e bënë atë një aktor mjaft të dashur për publikun.

Para pak muajsh, Albert Verrisë i erdhi propozimi i fundit për të luajtur në një film ndërkombëtar, me një rol në filmin “Contromano”. Personazhi që do të luante ishte një 80 vjeçar, një rol me shumë karakter, i vështirë dhe me domethënie të madhe, pasi filmi bazohet në temën e hapjes së dosjeve. Por ai nuk mundi ta realizonte rolin e tij të fundit, që e kishte shumë qejf për shkak të sëmundjes së rëndë, që e mbajti gjatë në spitalet e Tiranës.

 

verria

Filmat ku ka interpretuar Albert Vërria

Historiani dhe kameleonët (1988), Historiani

Trapi i Vjetër (2005), komedi

Misioni përtej detit – (1988)

Në emër të lirisë – (1987)

Rrethimi i vogël – (1986), shoku Kopi

Melodi e pandërprerë – (1985) bariu

Ditë të qytetit tim – (1982) (TV)

Agimet e stinës së madhe (1981), Soll Lili

Dëshmorët e monumenteve (1980), Tasi

Përtej mureve të gurta – (1979), babai i Asimes

Koncert në vitin 1936 – (1978), Nuri Beu

Nga mesi i errësirës – (1978) , Ibishi

I treti – (1978), Saliu

Thirrja – (1976), Lec Kabashi

Në fillim të verës – (1975) , Kaporal Pelegrini

Shtigje të luftës – (1974), Jani Ferra

Shpërthimi – (1974) xha Kasemi

Brazdat – (1973), babai Ademit

Operacioni zjarri – (1973), Hiluku

Kapedani – (1972), Xha Sulo

Kur zbardhi një ditë – (1971), Bakalli

I teti në bronz – (1970), Alo

Përse bie kjo daulle – (1969), i dehuri

August 17, 2015 20:50
Komento

13 Komente

  1. Biba August 17, 21:19

    Aktor I madh, I pa harrueshem!

    Reply to this comment
  2. votuesi August 17, 22:13

    I pejetshem kujtimi i tij, ngushellime familjes, Me kapedanin nr 2 i ulen figuren regjizoret e leshit te demokracise por gjithmone do jete i dashur per ne bashke me Roland Trebicken me rolet qe realizuan ne vite. I qofte dheu i lehte .

    Reply to this comment
  3. As Poet, As Analist August 17, 22:25

    Nje nga nje tè medhenjte po ikin,
    po ndahen nga njerezia,
    lajm i rëndë për shqipetaret,
    iku dhe Albert Vërria!….

    Kam patur tè madhin fat,
    qè kafe me tè kam pire,
    per zakon i thoshja ‘ xha ‘,
    ai me therriste ‘bir’ !!…

    Kush s’e ka njohur ‘xha Sulon’,
    brez’ i sotem dhe i parë
    emri i tij sot eshte gdhendur,
    te aktoret elitarë!!..

    Ne plejaden e te medhenjve,
    qè ka lindur Shqiperia,
    gdhendur me germa tè arta,
    do shkruhet: Albert Vërria. 

    I gjithe arti eshte né zi,
    bashke me tè çdo shqipetar,
    ketu ka rene dhe nje tjetër yll,
    ketu u shua nje pishtar!!

    Kerkoj fjale e nuk gjej dot,
    per tè shprehur gjithe ndjesine,
    a do linde me kinemaja,
    një yll si Albert Vërrinë?!

    Ngushellime familiareve,
    i qofte dheu i lehte,
    né veçanti për Zhaklinen,
    gjyshi né paqe u prehtë. 

    Reply to this comment
  4. zotnia r August 17, 23:12

    R.I.P

    Reply to this comment
  5. mirel August 18, 00:25

    Lamtumire xha Sulo

    Reply to this comment
  6. fiku August 18, 06:39

    I paharruar kujtimi I tij dhe prehte NE paqe.

    Reply to this comment
  7. Lul August 18, 08:03

    Na bene te qeshim ne kohe te veshtira…kapedan R.I.P ngushlime familjareve,legjenda e skenes shqipetare.

    Reply to this comment
  8. ilir d August 18, 08:28

    i paharrushem qofsh albert verria . aktore si ju nuk dhe nuk do kete kurre

    Reply to this comment
  9. era August 18, 08:42

    FALEMINDERIT DHE NGUSHELLIME FAMILJES! DO JETE I PAHARUAR PER NE QE I PERJETUAM DHE KENAQSIA QE NA DHE ISHTE E PAKRAHASUESHME ME ATE C” KA MORET…NGUSHELLIME FAMILJES….

    Reply to this comment
  10. Viktor August 18, 11:46

    Vdekja te trishton,por aktrimi i tij do te na lumturoje perhere. U prehsh ne paqe Albert Verria.

    Reply to this comment
  11. Agim Cani August 18, 12:56

    …kohe gjigandesh…qe lindi gjigandesh…sot kemi Ciljeten dhe Stresin…dhe Ben Imamin…

    Reply to this comment
  12. bbb August 18, 14:02

    I perjetshem do mbere!

    Reply to this comment
  13. Shahisti August 18, 16:13

    Ky ishte ai qe i tha te birit: “E rregullove traktorin? Beji shurren bahçes nashi”. Me ka pelqyer shume tek ai film. Nejse, a ka ngel me njeri qe i sheh akoma filmat e keture, mo? I qofte i lehte dheu, rob i mire.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*