Shqipëria e madhe, e heshtur, e përçmuar që këmben varfërinë me vdekjen

August 17, 2019 21:23

Shqipëria e madhe, e heshtur, e përçmuar që këmben varfërinë me vdekjen

Atë reagim që duhej të vinte nga sindikata, institucione apo organizma të shoqërisë civile në Shqipëri e ka bërë lëvizja Vetëvendosje e Kosovës, dega e saj në Tiranë.

Bëhet fjalë për ngjarjen që tronditi kryeqytetin ditën e djeshme, ku 2 punëtorë të kompanisë së ndërtimit “Xhimi” humbën jetën, ndërsa 2 të tjerë morën lëndime të rënda, pasi ranë nga skela e shembur e një pallati që po rikonstruktohej.

Në një postim të publikuar në llogarinë zyrtare në “Facebook”, VV vëren se ndodhi të këtij lloji janë kthyer në normë, pasi nuk ka patur llogaridhënie nga institucionet përkatëse dhe ekzekutivi, “që ka si përgjegjësi direkte sigurinë e jetës dhe të kushteve të punës”.

Viktimat ishin dy burra, dy kryefamiljarë në moshën 31 dhe 36 vjeçare, ndërkohë që dy punëtorë të tjerë u plagosën rëndë në të njëjtën ngjarje dhe u shoqëruan në urgjencë.

Disa ditë më parë sollëm rastin e një gruaje që u mbyt në përpjekjen për të shpëtuar mundin që i siguronte mbijetesën.

Shqipëria e madhe e shumicës së varfër, të heshtur, të përçmuar, na jep përditë sinjale SOS nga fshatrat e harruar, minierat e së fundmi në qendër të Tiranës

I bashkohemi VV në ngushëllimet më të sinqerta për familjet e dy punëtorëve të vdekur, dhe ndjenjat më të ngrohta për dy të tjerët që ende janë të shtruar në spital, duke uruar për shërimin sa më të shpejtë të tyre.

Jemi të prekur thellë që kjo situatë nuk i takon një rasti të jashtëzakonshëm, por ështe kthyer në një gjendje normale.

Numri i punëtorëve që kanë humbur jeten në vendin e punës është tronditës, por tronditja nuk ka cekur asnjëherë edhe institucionet përkatëse, as pjesën e ekzekutivit qe e ka si përgjegjësi direkte sigurinë e jetës dhe të kushteve të punës.

Punëtorët në ndërtim apo miniera po humbin jetën, por interesat e atyre që e mbajnë këtë gjendje nuk preken.

Situata nuk ka për të ndryshuar pa u vendosur para drejtësisë personat përgjegjës, ato kompani që shkelin të drejtat bazë të punëtorëve si dhe ata përfaqësues institucionesh që nuk marrin masa për të mbrojtur punëtorët.

Për një pakicë, postet dhe privilegjet janë të patjetërsueshme, ndërkohë që po rritet numri i njerëzve të shfrytëzuar brutalisht të cilët kanë të trashëgueshme vetëm të drejtën e tyre të shkëmbejnë varfërinë me vdekjen.

Ndryshimi nënkupton një tjetër model qeverisës që i mbron punëtorët përmes shtetit të së drejtës dhe shtetit social, që jetën dhe të drejtat e punëtorëve e vendos përmbi çdo interes financiar.

a.d. / dita

August 17, 2019 21:23
Komento

7 Komente

  1. bislimi August 17, 22:07

    VV!
    A e dini sa është numri i atyre që kanë humbur jetën në vendin e punës?
    Nuk e dini!
    Megjithëse keni shkruar se është shifër tronditëse!

    Reply to this comment
  2. laluci August 18, 06:13

    Po shum kan humbur jeten nje rast tipik njesoj si ky ndodhi edhe ne fier para dy vejetesh kur puntori ra nga skela dhe vdiq ne vend sepse skelat ski shin asnje mas sigurie perfundimi pronaret su hyri asnje gjemb ne kembe asnje mas ndeshkuese asnje demshperblim bile edhe leket qe kishte punuar sja paguan kta jane bosat e shqiperis shoket e edi rames sali berishes qe pasurohen perdit me gjakun e fukarait shtet kurv pa sindikata me qe ra fjala po keta te koruptuarit e sindikates do kalojn ne siten e vetingut…qe tu qetesohet shpirti usta mondit…dhe te gjith atyre qe po vdesin neper punerat e ketyre skllavopronareve

    Reply to this comment
  3. Perseri do te kete viktima dhe perseri do te shkruani pacavure ne gazeta August 18, 08:59

    Mbushni gazetat me ngjarje te tilla se edhe ky eshte nje biznes me vete ! Nuk ju rruhet shume per viktimat !
    Neser a pasneser te tjera viktima do t ket jo aty po ne nje vend tjeter ne nje lagje tjeter ne nje qytet tjeter njesoj nga i njejti shkak !
    Mos funksionimi i rregullave te sigurimit teknik ! Injeti avaz te njetat fjale nga “expertet”
    Aksidentet ne pune ne Shqiperi jane me mijra qysh kur ka filluar Demokracia dhe Biznesi i ndertimeve !
    Numri i tyre eshte ne rritje cdo vit sic jane aksidentet ne rruge
    Ajo qe nuk eshte ne rritje eshte inteligjenca dhe vlersimi i njeriut si kapital i pa cmuar ne shoqeri!
    Ne Shqiperi ka nje percmim te tmerrshem ndaj njeriut nje percmim te tmerrshem ndaj publikut dhe shentetit te publikut Percmim ndaj ruajtjes se jeteve te njerzeve !
    Ne Shqiperi jeta e njeriut vlen sa nje Pule !
    Turp !

    Reply to this comment
  4. Arben August 18, 10:39

    Kjo eshte shqiperia uropiane. Thojini drejt gjerat

    Reply to this comment
  5. katarakti August 18, 13:06

    …”Situata nuk ka për të ndryshuar pa u vendosur para drejtësisë personat përgjegjës, ato kompani që shkelin të drejtat bazë të punëtorëve si dhe ata përfaqësues institucionesh që nuk marrin masa për të mbrojtur punëtorët”… Kjo eshte e gjitha. Aksidente ne pune ndodhin ne te gjithe boten. Pergjegjesia eshte e drejtuesve te ndermarrjes private qe duhet ta paguajne teper shtrenjte vdekjen apo plagosjen e punetoreve te tyre. A ka ligje qe mbrojne te drejtat e punetoreve ne raste te tille?! Ka. Atehere ato ligje te zbatohen. Pronaret e ndermarrjes ne burg dhe demshperblim material i plote per te vraret dhe te plagosurit. Ky eshte roli i shtetit.

    Reply to this comment
  6. Duan apo nuk duan mijt e kenetave dhe mizat e kalit, Drejtesia do te BEHET. August 18, 13:51

    Jo Shqiperi e madhe, se kjo na kujton kryekriminelin milloshevici. Rasti i ketje aksidenti me pasoja humbje jete njerzish, jo vetem qe nuk duhet heshtur sikurse kane vepruar te quajturat sindikata, apo OJQ, por hetuar dhe ndeshkuar me tee fuqine e ligjeve, se vetem ne kete menyre ndertohet shteti i se Drejtes dhe interesi i politikes ndaj jeteve njerezore behet realitet, ku ngjarje te tilla te mos ndodhin me. Ngushullime familjeve.

    Reply to this comment
  7. Alba August 18, 16:23

    A ka inspectors te sigurimit teknik te cilet te kryejne inspektime ne vendet e punes ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*