“Pushteti i butë” i Kremlinit në Shqipëri

Gjergj Thanasi June 7, 2015 12:24

“Pushteti i butë” i Kremlinit në Shqipëri

Me ftesën e Anastas Janullatosit, Ekzark në Shqipëri i Patriarkut Bartolome të Konstandinopojës, erdhën për të dhënë koncert në Durrës dhe Tiranë Kori i Konservatorit të Moskës dhe Kori Klasik i Fondacionit (IFUOCN) të Moskës. Koret kënduan pjesë që nga “Drita e qetë” e Lvovit, poezia “o Kupallo” e Eseninit, e deri te “Pater Nostrum” e S. Ekimovit apo edhe këngën “Sytë e zinj” të poetes K. Kullakova. Publiku në sallë vlerësoi me superlativa profesionalizmin dhe cilësitë e larta të vokalit të koristëve.

Para se të fillonin të këndonin koret, në skenën e “Aleksandër Moisiut” të Durrësit, pati disa përshëndetje nga mysafirët rusë. Së pari përshëndeti zv/kryetari i parë i Dumës së Shtetit (Parlamenti Rus), deputeti Mikhail Markellov. Zotëria në Rusi është pak a shumë ekuivalenti i Vangjel Dules më parë dhe Shpëtim Idrizit sot në Parlamentin e Shqipërisë. Deputeti Markjellov është njëkohësisht bashkëkryetar i Komitetit të Dumës për Lidhjen e Popujve Ortodoksë. Në fjalën e vet deputeti theksoi lidhjet e veçanta shqiptaro-ruse në fushën e ortodoksisë, si edhe falenderoi Ekzarkun Janullatos për ftesën e bërë, për ardhjen e korit rus, për të dhënë koncert në Tiranë e Durrës.

kisha 1Më pas përshëndeti ambasadori rus në Tiranë, Karpushkin. Ai theksoi lidhjet e forta që ekzistojnë midis Ambasadës Ruse në Tiranë dhe degës Durrës të Shoqatës së miqësisë Rusi-Shqipëri. Ambasadori tërhoqi vëmendjen, që salla e mbushur plot me artdashës durrsakë është dëshmi e dashurisë, që kanë shqiptarët për gjuhën dhe kulturën e madhe e të pasur ruse. Z. Karpushkin i bëri kompliment popullit shqiptar për harmoninë fetare midis feve të ndryshme, që ekziston në Shqipëri. Në kuadrin e lidhjeve kulturale gjithnjë e më të zgjeruara shqiptaro-ruse, z. ambasador përmendi faktin që me shpenzimet e palës ruse është përkthyer dhe botuar në shqip një kolanë me 12 vepra të shkrimtarit të madh rus Dostojevskit. Ambasadori rus falenderoi edhe Ekzarkun Janullatos për ftesën, si edhe Kirillin II, Patrikun e Kishës Ortodokse Përvosllave Ruse, për kontributin e tij personal në dërgimin e këtij kori rus në Shqipëri.

“Pushteti i butë” i Kremlinit në Shqipëri

Ariu rus tashmë është zgjuar nga gjumi letargjik dhe nën udhëheqjen e Putinit një “Car” i ri i përshtatshëm për shekullin XXI po kërcënon fuqitë euroatlantike me avionë Sukhoj e katjusha Uragan, me anije Nanushka e raketa Iskander nga Narva apo Kënigsbergu në brigjet e detit Balltik, nga ujërat përballë kryeqytetit finlandez Helsinskit, deri në Tiraspol të Republikës Ruse të Transistrias, në brigjet e Detit të Zi. Fatmirësisht të paktën për momentin rusët kanë zgjedhur që drejt Republikës së Shqipërisë, por jo drejt Republikës së Kosovës dhe tërë faktorit shqiptar, në Ballkan të mos kërcënojnë me armë, por të ushtrojnë të ashtuquajturin “Soft Power” (Pushtet i butë). Këto 35 ditët e fundit vetëm në territorin e Bashkisë së re të Durrësit, rusët kanë zhvilluar tre aktivitete kulturore. Ata i paraprinë një ditë para një aktiviteti të Ambasadës Amerikane për mbrojtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore shqiptare në Kepin e Rodonit, me një aktivitet përkujtimor për Ditën e Fitores mbi fashizmin. Në këtë aktivitet kisha 2ndër të tjera Ambasadori Karpushkin shprehu keqardhje që ministrja Kodheli kishte refuzuar ftesën ruse për të marrë pjesë në Paradën e 9 Majit në “Sheshin e Kuq”. Në të njëjtën ditë me aktivitetin e amerikanëve në Kepin e Rodonit, ambasadori rus dhe stafi i tij organizuan një aktivitet kulturoro fetar në Seminarin Ortodoks të Shën Vlashit, po në Durrës. Ambasadori i dorëzoi seminarit botimin e plotë shumë-vëllimësh të Enciklopedisë Ortodokse, dhuratë kjo e Patrikut të Moskës për Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Me shumë takt Ambasada Ruse në Tiranë në këtë mënyrë i jepte një mësim diplomatik “Rilindja Ridge-it”, sesi funksionon taktika diplomatike e “Soft Power-it” d.m.th. e Pushtetit të butë.

Në këtë aktivitet kulturor të korit rus në Durrës, na tërhoqi vëmendjen edhe nuhatja gjeopolitike e Kryebashkiakut Dako. Ai e kishte ulur në minimum prezencën mikpritëse të funksionarëve bashkiakë, duke u përfaqësuar në aktivitet vetëm me z. Adrian Gurra, drejtor i Arsimit, kulturës, sportit, rinisë dhe çështjeve fetare në Bashkinë Durrës. Duke pasur parasysh edhe influencën vendimtare, që ka z. Dako në të majtën durrsake, mungesa e prefektit Xhelilaj dhe Kryetarit të Këshillit të Qarkut Durrës në këtë aktivitet mund të shpjegohet si rrjedhojë e “faktorit” Dako.

Si përfundim mund të themi se orientimin Euro-atlantik të shumicës dërrmuese të shqiptarëve të Republikës së Shqipërisë dhe të popullit shqiptar në tokat e veta në Ballkan, e kudo në Diasporë, nuk mund ta ndryshojnë as thirrjet kriminale të kasapëve mjekrraxhinj të Kalifatit Islamik, as edhe pushteti i “butë” i përvosllavisë së Kremlinit. Shqiptarët tashmë janë përcaktuar fuqishëm si “GO WEST!”

Gjergj Thanasi June 7, 2015 12:24
Komento

35 Komente

  1. Gjergji June 7, 13:24

    Te lumte.

    Reply to this comment
    • Jani June 7, 13:45

      Komiteti i Dumës për Lidhjen e Popujve Ortodoksë = konferenca islamike = ISIS = Vahabizmin e Arabise Saudite

      Reply to this comment
    • pjesmarres June 8, 08:01

      Ky Gjergji kokra e budallait qe shetit ne durres si legen pasi e perzuri Berisha nga PD po merret tani edhe me punet e fese, Ne rast se do ishte ne koncert gje qe se pashe ne salle nuk ka pse perzien politiken me fene,salla u mbush plot dhe shume vete u larguan per te mos qendruar ne kembe per 2 ore e gjysem,asnje parti as PS e as PD nuk e kane mbushur plot kete salle me dy kate keto dite, Sa per friken ndaj hegjemonizmit rus mos u trembni se shqiptaret e Enver Hoxhes ju servilosnin Diktatorit Stalin se barkun e paten bosh dhe nuk kishin buke per femijet. 50 vite ju servilosen Rusise dhe shanim Ameriken tani nderruan strategji 50 vite do shajme Rusin e do lavderojme Ameriken dhe asnjerit prej tyre si plas bytha per mendimet dhe lajkat tona ..historia shkruhet sipas historianeve te tipit Gjergj Thanasi ,Ngushellojeni Sulltanin e turqise qe po i rreshqet froni prej shalesh e mos u merrni me lloqe kavaje se koncerti ishte i nivelit te larte dhe klas sidomos pjesa e dyte…

      Reply to this comment
      • loni June 8, 08:18

        Fuck russia & greece & serbia!

        Reply to this comment
        • votuesi June 8, 20:18

          O Loni a leonilla (emer greku ke me sa duket),te kam mbeshtetur perhere por me qe i ke share 3 shtete pernjehere dhe sme behet vone thote Bleona une them..Viva Turqia E TAZBRET ERDOGANIT,NE jemi specie e vecante ne Evrope ku pushtuesit 500 vjecare i quajme vellezer kurse te tjeret armiq dhe ne bote nuk kemi asnje aleat dhe kusheri,mos te ishte greku dhe taljoni ne vitin 90 te na strehonin dhe te na jepnin buke do hanim veshet e njeri-tjetrit,por ne si popull kemi memorje te dobet dhe disa hic fare..te pershendes Loni..

          Reply to this comment
  2. Drino June 7, 13:30

    Informacioni eshte i sakte por nuk ka perse autori e quan “Esark” Kryepeshkopin e Kishes Ortodokse. Duhet te jesh i plotfuqishem per te ndryshuar gjendjen duke ndryshuar vetem titullin.

    Reply to this comment
  3. mustafa June 7, 13:37

    Ja ke fut kot o zoti Gjergj! Me tendencën për t’u dukur aktorë në një kohë që jemi spektatorë e në shumë raste punëtorë skene, po tregojmë që jemi rreshtuar në aleancën perëndimore. Po bëjmë të njëjtin gabim që bëri xhaxhi Enver i rreshtuar me lindjen. Në një kohë që druzhe Tito loste me dy porta e përfitoi ndihma në të dy krahët. Besoj e kupton që në këtë vënd militantët e sëmurë të partive votojnë për idhullin e tyre pavarësisht në kanë drita, ujë apo ushqim. Të fituarit janë oportunistët, në rastin konkret LSI- stët. Njësoj edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Serbia fitoi një shumë prej 7 mld euro për 5 vite vetëm për kulturën. Më thua dot sa përfituan shqiptarët e rreshtuar me perëndimin? Deri në daljen tonë nga traktati i varshavës përfitonim ndihmë ushtarake falas në teknikën më moderne të kohës. Sot??! Ndaj edhe ambasadori rus me takt ka thënë që mos u përzieni e mos dilni violinë e parë në sherre që nuk ju përkasin. Thjesht nuk jemi lojtarë por sarkazma më e pështirë është kur kërkon ti veshësh Dakos një ndikim e rol patriotik. Varja. Artikull pa vlerë për mendimin tim.

    Reply to this comment
  4. Fatja i Gerdecit June 7, 13:47

    Te gjithe ish spiunet e UDB-se ne Shqiperi tani administrohen nga ruset.

    Provoni t’i gjeni nje deklarate te vetme Sali Berishes kunder ruseve, nje te vetme !

    Reply to this comment
  5. Voskopojari June 7, 13:50

    Ku eshte problemi?!!! Ketu, ne kete Republike Bananesh ben ligjin ambasada amerikane dhe ambasadori gjerman….Ore, mos jemi gje ne lufte me ruset dhe nuk e dime ende?!! Kemi politiqene me komplekse dhe bythelepires te vampirit Soros!

    Reply to this comment
  6. ilia June 7, 14:15

    Po kush je ti mo Gjergji, qe flet ne emer te shqiptareve, “pro-atllantik”, kush i ka pyetur ndonjehere shqiptaret se nga duhet te shkojne,…, une nuk jam “kunder-atllantik”, por eshte mese normate te kemi marredhenie me te gjithe, me Rusine, posacerisht, si vend me influence dhe i madh,…, kush je ti mo Gjergj Thanasi, qe shtremberon pozicionin e Kryepiskopit Anastas duke e quajtur “eksark”, dhe e padrejte eshte qe ministri nuk denjoi t`i pergjigjej fteses dhe me shume gabim qe nuk u mor pjese ne parakalimin e 9 majit ne Moske, ne fund te fundit festohej fitorja mbi fashizmin, ashtu sic festojme edhe fitoren ndaj komunizmit,… dhe persa i perket “pushtetit te bute”, ky ka avantazhe perballe atij te “fortit” te SHBA, qe na solli 97`…

    Reply to this comment
    • ik ore pirdhu June 7, 20:44

      te pakten ty e dime kush je,,,,,,je bythlepiresi i janulles per agjitacion edhe propagande,,,,,,,,,,,yt fare e poshter,,,,ruset ti ftoje ne greqi janulla se ketu nuk eshte ne vendin e vet,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!

      Reply to this comment
  7. ***** June 7, 14:24

    Po mire bejne qe kendojne, shkembim eksperience edhe me pare kane kenduar Ruset ne kete vend. Amerikanet nuk kendojne pa leke dhe kur vijne te shkundin xhepat, le te vijne te dy palet edhe njerezit do duartrokasin ate qe pelqejne.
    Ne merremi me politike edhe kur vjen fjala per mardhenie kulturore midis vendeve.Kontrolloji programin para se te luajne dhe cfare s’te pelqen kerko ta heqin, po e shkelen nderpritja e te ikin nga kane ardhur.Dikur edhe Greket nuk ishin dakort me rregjimin komunist te E.Hoxhes por ansamblin shtetror e mirprisnin dhe ngriheshin ne kembe e i duartrokisnin te gjitha kenget.
    Shkembimi i kulturave te ndersjellta nuk i ka sjelle dem kujt.Ne raste se ato jane misione me prapavija te tjera i takon tjeter kujt ti trajtoj.

    Reply to this comment
  8. LABI June 7, 14:38

    Mustafa, te pershendes per llogjiken. Artikulli eshte tendecioz. Por tendencat shkone ne kan te kundert te asaj qe une shoh…Mdase jam gabim????? Po une mendoj se dicka fshihet para fteses po pose per te cilen te gjithe HESHTIM. Me cfare te drejte ligjore apo fetare KOLLOVARI JANULLATUS, ftone “AMBASADORET e ARTIT” Rus ne Shqipari?

    Qe populli Shqiptare eshte nostalgjik ndaj popullit bujar Rus, dhe viteve 50-te, kjo dihet, madje trasmetohet edhe ne breza…po nuk eshte detyre e Kollovarit GREK te bet te tilla PELIVANLLEQE politike, ne kuris SHQIPARISE e shqiptareve, aq me teper ne nje kohe qe Greqia kerkon te pervetesoje 340km2 te detit Jon, nga teritorit I Shqiparise, ashtu si Rusia rembeu Krimene…….

    Cili eshte ai minister kulture ne bote qe lejone t’ja bejne planin e punes dhe tetshin, prifterinjte kollovare, apo edhe vendas? Qeveria RAMA, duhet ta mbylle Ministrine e Kultures, se na e ben punen JANULLA e DULJA…….

    Per mua ceshtja eshte shume domethenese. Qeveria te hapi syte se I iku DETI….
    ARIU PDHE LUANI KETE RRADHE KANE ZGJEDHUR SHQIPARINE SI RING PER TU MATUR. PIKA NE MU NE QEVERITARE QE KEMI. TE TERE AFHENTE E SPIUNE TE VETES, TRADHETARE DHE KRIMINELE NDAJ KOMBIT TE TYRE. PTUUUU

    Reply to this comment
    • mustafa June 7, 16:39

      Ti mendon se këtyre ju rruhet shumë për këtë vend? Nëse do ta kishin kaq për zëmër nuk e kishin lënë Serbinë pas 4 luftrave dhe qindramijë viktimave të tallë bythën akoma me ballkanin? Mendon se nuk kanë në arkiva dokumenta për Shqopërinë e shqiptarët? Mendon se ju hap barku për Kosovën e të drejtat e njeriut? Ti mendon se me rënien e komunizmit u interesonte të kishte shtete të fuqishme në Ballkan, të afta të mbrojnë e të ushqejnë veten e tyre? Jo mor mik. U intereson të kenë shtete të lodhur me krerë të korruptuar që shantazhohen kollaj. Si pasojë Trepça përfundoi në duar amerikane e shitur prej serbëbe, ne humbëm naftën se na bëri nder Klarku. Shkrimë miliarda të investuara në ushtri e miliarda në industrinë ushtarake, sepse tashmë do marrim armatim të lehtë nga perëndimi me lekë sigurisht. Ç’ishin të rënda i shitëm për skrap. Degjeneruam çdo pëllëmbë tokë e pasuri, e për gjithçka miqtë tanë na thoshin që ishim në rrugën e duhur. Tani na thonë ” mos i flisni filanit se s’më pëlqen mua” , a thua se atyre që e kanë copëtuar këtë vend po ua tregojnë vendin. Janullatos na mbiu në derë, na e poftisën grekët. Tani duhet të çajmë dërrasat edhe me këta pallaveshët që na nxjerrin Gjushin hero. Lëreni Gjushin të bëjë lekë se Durrësit ja ka bërë topin

      Reply to this comment
  9. zhuls shqiptar June 7, 14:42

    Ku tani.sh e lexon kete k…Thanas leshin. Ky eshte I shemtut dhe I trashe. A punon mo ne dogane ky kerma qe na qeka bo kanalist

    Reply to this comment
  10. edi June 7, 15:36

    koncert i bukur dhe me vlera te medha kulturore.

    Reply to this comment
  11. Arben June 7, 15:51

    RROFTE JANULLATOS,

    RROFTE FSB-JA RUSE

    RROFTE UDB-JA SERBE.

    Reply to this comment
  12. ilia June 7, 18:46

    Te mos harrojme se ruset na mbajten me buke, deri me 1960 dhe te mos i akuzojme per shkaterrimin e Shqiperise ne keto 25 vjet “demokraci”, sepse nuk e shpiken ata teorine e nivelit “zero” dhe te shkaterrimit te gjithckaje, por “euro-atllantiket”, qe sot i kemi “miq”. Nuk jane aspak “komuniste” keto mendime tregojne nje realitet te jetuar,…Sa per Kryepiskopin Anastas, ka bere per Shqiperine, me shume se cdo “shqiptar”. Kjo ne menyre konvencionale, sepse realisht Kryepiskopi eshte qytetar shqiptar, edhe pse nuk duan t`ja japin nenshtetesine.

    Reply to this comment
    • Po,Po June 7, 20:16

      More Ilia cobani…,sa negativ qe je,ne cdo koment tendin.Je antishqiptar i terbuar,nga me te felliqurit,qe rri gjithe diten (me siguri qe paguhesh per kete),duke shfletuar sajte,e gjuajtur raste,qe te hedhish vrerin e grmbulluar kunder gjitheckaje qe eshte shqiptare.Je si nje thike pas shpine,qe e ka perdorur gjithe jeten Kisha Greke kunder shqiptareve.Vec mos e mesofsha se kush je…!

      Reply to this comment
  13. I.Troplini June 7, 18:52

    Kujt i bie ndermend nder shqiptaret, per kete mjekrraxhiun me rrobdishan te zi dhe “te ftuarit” e tij. Kur greku taliban, fton nje tufe rusesh, ne Durres,,,,,,,,, pyetja qe me lind mua si shqiptar, eshte,,,,,,,,, pse nuk i fton atje ku e ka furrikun e tij?
    Shqiptaret i gjejne vete miqte apo te ftuarit e tyre. Janulla me mjeker dhe rrobdishan, bashke me keta ruset pijanece e koketrashe,,,,,,, nuk jane pjese e ketij rrethi. Keta jane ARMIQTE e fundit te ketij kombi ne Europe.
    Pshurru Janulle, bashke me ruset dhe muziken e tyre. Shqiperia shqiptareve, vdekje tradhtareve.

    Reply to this comment
  14. Emigranti June 7, 18:58

    Kjo tregon se sa te afte e kemi Qeverine e cila lejon te ndodhin keto gjera.
    Si mund te lejohet qe nje fare janulle te fute ( dashuri ) me Kishen ruse kur russet dhe Greket bejne cmos te na eleminojne SI shtet sovran te cilet ne e dime shume mire qe per ta ne ishim dhe jemi nje NOCJON
    Ku eshte SHTETI AGJENTURAT E HUAJA JANE ULUR KEMBE KRYQ NE KETE VEND DHE JU DUHET PRERE KOKA SA NUK ESHTE VONE

    Reply to this comment
  15. * June 7, 19:39

    ja pra qe jonullefendiu na u merka me politike.veprim i jashtligjshem,dhe e pa pelqyeshme nga ana shqiptareve

    Reply to this comment
  16. D O K L E A T I June 7, 19:40

    SALI BERISHA FILLOJ ME VELLEZER TURQ. MOS U NERVOZONI. GJITHKUSH MUND TE ZGJELLIN VELLEZERIT E VET.

    Reply to this comment
  17. nardi June 7, 20:31

    shumë filma me agjentë shikojnë disa në këtë forum ! 8 milionë rusë vizitojnë turqinë përvit e lënë para aty. Shihni të bëni biznes sa më shumë me këdo që është europian.

    Reply to this comment
  18. ik ore pirdhu June 7, 20:51

    bushati ja ka fut gjumit,,,,po merret me fushaten ,rri deri vone edhe ska kohe te merret me janullen ,,,,,janulla ben zogun e kurves kur shef qe kta pallat flene me sy hap,,,,,,po me e keqja osht qe te cajne trapin ca bythlepires te janulles me komentet e komanduara nga greku i pabese,,,,,,,,,,larg legenat shqipfoles nga ky vend………!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  19. Taulant June 7, 21:09

    Sa here qe trupi i Shqiperise eshte cunguar, prapa Greqise dhe Serbise apo Malit te Zi ka qene sidomos Rusia. Qe me kongresin e Berlinit, traktatin e Shen Stefanit dhe konferencen e Londres. Pa nderhyrjen ruse, Ballkani do te ishte prej kohesh ne paqe dhe secili popull do te jetonte ne kufijte e vete natyrore.

    Reply to this comment
  20. Lion June 7, 23:13

    Nje shkrim i gabuar dhe i panevojshem. Organizimi i aktiviteteve ne kuadrin e marreveshjeve dy paleshe perben nje hap pozitiv ne afrimin e popujve e shkembimin e kulturave te ndersjella. Prandaj nuk ka asgje per t’u shqetesuar.Kur jane bere deklarata te papranueshme qeveria shqiptare eshte pergjigjur me tonin e duhur. Vete Perendimi mban lidhje te vazhdueshme (me telefon, me takime) per te gjetur zgjidhje te pershtateshme ne rastin e Ukraines.

    Reply to this comment
  21. Petrika June 7, 23:43

    Qe me 1990 greku hyri dhe u ul kembekryq ne SHqiperi.Antishqiptari i terbuar Sali Berisha ju servilos grekut aq shume sa u be rrogoz para grekeve,duke shkuar deri atje,sa tju falte edhe 340 km. det ,sikur tja kishte sjelle e shoqja ne paje.Ne mars te 97-tes,Nikoll Lesi botoi ne gazeten ”Koha Jone”dokumentin ku Berisha kishte firmosur,se bashku me Kiro Gligorovin,ishpresident i Maqedonise,dokumentin qe deshmonte se ai ishte nje agjent i serbeve.Per kete arsye Berisha urdheroi kreun e sherbimit sekret ,ne ate kohe,Bshkim Gazi dede, qe te djege me cdo kusht shtypshkronjen e Nikolle Lesit.Berisha ne ate kohe,por edhe sot,as e ka pranuar,por edhe nuk e ka mohuar nje gje te tille.O zot,po gjithe keta ministra,kryetare te PD,neper rrethe,por edhe mijera anetare te PD-se ne gjithe shqiperine ku e kane mendjen,? Si ju pelqen nje kryeminister i tille?Si ju pelqen nje vrases i 21 janarit?Si ju pelqen nje vrases i Gerdecit?Nje nxites i piramidave?Nje furnizues me nafte i Sllobodan Milloshevicit,per te vrare shqiptaret?Kaq i trashe qenka ky popull?Ne qofte keshtu,atehere ky popull e meriton qeverine e kryesuar prej tij.Nuk eshte thene ndonje here se sapo ta marrin pushtetin socialistet, ne do te hame me luge floriri.Duhen 20 vjet pune qe ne te vemi, nga ana ekonomike, atje tek viti 90 se ne ate kohe ne ishim me te forte.Kishim gjith ato uzina dhe fabrika,te cilat Saliu i shkaterroi me nje zell tejashtezakonshem.Shqiptare ju bej thirrje qe te mendoheni mire kur te votoni,

    Reply to this comment
  22. padrino June 8, 07:26

    Shqipëtarët, votuan më 23qershor , të 2013tës, s’po shikojmë të ketë ndonjë ndryshim , nga qeverie salushit, dhe e bashovicit. Është dënuar ndonjë, politikan për hajduterira, asnjë. Se kuptoj pse duhen votuar ata që thotë piktori rilindjes mavi , dhe lilo floriri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*