Pushteti i ideve dhe pushteti i shtetit

January 9, 2019 10:05

Pushteti i ideve dhe pushteti i shtetit

Koço Broka

Muaji nëntor, në vendin tonë është jo vetëm muaji i festave kombëtare, por dhe debatit, diskutimeve për buxhetin e shtetit, muaji i demokracisë ekonomike. Është e njohur se politika fiskale në përgjithësi ka të bëjë me atë se sa të ardhura grumbullon shteti, sa do të shpenzojë dhe për rrjedhojë sa do të jetë deficiti buxhetor e borxhi publik. Në kushtet kur një nga synimet kryesore të Qeverisë është ulja kreshendo e borxhit publik, dhe mbajtja e ulët e deficit buxhetor nën 2%, një rëndësi të posaçme merr jo vetëm mbajtja nën kontroll e shpenzimeve e përdorimi me efektivitet i tyre, por sidomos  shtesa e të ardhurave buxhetore e faktorët se nga do të vijë rritja e tyre, si gjatë programimit por sidomos rritjes në fakt të tyre?! Në këtë rrafsh në ditën kur në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, u prezantua. “Programi i të ardhurave për buxhetin e vitit 2019” kishte jo pak pyetje për to, se si ishte llogaritur rritja e tyre cila është garancia për realizimin e tyre… Ato ishin të shumta e të larmishme, pavarësisht mospjesëmarrjes së opozitës në Parlament apo në Komisione.

Ecuria e shtimit të të ardhurave buxhetore varet nga faktorë të ndryshëm, të dukshëm e të padukshëm, të parashikueshëm dhe të paparashikueshëm, përderisa kanë të bëjnë jo vetëm me masat e ndërmarra nga qeveria-e politikat e saj, por me ecurinë e zhvillimin ekonomik të biznesit e ciklin e ecurisë së tij,  e nga faktorë të tjerë të jashtëm si është luhatja e çmimit të mallrave në tregjet ndërkombëtare të tilla me peshë si nafta, ndikimi i kursit të këmbimit etj. Pra ka të bëjë edhe me faktorë të tjerë pavarësisht masave të veçanta e të posaçme të marra prej saj, si në krahun e të ardhurave ashtu dhe të shpenzimeve. Në këtë kuadër mund të thuhet se psh Qeveria duke rritur përkujdesin e adresuar shpenzime për investime publike, për infrastrukturë  sidomos me PPP, neglizhon e nuk do të shohë në mënyrë të patolerueshme, ndaj aspekteve të stanjacionit të sektorit privat siç është  fakti se stoku  kredisë bankare në fund të vitit 2018 ishte aq sa ishte 7 vjet më parë, 532 miliard lekë, dhe se këto shpenzime të saj nuk mund të zëvendësojnë dhe t’i hapin shtigjet e nevojshme motorit të ekonomisë, sipërmarrjen private. Ose media ka lënë në hije se çfarë ka ndodhur me çmimin e naftës në muajt e fundit, megjithëse ka një TV që jep informacion të përditshëm se çfarë ndodh me të dhe çmimit e zhdoganimit. Në këtë rrafsh nuk mund të mos tërheqin vëmendjen  ato që do theksonte  kryeministri z Edi Rama se “…ajo që vlen të theksohet për buxhetin e vitit 2018 është se nuk është një buxhet i ndërtuar mbi tejkalimin  e forcës së dëshirës së realitetit ekonomik, nuk është një buxhet i ndërtuar me idenë e indulgjencave, apo të shpërblimeve, por është një buxhet i ndërtuar për të konsoliduar më tutje shtetin, duke rritur hapësirat për zhvillim ekonomik, për punësim real dhe për më shumë integrim social”

Këto fraza tingëlluese nuk përjashtojnë madje paradoksalisht nxitin kureshtjen se vërtet, a është  ky,  “një buxhet i ndërtuar mbi tejkalimin  e forcës së dëshirës së realitetit ekonomik, nuk është një buxhet i ndërtuar me idenë e indulgjencave, apo të shpërblimeve?! Në kushtet kur për çdo gjë në botën tonë gjenden e mund të gjenden justifikime,  kjo kureshtje mund të hidhet poshtë nga propozimet dhe masat e ndryshme për ndryshimin që iu bënë në fakt sivjet paketës fiskale, me amendimet që iu bënë disa draft-ligjeve, ku disa u pranuan, të tjera u rrëzuan dhe nuk u miratuan. Nga ana tjetër është e natyrshme se jo çdo propozim dhe sugjerim mund të merret në konsideratë… Kjo jo vetëm se askush nuk ka monopolin e së vërtetës, por edhe se ndoshta nuk është momenti i duhur dhe i mundshëm fiskalisht, për një propozim e sugjerim që në vetvete është i saktë dhe i drejtë.

Por le t’i kthehem  kureshtjes, që të ngjall paradoksalisht deklarimi i mësipërm. Duke dëgjuar raportimin “ Programi i të ardhurave për buxhetin e vitit 2019”, të Ministrit të Financave, në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, të publikuar edhe në titullin tjetër “Buxheti 2019, të ardhurat rriten mbi 30 miliardë. Vazhdon konsolidimi fiskal” midis të tjerash dëgjon e lexon  “Metodologjia e programimit të të ardhurave është bazuar në modelet bashkëkohore të programimit, si dhe në analizën e detajuar të faktorëve që ndikojnë mbi secilën taksë dhe tatim. Modelet bazë të përdorura janë: parashikimet makroekonomike.

  • Modeli bazuar në analizën e 60-grup produkteve kryesore në import dhe Analizën e Serive Kohore të tyre.
  • Modeli bazuar në koefiçentin e elasticitetit “Buoyancy” dhe “Effective Tax Rate” për çdo taksë.

Këto modele bazohen në të dhëna historike 4-vjeçare të importeve dhe të ardhurave doganore për 60-grup produktet kryesore; analizojnë tendencën e ndryshimit të sasive të importuara për të njëjtat periudha në 4 vite; marrin në konsideratë faktorë të tjerë të konstatuar gjatë vitit korrent; masin dhe vlerësojnë efektet bazuar në indikatorë makroekonomikë duke analizuar efektin në ndryshimin e të ardhurave për një % të ndryshimit në PBB (“Buoyancy” dhe “Effective Tax Rate”).”

Fjalët për metodologjinë e programimit të të ardhurave, janë dhe ishin  në thelb po ato, të një viti më parë. Ndoshta ka një justifikim  se metodologjia nuk ndryshon dhe ka se si të ndryshojë çdo vit. Por gjithsesi tërheq vëmendjen, shtesa prej 30 miliard lekë më shumë e të ardhurave buxhetore të programuar, një shtesë sinjifiktive e nuk mund të mos të bëjë përshtypje,e që evidentohet në krye të raportit të sivjetëm. Kjo edhe se gjatë viteve 2015-2017 është vënë re një diferencë jo e vogël midis buxhetit fillestar të parashikuar dhe atij të realizuar në fakt, mesatarisht prej 17.3 miliard më pak mesatarisht në vit. Ndërkohë në këtë periudhë shtesa mesatare vjetore e të ardhurave buxhetore në fakt ka qënë mesatarisht 21.2 miliard lekë në vit, relativisht e kënaqshme.(Në 2017, të ardhurat buxhetore ishin 103 miliard lekë më shumë se viti 2013) Me një shtesë të tillë të të ardhurave buxhetore, zor se mund t’i lëvizë qerpiku mazhorancës aktuale, sidomos nga opozita, që kur ishte në pushtet,  të ardhurat buxhetore nga viti 2010-2013 për tre vjet u shtuan vetëm 3 miliard lekë, pa bërë fjalë për borxhin në rritje si ai publikuar apo ai i fshehur ndaj biznesit. Aq më tepër që gjatë periudhës 2013-2018, të ardhurat nga kontributi i sigurimeve shoqërore janë shtuar rreth 30 miliard lekë, duke stopuar nga njëra anë deficitin e kësaj skeme dhe ndërkohë duke shtuar dukshëm kontribuesit nga sektori urban privat, mbi 200 mijë vetë që u mundësohet e garantohet njëkohësisht pensioni në të ardhmen. Ndërkohë opozita si kalë beteteje nuk ka zgjedhur  konkurrimin e alternativave, për të dëshmuar se di të realizojë rrugëzgjidhje dhe objektiva më të mira se ato të sotmet, por kundërshtimin për kundërshtim, sipas praktikave foshnjore të pluralizmit të viteve 20-të të shekullit të kaluar, se kur mazhoranca deklaron se është ditë ajo do të thotë se është natë, ose në se e para thotë se është natë ajo do thotë të kundërtën, madje edhe ndaj alternativave që i ka konsideruar të drejta vetë ajo, kur ishte në pushtet. Mjafton të kujtohet debati pozitë opozitë se duheshin konsideruar apo jo borxh vonesat e patolerueshme të rimbursimit të TVSH-së pa bërë fjalë për vonesat në pagimin e faturave të investimeve, ende thuhet se vonesat e TVSH-së me mazhorancën e re në 2013-tën u llogaritën borxh publik, pavarësish se nuk ishin të tilla. Për hir të së vërtetës Kryeministri nuk hyri në këtë debat shterpë por nënvizoi në vjeshtën e 2013-të :-“ Kemi TVSH të parimbursuar. TVSH-ja e parimbursuar është shprehja më kuptimplotë e nivelit banal ku mund të bjerë një shtet që i thotë vetes demokratik, por është banal. Një shtet që thotë kjo ty të takon, por ti nuk e merr dot se nuk dua unë, është një shtet që nuk meriton asgjë, nuk meriton as respekt, nuk meriton as taksa, nuk meriton asgjë. E si mund të pretendojmë ne nga sipërmarrja, që sipërmarrja të marrë përsipër përgjegjësitë e veta karshi këtij populli dhe këtij vendi, kur ne i themi nuk të japim TVSH-në! “ Megjithatë vitet e fundit janë krijuar detyrime të prapambetura përfshi vonesa në ribursimin e TVSH-së. Janë toleruar këto edhe nga Kryeministri, ato apo ndryshimet e fundit, në Ministrinë e Financave flasin se fjalët e thëna në vjeshtën e 2013 nuk ishin retorikë, dhe se nga kushdo kërkohet të mbajë përgjegjësi për recidivizma të tilla si mosrimbursimi i TVSH-së në kohë, ashtu si e kërkojnë dhe aktet ligjore?

Por le t’i kthehem diskutimeve për të ardhurat buxhetore në Komisionin për Ekonominë dhe Financat. Nuk mund të  mos të ngelet në kujtesë pyetja profesionale e një deputeti të mazhorancës kur Ai, pyeti Ministrin e Financave, pasi dëgjoi raportimin e tij.:” Me renditjen e një sërë faktorëve që janë bërë për analizën e të ardhurave dhe për risqet, unë them se mund të dalin dy-tri pyetje që mund të kërkojnë një sqarim të mëtejshëm. Së pari, për opinionin, por edhe për ne këtu duhet bërë e qartë se mbi çfarë baze bëhet krahasimi i të ardhurave të buxhetit të vitit 2019, në krahasim me buxhetin e vitit ushtrimor që ne jemi? Duke konsideruar që përgjithësisht duhet mbajtur parasysh realizimi i pritshëm i këtij viti, pa dyshim që treguesit e paraqitur duket se janë në linjën e realitetit të buxhetit të vitit që ne jemi dhe në vazhdim, duke mos e konsideruar thjesht një krahasim me aktin e fundit normativ që përbën programin e fundit buxhetor, sepse po të bëhet ky krahasim, natyrisht që mund të dalin disa tregues ndryshe. Ajo që dua të them dhe që është e rëndësishme është që ne kemi një rritje më shumë absolute të të ardhurave, e cila pavarësisht nga intensiteti apo ritmi vjetor i rritjes së tyre, i cili ndryshon nga një vit në vitin tjetër, ka vite që ky ritëm është më i fortë dhe ka vite që është më i ulët. Unë them që është e rëndësishme të shtrojmë pyetjen dhe t’i japim përgjigje: a është një parashikim optimist dhe realist i të ardhurave?

Për shumëkënd pyetja flet vetë, se kemi të bëjmë  me një qëndrim sa profesional, aq edhe korekt e konservator, që përmban në vetvete njohjen në thellësi të fushës, monitorimin në vazhdimësi të të ardhurave buxhetore. Nga monitorimi rezulton se në periudhën një vjeçare Tetor 2017-Shtator 2018, shtesa e të ardhurave buxhetore krahasuar me periudhën paraardhëse ka rezultuar, ka rezultuar vetëm  10.9 miliard lekë,.

Ndërkohë megjithë përdorimin e metodologjisë bashkëkohore të programimit të të ardhurave të përmendur më sipër gjatë hartimit të të ardhurave të buxhetit për vitin 2018, por mbi bazën e  të pritshmit të realizmit të të ardhurave buxhetore prej 438.4 miliard lekë. Në fakt në fund të vitit 2017,  ky i pritshëm rezultoi 430.4 miliard ose 8 miliard lekë. Kjo diferencë që flet për një rritje artificiale të nivelit të të ardhurave të parashikuara për vitin 2018, nuk u mor në konsideratë për tu reflektuar as në Aktin Nr 1 të datës 26.07.2018 kur ndryshoi ligji i i buxhetit të vitit 2018.  Ja përse pyetje të tilla kërkonin e kërkojnë edhe një përgjigje e adresim konkret, por në fakt morën një përgjigje të përgjithshme e rozë mbi arritjet buxhetore gjatë vitit… (kushdo mund ti lexojë ato në linkun 20181218141724 Procesverbal, datë 12.11.2018 të Kuvendit të Shqipërisë (1) ), pa i dhënë një përgjigje të qartë se ndaj kujt shtohet shtesa e të ardhurave buxhetore prej 30 miliard lekë edhe në vitin 2019?! Sipas vëzhguesve  të pavarur pritshmëria e shtesës të të ardhurave buxhetore për vitin 2018, pritet të jetë jo më shumë se 20 miliard lekë krahasuar me  faktin e vitit paraardhës, nga 34 miliard lekë që ka rezultuar parashikimi i shtesës të të ardhurave buxhetore të vitit 2018 ndaj faktit 2017, në kushtet e mosllogaritjes të saktë të të pritshmit. Në kushtet kur sipas Aktit Normativ ose pritshmëria e vitit bazë mbi të cilin hartohet buxheti i vitit pasardhës është artificialisht e lartë, të ardhurat buxhetore rezultojnë artificialisht të larta, duke ushqyer një pritshmëri akoma më të lartë të publikut i cili nuk mungon të shoqërohet me zhgënjime nga njëra anë, duke mos adresuar në të njëjtën kohë problemet më të mprehta e zgjidhjet më të mira të tyre, nga përfaqësuesit e shtetit. Dhe ky rreth vicioz që përsëritet e përsëritet  po përsëritet edhe për vitin 2019.  Kjo po ndodh edhe kur deputetet të pozitës e thonë fjalën me profesionalizëm duke qënë përkrahës e realizues të pushtetit të ideve, qoftë me  pyetjen  e bërë, duke mos u kufizuar  me një pyetje sa për të larë të paktën shpirtin…Por diskutimi e debati  i zhvilluar  në Komisionin e Ekonomisë dhe Financës apo dialogu që kërkohet  tregoj se këto qëndrime  nuk janë të vetme apo të izoluara.

Një deputet tjetër pyet – Faleminderit, zoti kryetar! Faleminderit, zoti Ministër! Duke pasur parasysh realizmin e të ardhurave për 10-mujorin e vitit 2018, si mendoni se do të paraqitet realizimi i të ardhurave krahasuar me vitin 2017, njëkohësisht krahasuar me planin për vitin 2018, pasi, siç thatë, një faktor do të jetë edhe kursi i këmbimit, i cili do të ndikojë në realizmin e të ardhurave? Faleminderit!

Ministri i Financave… – “Besoj se do të jemi në nivelin 98,3 të planit.”

Kjo është përgjigja  kur të dhënat e 10 mujorit sipas shpërndarjes së parë rezultuan se janë realizuar 97.2 % dhe sipas rishpërndarjes së dytë të  bërë pas Aktit Normativ nr 1, 99.3 %. Dëgjuesve të këtij dialogu nuk u mbetet veçse t’i rikthehen ose  rileximit të librit të famshëm 1984 të Xhorxh Orëellit… apo FMN-së për rikrijimin e detyrimeve të prapambetura…Kushdo mund të shohë se lidhur me shpërndarjen e parë të bërë nga Ministria e Financave, në Nëntor 2018, do të mungon 12 miliard lekë më pak se prognozim-parashikim.

Pra në se me pyetjet e tyre deputetet, me dashje ose pa dashje synojnë, që në kushtet e pretendimit te zbatimit të modeleve bashkëkohore të programimit të të ardhurave bashkëkohore të shmanget praktika e mosrealizmit të madh të tyre si ka ndodhur gjatë viteve 2015-2017,  apo edhe edhe më parë, përgjigjet e dhëna për to, flasin për të kundërtën, për stoicizmin…e Ministrit që luan qoftë me top qoftë pa top me shifrat e buxhetit.

Jo pa kureshtje ja vlen të lexohen  diskutimi, pyetje e përgjigjet midis z Erion Braçe Kryetar i Komisionit të Ekonomisë e Financave dhe Ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Në kushtet kur ato janë të shumta, ku disa herë dakordësohen dhe mjaft herë të tjera nuk dakordësohen, e kanë të bëjnë edhe me akumulimin e TVSH-së së rimbursueshme nga organet tatimore dhe zgjatjen në periudha tej çdo logjike të marrjes pas të këtij rimbursimi, në këto radhë  po ndalem vetëm në njërën prej tyre.

Erion Braçe Sa janë në total detyrimet e prapambetura deri në fund të tetorit?

Arben Ahmetaj Deri në fund të tetorit detyrimet janë rreth 2.4 miliardë të trashëguara dhe 1.6 miliardë të akumuluara, që do të shlyhen brenda limitit buxhetor të këtij viti.

Megjithatë një javë para mbylljes së vitit Dhoma Kombëtare e Veshjeve dhe Këpucëve ngriti shqetësimin se përveç efekteve të kursit të këmbimit, vonesat e rimbursimit të TVSH-së po shkaktojnë pengesa të mëdha për mirëfunksionim e ndërmarrjeve fason

Në këtë rrafsh ia vlen për t’u ndalur dhe parë më nga afër tek një pyetje tjetër sado e dyzuar të duket ajo në pamjen e parë. Ajo ka të bëjë  me  risqet fiskale të realizimit të të ardhurave nga akciza e cigareve për të cilat u ndal edhe Ministri i Financave në Raportimin e vet. Para se të lexohet pyetja lexuesi le të njihet me situatën e prezantuar lidhur me riskun e realizimit të të ardhurave nga akciza e cigares për vitin 2019 por le t’i referohet edhe atij  për vitin 2018 të prezantuar një vit më parë të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur nr 1

Tabela nr 1

PROGRAMI I TË ARDHURAVE PER VITIN 2019 Fjala e Ministrit Ahmetaj në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat Postuar    12/11/2018

 

Fjala e Ministrit Ahmetaj në prezantimin e të ardhurave për Buxhetin 2018, në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat

Postuar 07/11/2017

  • Në terma konkretë, në planifikim janë harmonizuar faktorët makroekonomikë, me treguesit kryesorë që ndikojnë në taksa specifike.
  • Rritjen e të ardhurave nga akciza për karburantet, cigaret, pijet etj, si rezultat i rritjes së pritshme në sasi të tyre, në përputhje me konsumin. Janë programuar të zhdoganohen +200 ton ose 6.9% më shumë cigare krahasuar me realizimin e pritshëm të 2018-ës.
  • Të ardhurat nga akciza vlerësohen të jenë 48.3 miliardë lekë me një rritje prej 2.8 miliardë lekë ose 6.2% më shumë se pritshmëria e vitin 2018. Faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e parashikuar të të ardhurave nga akciza janë:
  • Programimi i rritjes me 200 ton cigare krahasuar me të pritshmin e vitit 2018,
  • Rritja e akcizës së cigareve me 3 lek/paketa e planifikuar në bazë të skedulit me efekt 0.46 miliard lekë
  • Rritja e të ardhurave nga akciza e duhanit dhe zëvendësuesve të tjerë
  • Lufta kundër informalitetit, kontrolli rigoroz i subjekteve të akcizës si dhe disiplinimi i mëtejshëm i procedurave të përfitimit të përjashtimeve dhe rimbursimeve nga kjo taksë.

Risqet fiskale

Risqet fiskale që shoqërojnë gjithë planifikimin lidhen natyrshëm si çdo vit, me realizimin e të ardhurave të programuara nga Tatimet, Doganat dhe Kontributet e Sigurimeve, konsistojnë në:

  • Është parashikuar një rritje me 200 ton e importit të cigareve me një efekt në të ardhura nga TVSH, Akciza dhe Taksa Doganore, por që sigurisht mund të mos realizohet 100 %.

 

Në terma konkretë, në planifikim janë harmonizuar faktorët makroekonomikë, me treguesit kryesorë që ndikojnë në taksa specifike.

Rritjen e të ardhurave nga akciza për karburantet, cigaret, pijet etj, si rezultat i rritjes së pritshme në sasi të tyre, në përputhje me konsumin. Janë programuar të zhdoganohen +200 ton ose 6.5% më shumë cigare krahasuar me realizimin e pritshëm 2017.

 

Të ardhurat nga akciza vlerësohen të jenë 49.9 miliard lekë me një rritje prej 3.9 miliard lekë ose 8.5% më shumë se pritshmëritë për vitin 2017. Faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e parashikuar të të ardhurave nga akciza, krahas rritjes së importeve të mallrave të akcizës, do të jetë lufta kundër informalitetit,

kontrolli më rigoroz i subjekteve të akcizës si dhe disiplinimi i mëtejshëm i procedurave të përfitimit të përjashtimeve dhe rimbursimeve nga kjo taksë.

 

RISQET FISKALE

Në krahun e të ardhurave buxhetore risqet fiskale për vitin 2017 konsistojnë në:

  • Eshtë parashikuar një rritje me 200 ton e importit të cigareve me një efekt në të ardhura nga TVSH, Akciza dhe Taksa Doganore prej 1.8 miliard lekë, bazuar në performancën e vitit 2017.
  • Ky parashikim mund të mos realizohet në 100% të tij dhe mund të ketë rriskun e rritjes së importit të cigareve me 150 ton dhe jo me 200 ton sa është parashikuar, me një efekt negativ rreth 0.4 miliard lekë.

 

 

Kushdo mund të shohë se raportimi i Ministrit të Financave për programin e të ardhurave buxhetore për vitin 2019 e 2018, është i ngjashëm si dy pika uji, jo vetëm lidhur me metodologjinë që u ndalëm më lart, por edhe për shtimin e zhdoganimit të  cigareve në vitet përkatëse buxhetore në përmasa të njëjta, 200 ton por edhe për riskun që mund t’i shoqërojë  ato. Duke mbajtur ose qoftë duke mos mbajtur parasysh, këtë njëjësi gati copy-paste, një deputet i mazhorancës do pyeste Ministrin e Financave :- .:-“Zoti Ministër, unë kisha disa pyetje… Së pari, për vitin që vjen ne mendojmë se do të kemi një rritje prej 200 tonësh të konsumit të cigareve. Ndoshta nuk mund të realizohet e gjitha, por gjithsesi mendojmë të kemi një parashikim në rritje për vitin që vjen. Ndërkohë, edhe pse ju keni marrë dy masa të rëndësishme për vitin që vjen, qoftë në ligjin e ndalimit të duhanit në ambiente të mbyllura, qoftë në rritjen e akcizës, ne kemi efekte në rritje të konsumit të duhanit? A mendoni se kjo skemë e akcizës ndoshta do të ketë nevojë për një rishikim tjetër, sepse qëllimi final që kemi është ulja e konsumit të duhanit, të cilën me sa duket nuk po ia arrijmë? A mos ndoshta do të duhet ta rishikojmë përsëri skemën e akcizës në sens rritjeje, që të japë një efekt realisht në uljen e konsumit të duhanit?” Pushteti i ideve, arsyetimi e pyetja midis rreshtave është e thjeshtë dhe e qartë:- “kemi një parashikim në rritje për vitin që vjen. Ndërkohë, edhe pse ju keni marrë dy masa të rëndësishme për vitin që vjen, qoftë në ligjin e ndalimit të duhanit në ambiente të mbyllura, qoftë në rritjen e akcizës, ne kemi efekte në rritje të konsumit të duhanit?!”  

 

January 9, 2019 10:05
Komento

4 Komente

  1. arber January 9, 14:44

    Nje analize e qarte shkencore MBI DRte lumte KOCO e BROKA. Fatkeqesishte ketu nuk te degjon njeri.Ketu karoca vihet para kalit.Kane kaluar afro 30 vjet dhe akoma punes nuk i gjendet njeriu..Ne parlament ka patur dhe vazhon te kete DR shkencave madje pa arsim te mesem .RESPEKTE Z KOCO
    .

    Reply to this comment
  2. Dibrani January 9, 17:30

    Je i pa-lexushem me gjith ate pershkrim.

    Bota thjeshtezon dhe perqendrohet tek thelbi ….nuk rendit ne detaj gjith historin duke e ilustruar me pyetje dhe pergjigje,…se pastaj humbesh

    Reply to this comment
  3. intelektuali January 9, 17:40

    Ky shkrim eshte si nje:

    MGALLLOMANI BUDALLESH QE SHITET ME KILOGRAM NE MEDIA

    Shikoni qyfyret qe thuhen dhe tregohen si nje TRA-LA-LA akademike enveriste:

    “…midis të tjerash dëgjon e lexon: “Metodologjia e programimit të të ardhurave është bazuar në modelet bashkëkohore të programimit, si dhe në analizën e detajuar të faktorëve që ndikojnë mbi secilën taksë dhe tatim. Modelet bazë të përdorura janë: parashikimet makroekonomike. Modeli bazuar në analizën e 60-grup produkteve kryesore në import dhe Analizën e Serive Kohore të tyre. Modeli bazuar në koefiçentin e elasticitetit “Buoyancy” dhe “Effective Tax Rate” për çdo taksë…”

    HA-HA-HA!

    A kuptuat gje o gazeta DITA dhe ju o ithtare te medimit te thelle ekonomik te akademikeve qe hartojne buxhetin e shtetit te Edvinit qe nuk ka asnje dipllome dhe nuk ka mbaruar asnje shkolle?

    sepse:

    Po t’ja japesh kete shkrim nje biznesmeni me BYTHE ne toke qe nxjerr buken e gojes me punen konkrete te tij qe ka te beje me nje prodhim te mirefillte dhe qe paguan taksat ne shtetin komunist pa kurfare prodhimi kombetar, por qe nxjerr “dhjame nga pleshti” dhe mbush buxhetin me finte enveriste me mbledhje taksash dhe tatimesh, sic ishte edhe Taksa Famoze Progresive e Edvinit qe eshte harruar fare dhe qe ka perfunduar si “Kokoshi ne nje thele”,

    atehere:

    Duke lexuar kete shkrim per megallomane per budalla dru me pre, une per vete do te thosha:

    SHQYPNIA ESHTE ME TE VERTET VENDI I CUDIRAVE

    qe:

    Nuk prodhon pothuaj kurgje si produkt qe mund te shitet dhe te blihet ne tregun e Lire nderkombetar qe njihet si GDP kombetare me emblemen “Made in Albania”,

    por:

    Qe ka KOKA akademike per ekonomi boterore qe flasin shume qyfyre dhe nuk thone asgje, sic eshte edhe autori megalloman i ketij shkrimi qe vlen aktualisht sa nje leter BYTHE.

    PO SHQYPNIA ESHTE SA NJE FSHAT I HUMBUR NE SHBA QE DREJTOHET VETEM NGA NJE KRYEPLAK

    Kujt i duhet kjo qeveri e paafte me ministra hajdute dhe idiote qe i ben fresk kjo megalomani shkencore per budalla si ne Kohen e Qepes te Enverit?

    Ejani ne SHBA te shikoni si drejtohet nje rajon qyteti me 2 apo 3 milione banore vetem nga nje “Major” apo kryetar bashkie rajonale, pa ministra dallkauke si keta te Edvinit dhe pa shkencetare akoma me dallkauke si autori i ketij shkrimi.

    Reply to this comment
  4. Tomorri January 9, 18:11

    Ky material vlen per konferenca shkencore ose per t’u botuar ne revista te specializuara e jo ne gazetat e perditeshme!
    Besoj se 90% e lexuesve nuk kane nivelin qe t’i futen analizave te tilla,por mbi bazen e ketyte te dhenave autori te jepte konkluzione me kritika per qeverine dhe te jepte alternativa ndryshe!
    Boll me sofizma per te treguar veten!
    Do vlente me shume qe autori te analizonte aftesine profesionale te kryeministrit,ministrave dhe Kuvendit ne ceshtjet financiare,duke kritikuar me emer personat per demet qe i kane sjelle ekonomise!
    Nje pyetje per autorin:
    -Pse nuk ka marre mundimin asnje specialist qe t’i argumentoje qeverise domosdoshmerine e percaktimit te “MINIMUMIT JETIK TE NJERIUT NE SHQIPERI”?
    Kjo do ishte shume here me e domosdoshme per popullin se sa keto carcafe me letra qe ka bere autori!
    Uluni me kembe ne toke!
    Shkencen bejeni ne konferenca e jo ne gazeta!
    Pse nuk jepen gjykime per nismat aventureske te kryeministrit per investimet reklame te qendrave te qyteteve,kur lagjet,atje ku banojne njerezit jane cope cope?
    Pse duhen harxhuar miliona per 100 fshatrat turistike te braktisura kur zona te tera te banuara ne Tirane si tek Yzberishti (Astir) me 50 mije banore nuk ka asnje cerdhe,kopesht,kend lojrash,lulishte,rruge te shtruara etj?
    Boll me reklamat antipopullore!
    Ky kryeminister dhe ky kryebashkiak duhet demaskuar per shperdorimin e lekut te popullit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*