Puthi pacienten në buzë, Urdhri i Infermierit e gjobit me 30 mijë lekë

August 11, 2015 17:35

Puthi pacienten në buzë, Urdhri i Infermierit e gjobit me 30 mijë lekë

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë reagon për rastin e infermierit të Elbasanit Everest Duka, i cili ka pranuar të ketë puthur në buzë një paciente 16­ vjeçare në ambientet e spitalit.

Mësohet se UISH Qarku Elbasan, ka mbledhur Komisionin Disiplinor dhe e ka gjobitur infermierin me 30 mijë lekë si dhe me paralajmërim për përjashtim nga puna, deri në përfundim të gjykimit të çështjes.

“Nga konstatimi që ai vetë bëri, si dhe nga diskutimi me anëtarët e këtij Komisioni, u bë e mundur krijimi i një versioni të plotë dhe të saktë të ngjarjes. Z. Duka ka pranuar afrimitetin miqësor me pacienten e tij, por asnjëherë nuk ka treguar mungesë respekti ndaj saj. Komisioni i gjykimit Profesional duke gjykuar faktet e mbledhura, si dhe duke parë performancën e tij deri më tani në vendin e punës, për më tepër dhe pranimin nga ana e tij të gabimeve etike në lidhje me këtë rast, vendosi gjobitjen e tij me një gjobë prej 30.000 (tridhjetëmijë) lekësh, si dhe paralajmërimin e tij për heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit, deri në përfundim të gjykimit të çështjes. Urdhri i Infermierit ka mbajtur këtë reagim në lidhje me këtë rast të shkeljes së Kodit Etik”.

August 11, 2015 17:35
Komento

2 Komente

  1. Kris 1 August 11, 21:15

    Qenkan rritur cmimet!

    Reply to this comment
  2. lato August 11, 21:17

    falja kete radhe,se nuk e perserit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim